Aktorët origjinalë të "Beverly Hills, 90210”, pranojnë të luajnë në versionin e ri

Kultura

Aktorët origjinalë të "Beverly Hills, 90210”, pranojnë të luajnë në versionin e ri

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:14
Foto

Aktorët origjinalë të klasikut televiziv “Beverly Hills, 90210”, kanë nënshkruar që të kthehen në seri për miniserialin e ardhshëm.

Jason Priestley, Jennie Garth, Ian Ziering, Gabrielle Carteris, Brian Austin Green dhe Tori Spelling të gjithë janë në listë që të paraqiten në serinë gjashtepisodëshe, por adhuruesit të cilët e prisnin një vazhdim të serisë, e cila përfundoi në vitin 2000, mund të zhgënjehen, meqë seria e ardhshme nuk do të jetë edhe aq reboot.

Seria do t’i paraqesë yjet si versione të vetes ndërsa u referohen personazheve të tyre.

Image

 

"Aktorët kryesorë do t’i luajnë versionet e lartësuara të vetes në një dramë plotësisht të re të serializuar - me një dozë të shëndetshme të rebelizmit - që është frymëzuar nga jeta dhe marrëdhëniet e tyre të vërteta", thuhet në një deklaratë të rrjetit për serinë, nga drejtuesit në “Fox”. "Pasi që u ndanë prej se përfundoi seriali origjinal 19 vjet më parë, Jason, Jennie, Ian, Gabrielle, Brian dhe Tori u bashkuan kur njëri prej tyre sugjeroi se është koha ta bënin rebootin e “Beverly Hills, 90210”.

"Por realizimi mund ta sjellë një telenovelë edhe më të mirë se vetë rebooti. Çfarë do të ndodhë kur dashuritë e para, romancat e vjetra, miqtë dhe armiqtë bashkohen, ndërkohë që ky ekip ikonik aktorësh – të cilin e gjithë bota e kishte shikuar duke u rritur së bashku - përpiqen të vazhdojnë prej aty ku kanë mbetur?

Në ribashkim mungojnë ylli i “Riverdale”, Luke Perry dhe Shannen Doherty, të cilët ishin në mesin e aktorëve origjinalë të hit serisë.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat