Faqeziu

Kultura

Faqeziu

Nga: Kadri Tarelli Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:56
Kadri Tarelli

I ziu faqeziu, ngërdheshej në errësirë,

Nesër kur të zbardhë, do të dukem më mirë.

Mikut dhe shokut, faqen i kam nxirë.

Sa munda shpifje, kam thënë që pa gdhirë.

Se ndër më të mirët, unë  jam më i miri.

Paqe po kërkoj, me një degë ulliri,

Në kokë më takon kurorë floriri.

Nuk më besoni? Jam “shejtan mulliri”!

Ç’po vuan çdo ditë, e ngrata pasqyrë.

Kot  lodhet të zbardhë, të zezën fytyrë,

Se thellë në shpirt e keqja ka hyrë,

Ç’sapun  e pastron, surratin me ngjyrë?

Ç’është kjo sëmundje, e ndyrë dëshirë,

Ndër veset e njeriut, ves i pështirë.

Kur e ke përballë, lëvdata kanë mbirë.

Pas shpine sharjet, janë mall i lirë.

I ziu faqezi, e vret të vërtetën,

Me ujë të fëlliqur, e ndot dhe kënetën.

Nuk e le dot huqin, kështu e gris jetën,

Me blozë qymyri, e ka nxirë fletën.

Durrës më: 22, të shkurtit, 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat