Jusuf Osmanit i ndahet çmimi i trashëgimisë kulturore ‘Dea Daranica’

Kultura

Jusuf Osmanit i ndahet çmimi i trashëgimisë kulturore ‘Dea Daranica’

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:45
Ministri Gashi dhe Jusuf Osmani

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin në fushën e trashëgimisë kulturore për vepër jetësore “Dea Daranica”.

Ky çmim i është ndarë profesorit, Jusuf Osmanit.

Ai tha se ndihet shumë i emocionuar, duke falënderuar ministrin për këtë mirënjohje. "Trashëgimia kulturore identifikohet në identitetin kombëtar. Të huajt kanë dashur që të na i humbin identitetin dhe lashtësinë, por nuk e arritën qëllimin. Prandaj, për të folur për trashëgiminë duhet kohë shumë. Unë kam vizituar pothuajse çdo lagje të Kosovës", ka thënë ai.

Ministri Gashi tha se puna e tyre nuk paguhet me vlera monetare.

"Besoj që puna e palodhshme dhe puna e juaj dhe shumë të tjerëve  që nuk janë sot këtu, e mbajnë gjallë kulturën. Jemi munduar që të kemi një juri profesionale sa i përket vlerësimeve. Duart i kanë pasur të lira sepse kemi konsideruar që kjo juri do të vlerësoj drejtë. Krijimtaria juaj nuk shpaguhet me vlera monetare", tha ai.

Për merita të veçanta, çmimi “Shtjefën Gjeçovi” i është ndarë profesorit të sociologjisë, Shemsi Krasniqit.

Krasniqi tha se është me fat që i është dhënë ky çmim e që Kosova ka këtë trashëgimi.

Çmimi për menaxhim institucional," Muhamed Shukriu", iu nda Milot Berishës dhe ai për vepër shkencore " Zef Mirdita", Gjon Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat