Dhimbja

Kultura

Dhimbja

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Fatmir Lohja

Na lajmëruan se do të organizohej një trajnin,për tre ditë,nga një Institucion  Botëror.Na morën firmat si ekonomistëve edhe mjekëve,për të shkuar domosdoshmërisht.Do të fitonim  tridhjetë kredite,nga çka do të mësonim aty. Pjesmarrësit do të merrnin edhe njezët euro në ditë.Meqë kisha shumë punë në dorë,u mundova të bishtoj,por qe e pamundur.Urdhëri vinte nga shumë lart,për të shkuar,se ndryshe….. !?

Në datën dhe orën e caktuar shkova në trajnim me pak deshirë,sepse nuk e kuptoja pse më nevoiteshin kreditet në prag të pensionit.Nuk ma rrokte rradakia se si mund të trajnoheshim mjekë e ekonomistë njëkohësisht!?Dy profesione që nuk kane asgjë të përbashkët. Si nuk i kuptojnë ne mjekët, edha ata nuk  marrin vesh se çfarë flasim ne,pavarësisht se të dy palët punojmë në sistemin e shendetësisë.Mu kujtuar një anektodë në ato momente.- Një qytetar ,nga mungesa e kohës,hipi në tren me nxitim,në stacionin qendror të Durrësit. Kur zuri vend, pyeti pasagjerin  në sedilen përballë:” Për ku shkoni ju?”.Ai u përgjigj:” Udhëtoj për Elbasan.”” Ku ka shkuar shkenca!- mendohej i nxituari.- Në një vagon treni njëri udhëton për Elbasan ,ndërsa  unë për Tiranë.”Kur i erdhën mend ,zbriti nga treni në Kavajë, se përfitonte edhe  kohë,edhe para,për të shkuar në  punën e tij.

Ngaqë ishim më pak,ne ekonomistët u tufëzuam në fund të sallës.Unë isha më i moshuari nga lapsaxhitë,siç na emërtojnë mjekët me humor e tyre profesional.Salla me dyqind karrige u mbush  dëng.U kërkuan edhe karrige shtesë si fillim.Ne ekonomistët nuk bëheshim më shumë se gjashtëmbëdhjetë veta.

Në podium zunë vend tetë veta.Në qendër dy nëpunes të lartë shtetërorë, në sistemin e mjekësisë.U vunë në garë se kush të ngrefosej sa më shumë.Në krah të tyre qendronin dy mjek të huaj plus një përkthyes.Katër mjekët e  huaj ishin të gjatë e të shëndoshe si katalla .Për t’u parë ,gjë më të keqe nuk më kanë zënë sytë.Në dy cepat e podiumit qendronin dy djelmosha në garë për bukuri edhe elegancë.Do të sherbenin si përkthyesa në anglisht edhe italisht,meqë keto gjuhë flisnin miqtë.

 Paraditën e ditës së parë e zuri  ceremonia zyrtare. Nga vendasit u raportua, se shëndetësia shqiptare është në majat më të larta në arritje,ndërsa nga Institucioni Botëror theksohej se ka  ende punë për t’u bërë, prandaj kishin zbritur ata.Pas mbarimit të ceremonisë dy nëpunësit e lart, nuk i pa kush më me sy.Një të mirë të rëndësishme pati trajnimi.Mund të dilja jashtë nga salla, sa herë të deshiroje.Edhe  për arsye, krejtësisht të pa arsyeshme,mund të bishtnoje  pa asnjë emocion.

Nga pasditja e ditës së parë,deri në paraditën e ditës së tretë,nga mjekët u trajtua  tema e  dhimbjes në trup. U dhanë këshilla  të shumta si në shqip, edhe në  latinisht,se si duhet të reagoje robi i Zotit,kur ndjen dhimbje në trup.Na erdhën në majë të hundës termat latinisht të mjekësise.Mjekët e huaj ,në shumë raste bëheshin të mërzitshëm,të pështirë.Të mbuluar nga  napa e gjithditurisë, krekoseshin me bindjen se përpara kishin qenie që vuanin nga mungesa e diturisë.Ky mosrealitet sillte dhimbje,nervozizëm tek të pranishmit.Vulgariteti, duke e nisur nga A -ja,ndërkohë që në sallë kishte eksperienca të ndryshme,nuk të jepte mundësi të kundroje me endje lektorët.

Se çfarë u tha,dhe se çfarë u vendos në atë tubim shkencor ,ne ekonomistët nuk morëm vesh asgjë.Hynim e dilnim pa teklif në sallë.Nuk mund të iknim më përpara ,se  njëzet eurot na i jepnin në fund të  debateve shkencore të ditës.

Nuk thonë kot se dardha e ka bishtin prapa.Pasditën e ditës së tretë, përpara mbylljes se trajnimit akademik,organizatorët e kishin lënë për të pyetur  ekonomistët,se çfarë kishim përfituar  në ato tre ditë.

Në grup i thamë se kemi përfituar shumë,por organizatori nuk hapte rrugë.Betohej se do të raportonte shumë lart,për eksperiencën e përfituar nga  ekonomistët. Në fund  vuri veton: “ Nuk bëj pagesën e ditës pa dëgjuar nga veshët e mi përfitimet ekonomisëtve!”.Edhe mjekët edhe ne nuk e shihnim të arsyeshme të linim njëzet euro,për kapriçot e  një të huaji.Edhe për  vete, edhe për  mjekët,u betuam ,se do t’i bimë sa më shkurt,prandaj salla  nuk u zbraz krejtësisht.

Ato  tre ditë u zbavita  duke ndenjur me kolegët e qendrave shendetësore.U ndjeva  mirë më rininë.E respektuan moshën time  të thyer, në  bisedat  jashtë salle.Janë brez i ditur.Kanë mbaruar studimet si brënda, edhe jashtë vendit.Në ato  ditë të mërzishtme,me humorin e tyre të sinqertë,më ndihmuan   të mos me dhimte koka.

E nisi rinia të tregonte për përfitimet e trajnimit.Me deshirën time më lanë për në fund.E kërkova këtë sira,i bindur se nuk do të flisnja aspak, meqë shumica e kishte mendjen për të ikur sa më shpejt.

Vjollca ,për ta përmbledhur sa më shkurt ,eksperiencen e fituar në trajnim,me vendosmeri e tha, se i  është mbushur mendja, që për çdo dhimbje do të shkonte te doktori.Që në fëmijëri e ka ditur këtë postulat,por pas trajnimit zgjidhjet bëhen më konkrete.Kur t’i dhimte stomaku do të shkonte direkt te  gastrologi,për veshet edhe hundët te otorinologu,… e kështu, me sira,te të gjithë  specialistët, sipas specifikave të dhimbjes në trup.Me përgjigjen e saj ,u pa se miqtë nuk mbeten të kënaqur,ngaqë menjëherë u prishën në fytyrë, kur Vjollca u ul,për të mos e folur më asnjë fjalë.

Pas Vjollcës,Altini na bëri  çorap të gjithëve në sallë.Sipas tij,gjatë trajnimit, nuk e kishte kuptuar se te cili doktor duhet të vizitohet ,kur ke dhimbje koke.Për të mos lënë shkak,per   sqarime më   pas ,ai tregoi se nga trajnimi e ka mësuar se për dhimbjen e kokës mund të shkosh   te psikologu, nervologu,  enkologu, kardiologu, infeksionisti,…..Si konkluzion, përcktimin e saktë të specialistit ende nuk e kishte fiksuar në kokë,por premtonte se do të studjonte në shtëpi.Edhe me Altinin të huajt nuk u kënaqen.

Besmiri,që ka mbaruar universitetin në Angli,u  fut në sokak tjetër.E ka kuptuar, që dhimbja është ndjeshmëri,që tregon për dëmtim potencial,ose aktual në strukturat trupore.Se ka dhimbje;dermatome;therëse;djegëse;monotone, nga lendimet apo demtimet si;mialegjia;analgjizia;hiperalgjezia.Me habi,ai kostatoi se gjatë tre ditëve nuk ka dëgjuar asnjë fjalë  për dhimbjen shpirtërore.Këto janë kinse  arsyet që ai nuk ka marrë asnjë mesazhë për sherimin tyre.Mjekët e huaj u justifikuan  me përkthimin jo të mirë.Ai e ktheu në vend  me gjuhën e Oksfordit.Nuk dëgjohej miza.Sa bukur e fliste anglishten djali.Për herë të parë,në ato tre ditë, pjesmarrësve u tërhoq vemendja në maksimum.

Enisi me dhimbjen që ndjen kur sheh  një lypës,një të varfër,një sakat në rrugë. Nga podiumi u justifikuan se të tilla dhimbje i studjon sociologjija. I shpërtheu shpirti rinor nga mirërritja dhe  niveli  i mirëarsimimit.E quajti stërdhimbje  rastet kur doktori nuk pranon të bëjë operacionin,pa i  dhënë pacienti paratë.Që infermiret nuk bëjnë injeksionet po nuk u paguan, megjithëse janë  të punësuar në  institucione publike.Rastet kur  mjekët mbushin recetat dëng me ilaçe të shtrejta,dhe udhëzojnë pacientët t’i blejnë te farmacia ku rekomandon ai,se medemek janë më të mirat në treg,i emërtoi skandaloze.Rastet kur mjekët puplik japin rekomandime që  analizat, të bëhen te privatët,se në shtet duhet të presësh dy muaj, me dhimbjen në trup,nga planifikimi i “saktë” i mjekëve në familje. Numëroi raste të shumta,ku ka nevojë mjekësia të përmirësojë punën e saj. Podiumistat nuk bënin as gëk e as mëk.Nuk mund të justikoheshin më përkthyesit.Kur djaloshi u ul në karrike,për një çast salla ndenji e mpirë.

Më i moshuari nga miqtë, mu drejtua me gojë, edhe me gisht,për të shprehur edhe unë mendimet .U mundova t’i dredhoj konfliktit.I tregova; orën ,për t’i thënë se shkoi vonë;sallën, që gjendej e përgjysmuar; rrullat e  qafës, për moshën time gjashtëdhjetë vjeçare,por nuk hante pykë.Donte ta dinte se s’bën se çfarë kisha mësuar unë,ndryshe njëzet eurot mbesnin peng te ai!?

Pse e njihte terminologjinë ekonomike,dhe e fliste bukur anglishten , kërkova që  përkthyes të jetë Besjani.U pranua kërkesa ime si nga miqtë, edhe nga  vendasit unanimisht,si në mbledhjet e partive politike,kur urdhëron  kryetari i tyre.I them me zë të ulët prane veshit ,Besjanit:”Përkthe si të duash,por mos qesh se na prish punë!”U drejtohem  pak mjekëve me durim të venitur:”Nuk do ta zgjas shumë.Ata kanë gurin e arrën në dorë.Duken pak  njëzet euro për kokë,por për dyqind veta,miqve u mbesin ne xhep katërmijë euro,fare kot.”

- Meqë problemet kanë dalë,mendoj se nuk kam  pse ta zgjas më,- e nisa me zë të ulët,po gishti i mikut më urdhëronte të vazhdoja.

Për t’i bërë qejfin miqve,u futa në komplimenta.E quajta sukses trajnimin,sepse për herë të parë, në jetën time,edhe  jam trajnuar ,edhe  jam paguar me para në dorë.U sugjerova, që Institucioni Botëror,këtë eksperiencë ta shpërndate,  te  motrat  në Europë, edhe  në rajon.Më dogji bukurmirë,kur dëgjova një mjekt , që i tha kolegut përbri.:”Nuk kam parë lapsaxhi më servil në moshë të thyer!”Miqtë nuk më linin të ulesha në karrige.Po e kërkonin  si breshkani te nallbani.

- Mendoj se trajinimin e përbashkët të dy profesioneve, e bëtë për mungesë kohe,- u drejtohem miqve në podium.

  • Na keni kuptuar drejtë, - mu përgjigjen njezëri.
  • Ju kërkoni ,me këmbëngulje të dini se sa kam përfituar  në këtë trajnim.Siç  e thanë kolegët  parafolës ,kemi mësuar këto ditë, për çdo dhimbje në trup duhet të shkojmë te mjekët.

- Vazhdo! – më dhanë kurajo miqtë.

Flisnja ngadalë që t’i lija kohë Besjanit,që të përkthente sa më bukur, edhe  më saktë.Pata kohë të organizoja fjalitë,ndërkohë që  djaloshi përkthente.Pak a shumë fola në këte menyrë,sepse tëra fjalët me imtësi nuk i mbaj mend. Sa të ndjejmë nje dhimbje në trup,duhet të shkojmë urgjentisht në bankë, për ta kredituar atë, dhe debituar xhepin.Me xhepin plotë ,mund të kreditojmë në debited  e xhepave të ;mjekëve; laborantëve;infermierëve;farmacistëve,…... dhe me sira kush të dali përpara në sistemin shendetësore,duke filluar nga roja ,e deri lart në ministri.

Për t’u humbur pusullën u ndala të dhimbja e kokës, sespe ka  debite e kreditë më shumë.Gjatë trajnimit , doli si rreze dielli, se   diagnostikmi  i saj kërkonte vizita  në specialist të ndryshëm.Dhe në fund ,kur diagnozën nuk e përcaktojnë     mjekët, duhet domosdoshmërit të futesh  te rezonanca manjetike, e cila me shpenzimet e saja ta boshatis edhe bankën, edhe xhepin,sa do të fryra mund të kënë qenë në fillim.Ka shumë raste,që pas shumë sorollatjeve,pacienti diagnostikohet shendosh. Eshtë mëse e sigurtë, se paratë nuk i rithehen,nga gëzimi i mirëshendetit të tij, duke mos mbajtur askush përgjegjësi për humbjen e kohës, edhe të parave.

U tregova eksperiencën time, me miqtë ushtarakë të lartë ,që kanë dalë në pension.Sa herë ngrenë dolli ,nuk thonë gëzuar si të gjithë shqiptaret, por:” Zjarr!”Si rezume, këshillova se nuk është rentabël,që për çdo dhimbje të shkosh turravrap   te mjekët.Na  bie shumë më lirë të ruajmë traditën,duke   pirë  dy aspirina ,dhe ta  mbulojmë trupit  me jorgan të trashë,duke mos  luajtur nga  krevatit, deri sa djersa ta qesin të këqen jashtë.

E shihja mirë që Besmiri me veshtirësi e mbante të qeshurën.Si mjekët  vendas, si  të huajt,na  shihnin me habi si mua ,edhe Besmirin, për të marrë ndonjë mesazh,nga   debitet e kreditet,të futura nga unë me shumicë,ne xhepat e ndryshëm të punonjësve të mjekësisë.

- Nuk mora vesh asgjë, - më ndërpreu një mjek vendas  ekspresiv.

- Aq kemi kuptuar  edhe ne  ekonomistët,kur ju mjekët flisnin me terma latine, - i përgjigjem me qetësi.

U gëzova shumë, kur pashë kolegët të më duartrokisnin me dashamirësi, edhe pse  të huajt e mbyllen trajnim me sukses,pa  ceremoni të gjatë,duke na numëruar në dorë njëzet erot ,pa aspak buzëqeshje në fytyrë.Çertifikatat  e deshmisë së trajnimit,na pretmtuan so do  të na i dergonin më vonë,se shtypshkronja i ka vonuar pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat