Recension mbi monografinë e brezit të vitit1966/67 të shkollës normale të Prishtinës  - Bota Sot
Recension mbi monografinë e brezit të vitit1966/67 të shkollës normale të Prishtinës 

Kultura

Recension mbi monografinë e brezit të vitit1966/67 të shkollës normale të Prishtinës 

Nga: Prof.Dr. Sadri Rexhepi Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:01
Prof.Dr. Sadri Rexhepi

“Sa ka nevojë për shtet, për bukë e ujë, populli po aq ka nevojë për mësues”

Zhan Zhak -Ruso

Para pak kohësh kur u ftova të jem recensent i librit “50 Vjetori i gjeneratës së vitit1967 të Normalës së Prishtinës” nga autorët Prof. Abaz Osmani dhe Sejdi Gashi, dhe Idriz Gashi nuk hezitova ta lexoj këtë libër, përkundrazi e pranova ftesën me një kënaqësi të veçantë.

Andaj, e ndiej veten të privilegjuar ngase në emrin e gjeneratës suaj mund të them disa fjalë me rastin e botimit të librit, monografisë që i kushtohet 50 Vjetorit  të gjeneratës së Shkollës Normale në Prishtinë, të kësaj shkolle të paharruar për arsimin shqiptar në Kosovë.

Koha  kur u shkolluat ju ishte e rëndë për të gjithë shqiptarët, por  veçanërisht për ata të cilët dëshironin ta rritnin nivelin e dijes dhe zgjërimin e njohurive.

Në këtë rast kjo vlen edhe për ju, sepse në krye të ish shtetit serbo-sllav  qëndronte antishqiptari i tërbuar satrapi Aleksandër Rankoviqi.

Pasi e lexova librin, pashë se libri  ishte punuar jashtëzakonisht  mirë, me një stil të lartë, ku gërshetohej modeli i stilit të poetit, shkrimtarit,  gazetarit e historianit.

Gjatë leximit u njoha me lëndën shumë të gjerë që ka libri monografik, por kjo tregon më së miri për punën e mundimshme,  por edhe shumë të suksesshme të autorëve Prof. Abaz Osmanit, Sejdi Gashit, dhe Idriz Gashit për mbledhjen e materies me seriozitetin e hulumtuesëve të vemendshëm, lëndë bukur e gjërë  për një monografi.

Në të vërtetë gjatë leximit të dorëshkrimit vërejta se autorët me zellin e madh prej intelektuali, kishin përshkruar shumë detaje, që në fakt bëjnë një histori, sikurse janë listat e të gjithë nxënësve, dokumentet që do të harroheshin nga koha, foto aq të rralla, por edhe aq shprehëse që do t’ia rrisin vlerën kësaj monografie. Kjo mund të shihet qartë edhe nga motoja që autorët e vun në krye të monografisë: ’’Sa ka nevojë për shtet, për bukë e ujë, populli po aq ka nevojë për mësues’’. Por jo vetëm nga motoja.

 Këtu janë prezantuar  23 profesorë prej tyre 10 profesorë të gjallë e 13 të vdekur, e pastaj janë prezentuar 80 nxënës prej tyre 51 të gjallë, 20 të vdekur dhe  9 të pa biografi që gjithsejt bejn 80 nxënës.

Sinqerisht më bëri përshtypje shumë të mirë fotoja dhe pak fjalë për biografin e Ernest Koliqit ish Minister i arsimit të Shqipërisë në vitet 1941-1944 të cilin duhet ta përkujtom brez pas brezi  çdo gjeneratë të gjithë me respekt e admirim të veçantë atë patriotë, atë burrë atëdhetar të nderuar, të respektuar e kurrë të harruar, atë veprimtar të vendosur e të paepur të mbarë çështjes kombëtare shqiptare (…). 

Po të mos ishte largpamësia e Ernest Koliqit nuk dihet se a do të vazhdonin shkollimin shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të ish Jugosllavisë, ndoshta do të shtyhej shkollimi me dekada e po ashtu edhe hapja e fakulteteve dhe Universitetit të Prishtinës e me këtë edhe zhvillimin ekonomik dhe zhvilimin e gjithëmbarshëm të shqiptarëve në viset ku banonin shqiptarët.

Së këndejmi, edhepse kanë kaluar 43 vjet nga ndarja fizike e atdhetarit të idealit të lirisë kombëtare Ernest Koliqit, mungesa e tij fizike nuk ka arritur të zbeh personalitetin e tij në zemrat dhe mendjet tona.

Përkundrazi, me kalimin e kohës, malli e dashuria, respekti e admirimi për të shtohen gjithënjë e më tepër.

Megjithatë, gjatë leximit të librit ndjeja një dhembje për të gjithë ata nxënës të kësaj gjenerate dhe shumicën e profesorëve që kanë vdekur.

Përmes këtij libri janë kujtuar dhe do të kujtohen edhe në të ardhmen të gjithë nxënësit e gjeneratës Suaj, për të gjitha ato që keni bërë për ne, për arsimin, për kulturën, për ardhmërinë e Kosovës.

Së këndejmi, lexuesi shqiptar do ta ketë në dorë një libër me një  qasje shumë interesante, me shumë informacione dhe shumë të dhëna të befasishme. E kjo don të thotë, të gjithë lexuesit, si i riu, e si i vjetri, si nxënsi e si mësuesi, si punëtori e si minatori, si poeti e si shkrimtari, si shkencëtari e si historiani, si publicisti e si gazetari, do të kenë çfarë të marrin nga ky libër  monografik.      

Të gjithë Ju që sot jeni këtu, pasi do ta merrni në dorë dhe do ta shfletoni  këtë libër monografik, do ta kujtoni veten se si keni qenë para 50 vjetësh, cilat ishin planet e juaja para 50 vjetësh, të gjithë keni menduar së pari ku do të punësoheshit, në fshat apo në qytet, si do të dukeni si mësues para nxënësve, si do të përpiqeni që të shpjegoni sa më mirë dhe të përgatiteni gjenerata sa më të afta, që kur të regjistrohen në shkollat e mesme, t’i mbarojnë me sukses dhe të orientohen në rrjedhat jetësore, shoqërore dhe shtetërore.  

Së këndejmi, me dëshirën më të madhe keni dashur që diturinë që keni marrë nga profesorët tuaj të nderuar ta transmetoni apo më mirë të themi ta bartni tek gjeneratat e reja.  

Disa prej Jush keni filluar dhe keni mbaruar studimet në fakultetet e ndryshme të Universitetit të  Prishtinës, e dikush prej Jush kthehet në këtë vatër diturie si mësimëdhënës, si bie fjala, Prof. Abaz Osmani, etj.

Me këtë rast dua të ju njoftoj se Prof. Abaz Osmani bashkë me Ali Malokun, deri para pak kohe ishin ligjërues në disa kolegje private, të cilët dhanë një kontribut të çmueshëm në arsimin shqip në Kosovë.

Ju gjenerata e para 50 viteve kurrë nuk duhet t’i harroni mësimdhënësit  tuaj të nderurar dhe shumë të respektuar, si bie fjala, Rexhep Hoxha, Hazir Shala, Beqir Kastrati, Xhemail Pllana, Sherin Hyseini, Mitat Sahiti, Nexhat Ibrahimi, Bahri Bajrami, …etj.

Emër i njohur, sikurse është Rexhep Hoxha, njëri ndër shkrimtarët më të mirë, andej e këndej kufirit shqitaro-shqiptar. Me veprat e Rexhep Hoxhës janë rritur me dhjetëra e dhjetëra gjenerata të pesë  milionë shqiptarëve. Shumica prej jush keni dashur të bëheni si Rexhep Hoxha por nuk keni arritur.Unë edhe pse i kam lexuar  gati tw gjitha veprat e Rexhep  Hoxhës nuk mund ta bej vlërsimin e portretit të tij por siç thoshte Konica   per Fishtën, unë them për Rexhep Hoxhën ’’më tepër se thjeshtë një poet, ka qenë që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar një prijës intelektual i shquar i shqiptarëve të Kosovës.

Ju ndoshta keni mundur të bëheni si Prof. Hazir Shala, por nuk deshtët të sakrifikoni siç sakrifikoi  ai, për fatin e atdheut tonë të dashur  dhe ardhmeninë kombëtare shqiptare  sepse Prof.Hazir Shala ishte ndër intelektualët e parë në Kosovë që kundërshtoi haptas regjimin pushtues serbo-sllav e antishqiptar.

Si mësimdhënësit tjerë ndoshta keni arritur të bëheni që të ligjëroni bukur e mirë para nxënësve.  Megjithatë, çdo njëri prej jush keni fatin të jeni të emocionuar në këtë ambient të nderuar, sepse ju jeni ata që keni transformuar dijen dhe arsimin e popullit tuaj.

Juve u takon një meritë e madhe që keni edukuar breza të shumtë në rrugën e lirisw e tw ardhmërisë kombëtare shqiptare. Gjenerata juaj bashkë me mësimdhënësit tjerë të Kosovës keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet e nëntëdhjeta kur keni mbajtur mësim pa asnjë lekë dhe keni dhënë kontribut që duhet të  shënohet me shkronja të arta në historinë e arsimit dhe çlirimit të Kosovës.

Dallim prej jush bën Xheladin Gashi-Plaku, i cili periudhën okupuese dhjetëvjecare, sikur gjithë shqiptarët e përjetoi shumë rëndë. Me shpërthimin e spiralës së dhunës nga soldateska serbe, duke parë gjithë atë që ndodhte mbi popullin tonë, Xheladinit i lindi ideja që edhe ushtarakisht t’i vjen në ndihmë popullit duke u radhitur në ballë të forcave çlirimtare dhe duke iu bashkangjitur bijve dhe bijave më të dëshmuara të kombit tonë.

Ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së në Drenicë. Trimëria dhe heroizmi i Xheladinit ishte vazhdimësi e amanetit të Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve që u angazhuan për lirinë e Kosovës.

Ky tubim është një mirënjohje për të gjithë ju që sot jeni këtu, por edhe për ata të cilët që me kënaqësi do të ndiheshin në mesin tonë, por fati deshti që ata të mos jenë më në mesin e të gjallëve.

Edhe unë pata fatin që disa nga anëtarët e kësaj gjenerate të para 50 viteve t’i kam pasur mësimdhënës, kolegë pune dhe bashkëveprimtarë.

Kjo monografi duhet të shërbejë si model dhe nxitje për nisma të tilla, por me përgjegjësi e kompetencë shkencore si kjo. Së këndejmi, kështu si ju, duhet të veprojnë edhe gjeneratat tjera dhe secila gjeneratë duhet ta botojë një kësi lloj libri monografik, sepse vetëm kështu shkruhet historia e Shkollës  Normale të Prishtinës, vetëm kështu shkruhet historia e arsimit shqiptar në Kosovë. Në emër të shumë lexuesve, pledojë të ribotohet në botim të veçantë dhe e harrur prej lëshimeve tipografike të korigjhet përzierja e rreshtave në disa faqe, të korrigjohen disa biografi kontradiktore. Të plotësohet e dhëna mbi veprimtarië e bujshme të doajenit të shkollës shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevorit me një foto. Ta vendosesh foton e Abetarës së art ne kopertinen e parë të monografisë e mos të flasish fare për autorin e saj, Gjevorin i cili per gjashtë dekada na pajisi me abetare me duket se është lëshim. Pastaj në biografinë e Abaz Osmanit të plotësohet e dhëna se si ai e hapi shkollën shqipe prej klasës së parë deri në të dymbëdhjetën në Korçë për nxënësit e ikur nga Kosova gjatë spastrimit etnik të popullatës shqiptare nga bandat soldateske të regjimit pushtues të kasapi të Ballkanit Sllobadan Millosheviqit në vitin 1999. Gjithashtu duhet të plotësohet e dhëna si e arriti ta marr vendin e parë në garën e kuizit të diturisë në Vupertall të Gjermanisë Ejup Durmishi me nxënësit që i kishte përgatitur në banesën e tij. Këtu do të këshillohemi të gjithë me këshillën e Anton Cettës se modestia e tepërt ndikon negativisht për rrjedhat e përgjithshme shoqërore.

Zonja e Zotrinj! Këtë shkrim po e përfundoj me një përurim tradicional shqiptar: Paçit shëndet dhe jetë të lumtur ju mësimdhënës bashkë me profesorët tuaj të dashur dhe të nderuar të gjeneratës së para 50 viteve që frymëzuat popullin shqiptar në rrugën e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...