Magazinjeri

Kultura

Magazinjeri

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:33
Fatmir Lohja

Si i papunë , pranova të filloj si grumbullues,në një fabrikë qumështi.Sapo  jam diplomuar për ekonomist në univeristetin shtetëror.Më premtuan që ta nisja nga  ai pozicion ,sepse  ngadalë e ngadalë,duke parë aftësitë e mia,do të  më hapeshin   shkallët  e karjerës.Meqë kisha leje drejtimi për autovetur,më dhanë në dorë çelsat e një  furgoni të mjerë,për të shkuar shtëpi më shtëpi, në fshatra për të grumbulluar qumësht.

U mundova të  jemë sa më strikt në punë.Sipas listës shkoja derë me derë në  çdo shtëpi,që kanë begëti.E merrja mallin në dorëzim,sipas udhëzimit që ma kishin vënë në gabinën e makinës.U njoha me shumë njerëz si shumë të  mirë, edhe më pak të mirë.Secili,sipas arsyetimit , më jepnin këshilla për ta bërë punën sa më mirë.Në një mëngjez,herët shumë,me drejtohet magazinjeri,ndërsa po merrja bidonat e sterilizuar.

Pse i fut uji qumështit?Ku janë mësuar klientet tanë më qumësht kaq të trashë?Po të na ikin klientët, mbyllet fabrika,dhe mbesim të tërë papunë.Thirri mendjes,se e mban veten  për ekonomist me shkollë të lartë!- më  kërcënoi tinzisht.

Ndonëse nuk më kishte dalë gjumi ende mirë,po e ndiqja me qetësi. Nuk po e merrja vesh nëse po bënte shaka, a po e kishte me tërë mend.Me arsyetimet e tija, shkencën e kimisë po e shkelmonte  me të gjitha parimet e saja .Uji është tretës i mirë,ndërsa magazinjeri më akuzonte, se duke i hedhur ujë qumështit ai  trashet,dhe  po largon klientët!?Në fillim mu duk se nuk i kam trutë e kokës në vend.Për katër dite më është shtirur si babaxhan,i gjithditur, ndërsa në ato momente i ashpër,i thartë,… Ma krijoi bindjen në çast se karakteri i tij fshihte marifete shumë.

Pse nuk flet? Sa ujë i ke hedhur qumështit? –u  zbraz i tëri.

E ke seriozisht apo po bën shaka, tani që po këndojnë gjelat e dytë?- e pyes me ton.

E kam me shumë seriozitet vërejtjen, sepse nuk është parë ndonjërë në magazinat tonë një qumësht kaq i trashë.Kam dhjetë vite që punoj këtu.

Kjo vërejtje është e jotja, apo e shefave të tu?

Eshtë e imja dhe po ta them si këshillë.Po e morën vesh ata,të pushojnë në vend nga puna,-  u mundua ta zbuste pak  hovin e pare me buzëqeshje hileqare.

Sa arsim keni?- e pyes me sinqeritet.

Kam mbaruar të mesmen për terr.

Jeni qytetar apo katundar?

Deri në pesë brez e di që jam qytetar.Pse të duhet ty ky informacion?Ku do të dalëshi ti?- u rinxeh.

Tani nuk kam kohë.Kur të dorëzoj qumështin do ta tjerrim bashkë.

Shumë mirë.Kam besim se do të bëheni punëtor i mirë, - çuditërisht e shoh duke mu zgërdhirë.

U nisa padeshirë për punë.Nuk me hiqeshin nga mendja fjalët e magazinjerit.Nuk po e merrja vesh nëse ishte naiv apo matrapaz me gungë.Kthesat e tija psiqike mund t’i bëjnë ose aktorë shumë të mëdhej,ose njerëzit pa karakter. Në kontaktet me katundarët u mundova të grumbulloj sa më shumë informacione për zotin magazinjer. Si nuk e dëgjova një fjalë të mirë për atë!Eshtë dem babadem qytetar,me mbiemrin matrapazi.Ajo që i vuri vulen,se me kë kisha të bëj, në furgon ,si asnjë ditë tjetër, një nga bidonat ishte i mbushur plot e përplot me ujë.E derdha menjëherë  dhe e mbusha me qumësht.

Në mesditë u riktheva në magazinë.Magazinjerin e gjej në formë si asnjë ditë.Ma mori mallin pa bërë asnjë naze,si ditët e tjera.

Ku po shkon?Më premtova se kur të kthehesh do të qendroje  me endje me mua,- mu drejtua pa dalë nga dera e magazinës me babaxhanllëk të shtirur.

Mendova se nuk kishe kohë.

Për hatrin tënd lë çdo punë.,- më tha me delikatesën më të madhe.

Ku ke qejfë të qendrojmë bashkë?-e  pyes pa pikën e deshirës.

Te lokali që është përballë.Më prit pak sa të mbyll magazinën!Unë nuk kam para,se jam baba i pesë fëmijëve,- ma lëshoi silurën përpara se të kalonim pragun e shitores.

Lokali ishte i mbushur me klientë.Shumica po hanin drekën shpejt e shpejt,për t’u rikthyer në punë.Zumë vend pranë banakut,sepse aty na përgatitetn një tavolinë.

Mua të zakonshmen,ndërsa djalin pyete vete!- e urdhëroi magazinjeri kamarierin.

Dua një kafe ekspres!- i them kamarierit.

Nuk do te hash gjëkafshë?- më pyet magazinjeri me dinakëri.

Kamarieri nuk levizi nga vendi,deri sa i bëra me shënjë ,se jam i vendosur për porosine e dhënë.Erdhi porosia standarte:”Pilaf me mish dhe një dopi raki për ta ulur poshtë me deshirë”.

Nuk është ndonjë shpenzim i madh si fillim,- më thotë duke u zgërdhirë magazinjeri.

Atë e di ti.Nuk e kam zakon t’i paguaj bukën tjetrit,- ia zura pilafin në grykë.

Ti nuk deshiron të punosh të ne?- më kërcenon me gojën plot.

Po nuk më sqarove, se si uji e trash qumëshitn ,nuk e kam ndërmend të rri më në punë.Unë e di,se kur kosit i hedhim ujë,ai hollohet e bëhet dhalltë,- fillova ta qesëndis.- Bjeri drejt me mua,se mund të dalim në ndonjë shteg të përbashkët! Më sqaro në fillim, pse sot në furgon një bidon ishte plot me ujë?

Eshtë i nevojshem për makinën,- kërkoi të më bishtnojë.

Makina e vjetër është,por për ujë nuk ka nevojë.

Në fillim më pa me kërcenim.Pilafi nuk i kalonte poshtë.U mundua ta mblidhte veten.E  nisi  bisedën në rrugë me gropa,por shpejt u fut në asfal.Për dhjetë vite teknologu,magazinjeri dhe grumbulluesi i qumështin kanë qënë në ortakëri.Bënin hile në punë,sepse pagën e konsiderojnë  të vogël .Paraardhësi im,me paratë e fituara në fabrikë,ka blerë diplomën e shkollës së lartë,dhe tani punon drejtor në bashki.Trashësia e qumështit nga uji ishte një kod në mes tyre.Sa më shumë ujë në qumësht, aq më lart ngriheshin fitimet te ortakët. Grumbulluesi ishte nëna e hileve.Sasinë e qumështit,të barabarte me ujin, që fuste në bidona e ndante në këtë mënyre:Për tre ortakët ,pa para, ua çonte  qumështin ortakëve në shtëpi.Sasinë tjetër e shiste në qytet,pa e sjellë aspak në magazinë.Me këto të ardhura,të ndara në mënyrë të barabartë,edhe englentiseshin ,edhe vinin ndonjë një lek në një anë.

Me shqip se kaq,nuk kam si të flas,- dhe magazinjeri e çoi gotën e rakisë me fund,për t’i dhënë vetes kivet.

Nuk e di nëse të kuptova,- nisa ta zbërdhej me imtësi.- Kur ju të më thoni se është trashur qumështi,nuk  duhet t’i hedh më  ujë.Dhe anasjelltas,kur ju të më thoni se është holluar qumështi,unë duhet ta zhdëp me ujë.Ideja është  fantastike.Kode mitike në krah të kundërt.Si u ka shkuar në mendje ky organizim?

Kjo është.Je qerrata i zgjuar.Ta kupton fjalën që në buzë.Ta porosis edhe një dopio tjetër,meqë u kuptuam,- dhe magazinjeri i dha urdhër kamarierit pa pritur miratimin tim.

Nuk  po e marr vesh për çka u kuptuam,- i rri gati  menjëherë.

Si nuk më kupton? Jemi në kapitalizëm. Fiton ti ,por duhet të fitoj edhe unë.

Në çdo rend shoqëror fitimi është punë,zgjuarsi,prandaj respektohet nga të gjithë.Hajdutllëku dënohet penalisht dhe moralisht nga çdo shtet e komb.Mbaje mend këtë,nga një ekonomist i sapo diplomuar.

Do të zbutesh edhe ti.Ngadalë-ngadalë,nga hallet e jetës së përditshme,  do të ulet hunda edhe ty.Më thuaj shkurt,do të punosh apo nuk do të punosh me ne?

Po të tregoj një histori të vjetër,me pas  vendosim për propozimin tënd.

Në një katund ishin dy vajza në të njëjten moshe,me të njëjtin emër,Lule.Ndyshonin jo vetëm se ishin bija në dy  shtëpi të ndryshme,por edhe nga bukuria.Njëra e shdriste vendin me bukurinë e saj,ndërsa tjetres pak  kush ia hidhte  sytë.Një rinushi,që i kishte mbetur mendja te Lulja e bukur,i thotë shkuesit sa para kërkon,që Lulen e bukur t’i bëjë për nuse.Ai menjëherë i bëri Pazar.Kërkonte dy napolona flori për Lulen e bukur, dhe një për bashkëmoshataren e saj.Rinushi i dha menjëhere dy napolonat flori dhe i premtoi se po ta lidhtë krushqinë, do t’i jepte diçka më shumë në dasëm.Kur i hoqën nuses duvakun,doli se qe Lulja jo e bukur.Kur e pyeten shkuesin,pse e bëri këtë punë,ai u përgjigj:”Lule më kërkuat,Lule u solla për nuse.”Dhëndërri e ktheu nusën që atë ditë në shtëpinë e saj.Shkuesi pas tri ditëve u gjet i vrarë në mes të rrugës. Kërkush nuk e di se cili nga  fiset e  bëri atë akt kriminal.Janë pyetur prindërit e;Lules së bukur,sepse ishin të ofenduar për përgojimin e vajzës së tyre;   Lulës që për një ditë u bë nuse ; dhëndërrit dhe asnjëra palë nuk e ka marrë përsipër krimin.Në katund opinioni nuk e qau shkuesin,sepse të tilla veprime ai kishtë bërë shumë në karieren e tij.Nga këto arsye edhe shteti e mbylli dosjen e krimit  me shtatë çelsa në kasafortë.E keqja është se meseleja vazhdon edhe sot.Prindërit e Lules së pa bukur,i kanë çuar fjale rinushit,se i ka një  gjak borxh,për turpin që u ka bërë,duke ia kthyer nusen brënda ditës në shtëpi.

E ku kërkon të dalësh ti me këto përralla arkaike?Fjalën shkues nuk  njeh më rinia në as një cep të mëmëdheut,- mu kthy  pa u mbushur mirë  me frymë.

Në këto kushte muk mund të punoj.Urdhëro çelsat e fugoni,se ju mi keni dhënë!- dhe i vura çelsat mbi tavolinë.

Po tavolinën do ta paguani? - më bëri presion krejtësisht të pamoralshëm.

Të lësh punën edhe të paguash dreka e darka  ,më duket se nuk ka anjë kuptim,- i përgjigjem me qetësi.

Me veprimin tuaj ju po më nxirrni me humbje sot!-mu drejtua  me fytyrë të  përskuqur nga marazi, sepse nuk i pranova kompromisin e pandershëm.

Ju nuk po dilini me humbje.Paratë në xhep po i konvertoni  në energji për shendetin tuaj.Për të mos dalë ju me humbje,kafen do ta paguaj vetë,- dhe u ngrita menjëherë dhe drejtohem te kamarieri.

Në kohën kur po paguaja paratë,klientela qe e pakët në lokal. Kamarieri kishte nge për muhabet.Në fillim më bëri komplimenta  që nuk  e pagova porosinë e magazinjerit.U mundua të më qetësonte, se ai nuk dilte me humbje,sepse është i lidhur me pronarin e lokalit,duke sjellë asortimente të ndryshme të fabrikës,kundrejtë shpenzimeve të tija. Kur e pyeta pse fabrika nuk  falimenton, më sqaroi se natën,në fabrikë shkarkohen trajler me pluhur qumëshi dhe vaj soje.

Të mjerët konviktor, se çfarë bylmetrash hanë nga kjo fabrikë,- më tha  në fund, kur më dha dorën e ndarjes.

Pse konviktorët i vuajnë prodhimet e fabrikës?- e pyes me sinqeritet maksimal.

Në treg asnjë shitore nuk e pranon mallin e kësaj fabrike.Pronari është i lidhur me të mëdhejtë në qeveri,prandaj i fiton tenderat për të furnizuar konviktet  me bylmetin e tij.

Me informacionin e kamarierit u lehtësova bajagi mirë,që e lashë punën me deshirë. Më mirë i papunë sot, se nesër pas hekurave,i akuzuar si hajdut i pështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat