“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…”

Kultura

“Ne bëjmë luftë, me qëllim që të jetojmë në paqe…”

Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:25
Aristoteli

“I vetmi dallim sot mes liberalëve dhe konservatorëve, është se liberalët shkojnë në meshë në orën pesë dhe konservatorët në orën tetë.” – Gabriel Garcia Marquez

“Atë që mendja e njeriut mund ta krijojë, karakteri i tij mund ta kontrollojë.” – Thomas Edison

“Kur bëhesh president, të bëhen gjithë ato ndere. Përshëndetja me 21 topa, gjithë ato gjëra. Duhet të mbash mend se nuk janë për ty, janë për Presidencën.” – Harry Truman

“Gjithmonë mos harro, të tjerët mund të të urrejnë – por ata që të urrejnë nuk fitojnë, nëse nuk i urren mbrapsht, dhe pastaj shkatërron veten.” – Richard Nixon

“Të gjejë gjithë mos-përsosmëritë e tij: kjo është përsosmëria e vërtetë e njeriut.” – Shën Agustini

“Jemi në luftë, ta hajë dreqi! Dikë do të na duhet ta ofendojmë!” – John Adams

“Rinia është e kollajtë të mashtrohet, sepse ajo nxiton gjithmonë të shpresojë.” – Aristoteli

“Dihet mirë, paragjykimet janë më të vështirë të çrrënjosen nga zemra, dheu i të cilës nuk është pasuruar asnjëherë prej arsimit: ato rriten atje, të forta si barërat e këqija mes gurëve”. – Charlotte Bronte

“Atëherë kuptova se nuk kishte dallim mes njerëzve, në inteligjencë dhe në racë, kaq të thellë sa diferenca mes të sëmurëve dhe të shëndetshmeve.” – F. Scott Fitzgerald

“Ishte e pashmangshme: aroma e bajameve, gjithmonë i kujtonte atij fatin e dashurisë së pashpërblyer” – Gabriel Garcia Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat