Urat e komunikimit, janë trojet e origjinës shqiptare ...

Kultura

Urat e komunikimit, janë trojet e origjinës shqiptare ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Pamje nga salla në qytetin Virterthur në Zvicër - ku u bë promovimi i librit të aktorit, shkrimtarit, organizatorit të aktiviteteve kulturore Ismet Krasniqi

Në qytetin Winterthur të Zvicrës në sallën e shoqëri kulturo artistike e Ansamblit “Trojet” në pranin e dashamireve të fjalës së shkruar dhe mërgimtareve të tjerë u bë promovimit i librit të aktorit, shkrimtarit, organizatorit të mbajtjes të manifesteve, koncerteve dhe shumë aktiviteteve tjera kulturore në Kosovë  dhe trojet tjera shqiptare dhe diasporës të Ismet Krasniqi me titullin “Urat e komunikimit kulturor”. Në recesionin e përgatitu për këtë promovim të Muharrem Blakaj  dhe shume diskutuesve të tjerë në mes tjerash u tha:”Misioni i tanishëm i Ismet Krasniqit - Lalës, i shprehur në librin e tij me titullin “Urat Kulturore”, ka të bëjë me lidhje të brigjeve e kontinenteve, po sidomos bënë lidhjen e shpirtrave kulturor që jetojnë e flatrojnë ndër të njëjtin qiell. Pa dyshim ky libër me titullin  ”Urat e komunikimit kulturor”ka për mision - qëllim të mirë kulturor, e cila përmes lutjeve  bënë thirrje për t’iu shmangur sa më shumë gërthitjeve  që po ia bëjmë për çdo ditë trupit dhe atdheut tonë. E nëse “Shën Tereza”, lutej për një bashkim rreth Krishtit, autori i librit Ismet Krasniqi, këtë lutje e bënë për bashkim e materializim me një simbol kombëtar siç është “Plisit”, por është themeluesi i Manifestimit Tradicional “Ditët plisit”, e kjo nismë dita - ditës është duke u përqafuar dhe mbase duke u zgjeruar, tamam si dikur që u zgjerua edhe Misioni i Shën Terezës, ndërsa “Shën-i Ynë” po afron “Shpirtra Kulturor” rreth simbolit - qeleshes së bardhë, me të cilin për shekuj të tërë, kombi ynë ka luftuar, ka pleqnar dhe janë krenuar breza të tërë shqiptarësh.

Urat kulturore rrugë të cilat  lidhin artistët me vendlindjen e tyre

Shkrimtari Krasniqi në librin e tij, gjen edhe një mënyrë tjetër për t’i lidhur pjesët e shkëputura me atdheun, e këtë e bënë duke i ndërtuar “Urat e komunikimit kulturor” është një simbolikë mediave po aq profetike, prandaj edhe në këtë rast na bëhet pothuajse i pari, që kaq fuqishëm dëshiron për ta lidhur diasporën me Kosovën, e këtë lidhje Lala e bënë duke ua respektuar, duke ua lartësuar, dhe  duke i vlerësuar përpjekjet kulturore e artistike dhe angazhimet atdhetare, gjithë komunitetit tonë kulturor e artistik, andaj jemi të sigurt se askush nuk mundet me kaluar pa vërejtur, se misionin për bashkim, autori po e realizon me vepër! E vepra paska bashkuar në një libër shumë emra, shumë vepra letrare e artistike dhe shumë më shumë ngjarje të tjera kulturore e humane duke e bërë simbolikën e lidhjes së brigjeve ashtu siç është konceptuar edhe libri “Urat  e komunikimit kulturor” në cilën janë përfshirë një intervistë e gjatë e autorit të cilën e ka zhvilluar poeti Brahim Avdyli, i cili nëpërmjet intervista së tij venë në pah disa angazhime të tjera kulturore, qoftë në planin mediat apo atë organizativ për mbajtjen e një varg festivalesh e manifestimesh kulturore të cilët kanë lënë gjurmë, ndërsa Ismet Krasniqi, është themelues dhe organizator i  festivali  folklorik  “I këndojmë lirisë”, i cili nga qershori i vitit 2001 mbahet në Klinë  për çdo vit, manifestimi “Dita e Plisit”, nga muaji tetor i vitit 2014. 

Image
Një foto për kujtim të dashamireve të fjalës së shkruar pas promovimit të librit me titullin “Vlerat e komunikimit kulturore”

Aktori dhe autori i këtij libri- Ismet Krasniqi si themelues  i “Festivalit të grupeve amatore teatrale të fëmijëve, e të tjera. Angazhimi i Lalës, në jetën kulturore e nderon secilin, po më shumë Klinën e cila ka mirëpritur artistët dhe grupe të shumta që veprojnë në Zvicër, duke ndërtuar edhe ura të tjera kulturore, të cilat kanë për qëllim t’i lidhin artistët me vendlindjen e tyre dhe me komunitetin e atjeshëm letrar. Përpos shënimeve për libra autori Ismet Krasniqi, në, ka përfshirë shënime për pjesëmarrje të grupeve artistike nga Zvicra në Festivalet Artistike që mbahen në Klinë e rrethinë të mira. Nga ky shfletim i kujdesshëm, shihet se autori ka bërë përpjekje për të përfshirë sa ma shumë pjesëmarrës në “Festivalin e Librit?!” të tij  me titullin“Urat e komunikimit kulturor”.  Këtij mozaiku kulturor të librit në fjalë i shtohen edhe shënimet nga krijuesit: Dan Kosumi, Musa Jupolli, Bajrush Zeka, Bajram Mehmeti, Sami Sherifi, Migena Arllati, Ibish Neziri e të tjetër, pa e anashkaluar edhe trupin diplomatik të Kosovës në Zvicër nëpër këto aktivitete. 

Ismet Krasniqit krijues i aktiviteteve kulturore”

Në fund të librit janë edhe dy shënime mjaftë karakteristike: I pari flet për “Njeriun që ra nga qielli dhe mbijetoi”, ku është përfshirë rrëfimi i Gjokë Musë Gjokajt, për fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur në Shkup, më 5 mars 1993, në të cilën kanë gjetur vdekjen rreth tetëdhjetë vetave, ndërsa Gjoka, është njëri nga të mbijetuarit e asaj fatkeqësi. Tash nga ai mësojmë se udhëtimi “Në bisht të aeroplanit”, paska qenë pjesa më e sigurt për ta përballuar Ai atë fatkeqësi ajrore. Ndërsa shënimi tjetër ka të bëjë me homazhin kushtuar artistit Agron Bajrami, me rastin e vdekjes së tij,  përkatësisht shënimi për varrimin e këtij artisti të estradës shqiptare në Zvicër, të cilit më 16 mars të vitit  2018, qytetaret shqiptar, në varrezat e qytetit Aarau në Zvicër, ia thanë lamtumirën e fundit. Autori i librit Ismet Krasniqi, në librin me titullin “Urat e komunikimit kulturor”  me shënimin “Kontakte me diasporën shqiptare të Zvicrës – reportazhe, kronika, recensione”, ka bërë një prezantim të mozaikut kulturor në diasporë, kryesisht në ato ngjarje ku vet ka qenë pjesëmarrës. Librin e ka pasuruar me emra dhe bashkëpunëtor të shumtë për t’ia kthyer këtë vepër si dhuratë diasporës shqiptare në Zvicër, për të cilën ai ka shkruar me dashamirësi! Ndërsa Brahim Avdyli shkruan “Urat e komunikimit kulturor” në mes Zvicrës e të Atdheut, me mendime të ndryshme: çka e ka shtyrë autorin t`a krijojë këtë vepër dhe çka ka dashur ai t`u thotë gjeneratave të reja. Kjo ishte një pyetje tepër e veçantë; një pyetje tepër e madhe e me vend.                       

Image
Një grup shkrimtaresh, poetesh, artist dhe punëtore tjerë të palodhshëm të aktiviteteve kulturore në komunën e Klinës dhe Kosovë                 

Edhe si gazetar e kam bërë një intervistë të rrallë; të gjatë; të veçantë, e cila në këtë vepër ka vend, por ajo është e posaçme me Ismet Krasniqin-Lalën, duke mos i harruar këngëtarët e dalluar të familjes, duetin Salih e Feriz Krasniqi, të cilët mi mbushin sytë me lot sa herë e kujtoj fëmijërinë dhe djalërinë time të atdheut. Kësaj pyetje të pashkruar dhe të lënë si peng deri në fund të kësaj vepre nuk mundem lehtë t`i përgjigjem. Cilat janë këto ura të komunikimit në mes të Zvicrës e të Atdheut shpirtëror? Kur them “atdheut shpirtëror” i kam parasysh të gjitha tokat e plisit të bardhë, e cila nënkupton të gjitha trojet tona shqiptare, si p.sh të Republikës së Shqipërisë, të Republikës ende të panjohur të Çamërisë, të Republikës sot të Maqedonisë, të Republikës së Kosovës, Kosovën Lindore nën Serbi, Sanxhakun e Serbisë, Sanxhakun e Malit të Zi dhe tokat tona nën Malin e Zi, paralelisht me tokat e tjera, prej Turqisë e deri në Amerikë. Dhe, kur mendoj për urat e komunikimit, këto janë troje të origjinës shqiptare, të cilat i lidhin pashkëputur këto vise, në një komunikim të përhershëm, por duke e marrë fillimisht Kosovën, Klinën e Zvicrën, pra Dukagjinin e Zvicrën. Autori i librave në veçanti shkruan në princip të krijuesit të vet. Ashtu edhe Ismet Krasniqi-Lala. Krijuesit vrapojnë përpara epokave dhe i ndjejnë epokat që do të vijnë. Ata shkruajnë për të kaluarën, në rastin tonë të kësaj vepre për të kaluarën e afërt, të djeshmen, se si ka qenë ajo në pikat e saja kryesore, dhe për të sotmen, se si është. Kur nuk e thotë këtë gjë, na e lë të nënkuptohet. Duke e njohur të djeshmen njeriu e paramendon se si është e sotmja dhe si do të jetë e nesërmja. Logjikisht, do ta marrin me mend si mund të jetë e ardhshmja. Pra, porosia është te brezat e ardhshëm. Kjo është vërteta e artit të daltuar të artistit të fjalës dhe i pendës- Krasniqit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat