Cikel poetik nga Agim Desku

Kultura

Cikel poetik nga Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:52
Agim Desku

Prapë Promethe

E njoha njeriun

Që kishte lindur

Stuhive të ferrit.

Për pesë shekuj

Mijëra hërë i prangosur

Në fjalë e shpirt.

Ndryshe nga të tjerët

Ai ende është në luftë më ferrin.

Të lirë e kishte dashur atdheun

Lirisë i fali çdo ditë lotët e Evës.

Dashurinë e kishte murosur

Në murët e Rozafatit.

Vetë kishte jetue

Nën thellësitë titanikiane.

Sa herë vie Nata e Zjarreve

Prapë rikthehet

Në Promethe Jasharian.

HIJET

Vitet mezi i shpetova nga ferri

Hijet ma ndjekin lirinë

Sot protestoj për të gjallë të saj

Fuqinë peng ma mori ashti i thyer.

Kah po shkojnë këta zogjë të Alpeve

Anjet stërmbushen dasmorë të Evropës

Më duhet serish të rikthehem në Promethe

Të shoh nëse ikën e Bukura e Detit.

Mos m´i këndoni atdheut të heshtur

E di në cilin shpirt ruhet shpata e Gjergjit

Nëse bëhem prapë kalorës i ëndrrave

Dashurinë ia fali lirisë pakthim.

Në mos jetofshin as djajtë si hije mallkimi

Të dehur ma bëjnë gotën që e ngrita për liri

I kam folur çdo çast jetës për jetën e luftëtarit

Nuk më skuqin betejat që s´kanë fund të jetës.

TORNADO

Verë e Saharës më është rikthyer

M´i ofron thellësitë e Titanikut si freski

A ma freskojnë apo lendojnë fjalën

Më s´ka kush t´ia pluhros buzët  poetit.

Ecën ëndrrës poeti im pa fjalë për lirinë.

Ç´sy Venediku mbeta këtë natë

Hënës si t´i them të dua

Kur mbrëmjes nuk i buzëqesh fytyra

Të zhdukurit nuk paska kush t´i numëroj.

Cilit t´ia kërkoj pak fuqi për valët e detit

Titaniku t´i vëjmë pak dritë dielli e lutje shpirti

Ka pesë shekuj jemi kalorës luftëtarësh të tokës

Përse çdo ditë ia shohim fytyrat tradhtarëve të lirisë.

Ah Tornado pse kurrë nuk u ngope valë të çmendura
He të raftë pika e të shitoftë zana
Kur hajnisht ia vodhe edhe trupin Rozafës
Si nuk t'u dhimbëset asnjë dashuri Titaniku.

Të shitoftë zana o det o det
Vitet me të mira i humba para syve tu

Përse të hy tani i vetmuar thellësive të titanikiane
Ke ta pyes për dashuritë e humbura të kalorësit venedikian .


Ku mund ta gjej dhe ta ruaj frymën e poetit plotë zjarr.

VRASËSIT E FJALËS

Nuk dua të besoj kur më thonë

Ja vrasësit e fjalës
Syve të mi dua t'ju besoj
E di që nuk shihen vrasësit e fjalës.

Vrasësi rri më mua dhe ty

Ai nuk di për zhdukjet
Është errësirë korbi e qytetit tim
Ju duhet i gjallë perandorëve ditën
Kanë frikë të burgosurit.

I kam besue fjalës si gjuhës hyjnore
Nuk ka fuqi askush që e vret

Këtë zonjë qiellore.

Paskna qenë gabim 
Pse kam besue
Në liri s'kam mendue 
Të vritet fjala 
As unë e ti.

Ç'heronj t'ju themi 
Vrasësëve të fjalës
T'i lemë se vijnë 
Nga ëndŕat e përrallës.

E vërteta nuk është ëndërr 
As përrallë
Diçka kur ma shohin sytë 
Mjerisht është e gjallë.

FJALË

Sa të dua fjalë

Kur ti më beson mua

Edhe atëherë kur çfarë s'më thua

E desha me shpirt besimin tënd

Kur në një sofër rrije më perënditë

Edhe pse isha larg dritës se diellit

Mendja më rrinte pranë teje çdo ditë.

CILIT T´I PËRKAS

-Emri im më i përgjakur në Evropë

L.Haxhijaj-

Nuk e di në e di Zoti

Sa të dua fjalë

Kur ti më beson mua

Edhe atëherë kur çfarë s'më thua

E desha me shpirt besimin tënd

Kur në një sofër rrije më perënditë

Edhe pse isha larg dritës se diellit

Mendja më rrinte pranë teje çdo ditë.

Nëse i përkas tokës

A ferrit.

Lindjet

A m´i pagëzuan

Para vdekjes.

Për vdekjet

Nuk flas

Ia kam fal

Ferrit.

Lindjet dhe vdekjet

I kisha të parakohëshme.

Sot nëse shpëtoj

Më mallkojnë të gjallët.

Si të jetoj

Kur s´kam asnjë vend

Për varr.

Duhet të takohem

Zoti im

Të dytë të jetojmë

Njëjtë.

Më nxjerr nga jeta e ferrit

Ozonit më ngrit

Aty ku i krijova

Dashuritë e Venedikut.

Për pak më çmenden

Thelësitë titanikiane.

Njeri nga ne zbret

Në tokë.

Vdekja na barazon

Emrin tonë.

Pafajësisht që jetova

Dritës se ferrit.

Dritarët nuk hapen

Për asnjë pulëbardh deti

Evropë më fal vetëm një varg

Poeti.

EMRI I IM LIRISË

Mëngjeset në të pagdhirë

Më pagëzuan

Me emrin ma të bukur

Agim i lirisë.

Fatin e lidha me zanat

Që sa vite m'i ruajnë zotnat e mi

nga ethet e marsit kryeneq.

Ç'frikë ka bota

Serish nga protesta e jonë.

Askush nuk më do

Nëse rri duarkryq

Të pres

Si "hutit në zgurë".

Për një copë tokë të bukës

Më duhej të bëhesha luftëtar

Ose t'i vardisësha perandorëve

Kah ngritnin kupa e puthnin çupa.

Më secilin brez të fisit tim

Jetova

Ju fala për shpirt

Zotnave të atdheut

Të huaj.

Me shpatën e Gjergjit

Ma mirë thash

Të burrërohem sot

Nësër nëse bëhet vonë.

Nuk më thuani zana

A janë të gjallë

Luftëtarët e lirisë

A i pritni për duvakun

E nusërisë.

Mos i shkrumoni buzët

Se demonët e thyen qafën.

Janë stolisur lapidarët

Me aromë trëndafilash.

Ora ka rënë

O sot o kurrë

Për një emër luftëtari

Në flamur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat