Ambasadori amerikan Kosnett bën thirrje që aktorët nga Kosova të depërtojnë në Hollywood

Kultura

Ambasadori amerikan Kosnett bën thirrje që aktorët nga Kosova të depërtojnë në Hollywood

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Philip Kosnett

Ceremonia e shpërblimeve “Oscar” do të mbahet sonte, për të vlerësuar suksesin e aktorëve, regjisorëve dhe punëtorëve të filmit gjatë vitit 2018.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka postuar në rrjetin social twitter një mesazh ku bën thirrje që regjisorët nga Kosova të depërtojnë në industrinë më të famshme amerikane të filmit “Hollywood”.

“Duke pritur #Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtar kanë pasur sukses në Hollywood ndër gjenerata. Kush do të jetë regjisori apo aktori i ardhshëm nga Kosova që do të bëj hapin e madh në Amerikë?” shkruan Kosnett. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat