Lezhë, përplasje mes Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës për vendosjen e shtatores së “Skënderbeut”

Kultura

Lezhë, përplasje mes Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës për vendosjen e shtatores së “Skënderbeut”

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustruese

 Kjo shtatore do te inaugurohej me 2 mars ne kremtimet për Besëlidhjen e Lezhës dhe me rastin e samitit te dyte te diasporës.

Problemi ka lindur për shkak te lejes qe i nevojitet Bashkisë Lezhë nga Instituti i Monumenteve. Sipas Ministrisë se Kulturës, leja nuk është dhënë sepse vendi ku do te vendoset busti është zone arkeologjike.

Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka sqaruar paqartësinë, ndërkohë qe kërkoi dhe mbështetjen e ministrisë për ti hapur rruge vendosjes se shtatores se heroit kombëtar ne Lezhë.

Nese shtatorja nuk do te vendoset brenda datës 2 mars, Fran Frrokaj thotë se do te braktise aktivitetin e programuar nga qeveria.

Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti nuk ka ende një bust ne sheshin me te njëjtin emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat