E mundi dhimbjen...

Kultura

E mundi dhimbjen...

Nga: Agim Vuniqi Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 06:04
Agim Vuniqi

Ashtu si shiu që pikon nga qielli 

e retë mbushin me errësirë 

zemrat janë të thyera, 

ka vajë, qani me lotë 

 

...ashtu si në fushë-betejë 

iu bashkua burrit me dy fëmijë, 

nuk do të jetë më zemër-thyer, 

mbretëron heshtje mortore dhe qetësi, 

 

ashtu si n'thellësitë e oqeanit 

me pastërtinë e ujit, 

nuk do të jetë më zemër-thyer 

do të ndiejë kaltërsinë e qiellit 

 

...e admiroja fuqinë e saj, 

... e admiroja kurajon e saj, 

...e admiroja vullnetin e saj... 

bëjmë homazh për një nënë-grua-, 

...të tilla ka Kosova...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat