Vdes kompozitori Andre Previn

Kultura

Vdes kompozitori Andre Previn

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:28
Andre Previn

Previn kishte fituar katër çmime Oskar në vitet 1958-1964 për filmat si “Gigi”, “Porgy  & Bless”, “Irma La Douce” dhe “My Fair Lady”, ai madje pranoi edhe çmim për arritje jetësore në Grammy më 2010.

Ai qe futur në Orkestrën Simfonike të Londrës dhe ishte i famshmëm me paraqitjet e tij me dyshen komike Morecambe dhe Wise më 1971.

Ai po ashtu mori famë në Britani të Madhe për udhëheqjen e emisionit Music Night,  ku luante muzikë dhe kishte muzikantë për mysafirë.

Previn, i cili kishte lindur në Berlin në një familje hebreje por që kishte emigruar në SHBA për t’i ikur regjimit nazist, ia kishte kthyer shpinën karrierës së tij luksoze në Hollywood në favor të ndjekjes  së karrierës si pianist xhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat