Cikël poetik nga Agim Desku

Kultura

Cikël poetik nga Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:44
Agim Desku

PENGU I FERRIT

Dje harroja se si jetohet me fytyrë njeriu

Dheun ndër këmbë ma kish zënë peng

Bota e ferrit.

Vdekjet ishin malli që çdo çast e kërkoja

Kur për jetën vdisej betejave të dritës se diellit

Sot prapë jam peng i fjalës se dhënë

Dhembjet e se cilës kurrë s´kanë shërim.

Nëse diellin acarët ma zhdukin nga jeta

Ëndrrat për liri nuk më rikthehen sërish.

Prapë mbetem peng i ferrit të fjalës

Derisa nuk më shlyhen mëkatet e saj

Fajësinë e mbaj se i besova më shumë se vetes.

Në gotën e dehjes ç´mu bë fytyra e urryer.

Iku fjala për të mos u rikthye më as si perandor

Rikthimin e saj askush më nuk e pret si fytyrë hëne

Vdekjet ndoshta s´do t´i ketë më për nder.

ISHULLI I FJALËS

Kurrë nuk thuhet e vërteta për fjalën

As kur të helmon me gjuhën e gjarprit.

, , Bira e minit njëqind grosh"

E kanë thënë njerëzit apo koha e tyre

Nuk është me rëndësi kush dhe si e kanë thënë.

Në të njëjtën kohë të pakohë u linda edhe unë

Me frikën më të madhe se njëqind ferre bashkë.

Me kot ia ruaj të vërtetën fjalës

Në kokë ëndrrash më bluhen pafajësitë e Rozafatit.

E pyes veten nëse jam i aftë të burrërohem

Një ditë t'i dal zot tokës dhe t'i sjell shi

Ëndrrës t'ia numëroj pesë shekujt e mëkatit

Kur çdo ditë më ishin dhembje e plagë shpirti.

Besoni ende jam peng i acarëve që ngrijnë .

Për kaq vite sa jetuam si njerëz

Fjalës kurrë nuk i dihej fillimi a fundi i vet.

Në një stuhi bajlozësh

Cili të shndërrohej prapë i pari në Promethe

Apo vetëm m'i përcjellin plagët e atdheut

Në sofrën e shtruar plotë dhembje të jetës.

Nëse vdes një ditë për një fjalë që shëron

Vetëm atëherë ngritëm në Promethe

Ishullin e dhembjes e rikthej në muze shërimi.

GRUA

Emër që lidhet me ngrohtësinë e diellit

Kur sytë e Evës janë në shoqëri me hënën.

Yjet për një çast ndalojnë shkëlqimin.

Femër , mish për djajtë më thoshte babai një natë

Lutej për vajzën, motrën time

i kishte tretur diku larg

Ku miza brente hekur më thoshte legjenda e heshtur.

Nëntë vite ia lante plagët e motra Gjergj Elez Alisë.

Kanë ardhur stuhitë në vend që të binte shi

Njëqind bajlozët e detit

Shpata e Gjergjit i pagëzoi me ferrin e zi.

Femër mbretëresha ime Teutë

Luftëtarët Nora e Kelmendit, Marie Shllaku , Shotë Galica

Dikur gjyshërit u këndonin këngë me lahutë.

Femër edhe sot je emër

Fjalë e shenjtë për zemër.

Historia nuk shkruhet më pa ty

Lirinë nuk e dua pa betejat

Për jetë a vdekje

Kur fitohen me emrin tënd.

MË FAL

Eva, më fal për mëkatin

Pse mollën e Adamit e zhdukën

Pesëqind vitet e ferrit tim.

E di puthja të mbeti peng

Për ta shpëtuar fjalën

Që t´u bëra peng i saj.

Më fal i them secilit që ia mora kohën

Kur në vend të ferrit ecni drejt dritës se diellit

Më mirë se udhëkryqet e mia

U bëtë ëndrra e shumë pritur e lirisë.

Asgjë nuk ka mbetur pa i dhënë jetës

Vetëm dashuritë serembiane më mbysin

Thellësitë titanikiane ju bënë rrugë pa kthim

Nuk di si t´i them më fal, mos dashuro marrëzisht.

E di, poetët pas hyjnive janë të marrë

Tek njerëzit shihemi me sy të çmendurive djallëzore

Vetëm me perënditë jemi miq me njëri-tjetrin

Të falem, Sokrat, kur më tregove bir i cilit Zot është poeti.

QYTETI PA EMËR

Në qytetin pa emër

vetëm vrasësit e mi

kanë emër.

Mbi qytetin fantazmë

i bërë shkrumb e hi

Jetuan vrasësit

fqinjët e mi.

Asnjë emër të tyre

nuk e mori gjykata speciale

Dje dëshmitarë janë lapidarët

e gjyshërve të mi.

Sot nuk më lejohet të jetoj pa emrin tim të saktë

T´i numëroj vdekjet e dëshmitarëve të gjallë.

Ah, sikur ta bëja qytetin tim buqetë lulesh

E kisha shndërruar në dhuratë më të shtrenjtën.

Për pranverat e marsit kryeneç.

T´ia dhuroja Metropoleve evropiane.

Aroma e bukurisë të luleve dardane

Nëse do t'i shndërronte në të çmendurit e ferrit.

Nuk jetohet më në qytetin pa emër

Ku vrasësit e mi kanë emër.

DO TË FLAS ME LASGUSHIN

Kam me folë burrërisht me ty

E di që ma zotëron jetën dhe të vërtetën

Edhe nëse i mbetem borxh ferrit

Pse nuk e kryqëzoj në fjalë të shenjtë veten.

Është përzier koha ime me demonët.

Nuk di cili jemi të shenjtë a cili më djall.

Kam me folë me diellin të mos bëhet palaço

Pse ngroh edhe botën e perandorëve.

Sa keq kur i ndrit udhët kah ecin tradhtarët.

Kam me folë edhe me djaj natë e ditë

T'i kthej yjet në jetë

Të bëhemi atdhe i fjalës.

Eh, sa herë fola me shpirtin e dashurive

Kurrë nuk më fali urrejtje për Venedikun

Më dha vetëm fuqi t'i mbijetoja ferrit të Dantes.

I kam folur jetës deri sa u bëra i krisuri i saj

I thashë ma gjej të vërtetën që shëron

Mos rri në urrejtje të vetë perëndive

Ndalo yjet mos të zhdukën nga shpirti.

Sot i flas muzës lasgushiane

Sa bukur i rri liqenit fustani i bardhë

ku Lasgushi hapte krahët

e bëheshin të dytë vargu im i jetës

Ç'MË THOTË FYELLI

Diku e kam pentagram të fjalës

Fyelli im ç´më thotë sot.

Ka frymën e shpirtit të Evës

Këndon më bukur më nota të saj

si të Zanës.

Si dikur bëhet këngë zanash

Idila më mbresëlënëse e mbretërisë së Teutës.

Fyelli i shqipeve ç´më thotë sot

Kur bota jeton në kopshtin e Evës

Trëndafilat janë m´u pranvera

Që ty të takon pa lot.

Cilën këngë ia fal jetës

Fyelli im më trego sot.

Më këndo me zërin tënd të jetës

Të marsit tim kryeneç të së vërtetës.

PARADOKS

Kryq e tërthor i rashë secilit cep atdheu

Edhe atëherë kur m'i prenë rrugët fjalës se dhënë

Nëpër kryqëzimet e metropoleve evropiane

Pafajësisht besës së dhënë u gjenda.

Në njëqind gotat kur t'i ngrita çasteve të jetës

Shpirtit tënd të hyra i gjallë.

Sa do të doja të isha vetë ëndrra e gjatë e jetës

S'kam fuqi të mendoj që e ngrita gotën me ty.

Ka vite kur stuhitë nuk më sjellin më shi

Secila stinë në shpirtin tim acar më ngrin.

I besoja fjalës se tij kur së bashku deheshim për lirinë

Të palarat ka kohë që erërat m'i shtrijnë për dhe.

Ah, njerëzit e mi ende nuk ikin perandorët

Më larg nga sytë e luftëtarëve nuk zhduken.

I shkruaj në ditarin e paradoksit emrat e demonëve

Kur mendoja se ishin njerëzit e mi

Dhe gotat sa herë i cakërroja orë e çast për lirinë.

Vdekjet m'i kërkuan në këmbim të gotave të lirisë

KONCERT NË FUND TË DIMRIT

Deri kur më duhet t´i nënshtrohem fjalës

Çfarë ka mbetur nga koha e jonë e vjetër.

Trupi im i ishte në top- listën e lajmeve

Kur piktorët harxhonin ngjyrat për t'i pikturuar dhembjet e popullit tim.

A po ruhet ndërgjegjja e fjalës së paguar shtrenjtë

Nëse dita-ditës ngritët lart dhe për një çast vdes krenaria e kombit tim

Heroizmin e kisha për nder ta ngriti si mikun

Nuk e dëshiroja rebëlimin donkishotian si humbje betejash.

Historisë nuk i falët shtrëmbërimi i se vërtetës edhe nëse ferr i gjallë mbetësh.

Ah, bre çfarë shkruajnë gazetat për të pavërtetat që s'vlejnë pesë pare fytyrë.

E kisha mendue të zgjedh mes vetes dhe të tjerëve nëse ndjehëshim të lirë.

Jetën si është pranë ngohtësisë se diellit

Apo jetën errësirave korbiane ku veç djajtë gjysmë njeri jetojnë.

Cili do skuqej nëse ik nga fytyra e vet dhe s´di për fjalën ku do mbetej në kohën tonë.

Me cilën fytyrë jetohet kur të mungon edhe vet jeta

Për skaj shpatës se Gjergjit u mata me fytyrën e fuqisë Fishtiane.

U gjenda për pak me pulëbardhat në njerin nga koncertet e dimrit.

Më përzgjedhen t´i këndoja njëqind betejat e lavdisë prekaziane.

Derisa toka ende mbetet nën ethet e botës tropikale

Fjalët kur ngjajnë në fekale s´kanë derdhje në det.

Kjo është ana e jetës kur nuk leshon pe para tradhtive Hiçkokiane.

DARKA OSE KOHA E DREQIT

Pak kohë ka mbetur për njeriun

Jetën e shenjtë e rrujti dreqi

Mezi presin çmendurinë e fjalës

Ta shndërrojmë në simfonitë e ferrit.

Vallë kemi mbetur pa vdekje perëndish

Apo vdekjet tona janë malli më i lirë i jetës.

Çou vadis Promothe pas dreqit

Që vetëm ai sot ka mbet në ne.

Acarët kanë zënë pritat dhe vrasin rritat

Lumënjtë kanë humbur rrjedhën në mesditë.

Sot detit ju ngrinë valët

Sikur mua ç'm'u zhdukën fjalët.

Djajët m'i largoni nga syri i keq .

Nëse nuk i keni besue jetës kurrë

Sot më më dëshirë takoj një djall se sa një gjysmë njeri o burrë.

Sonte njeri nga ne jemi darka e dreqit

Prapë si çdo herë dua i pari t'i prijë listës.

ETNA

E dini ç'zjarr vjell Etna rebëlimit të Evës.

Ika nga mëkatet e Adamit

Të mos pushtohem nga sytë e saj.

Ende luftohet për dashurinë e virgjër.

Nuk kam besue në lekundjet e fjalës

Si të tokës

Kam bërë një udhëtim të gjatë

Me jetën e bukur u mahnita

Ia dola ta nxjerri fjalën e shenjtë

Nga ferri e Dantes.

Të vetmet maskat nuk arrita t'ia heq

Ca fytyravave demonësh

Me emër e mbiemër njeriu.

Për t'u rikthyer në fjalë qenka rrugë pa krye.

Sërish rikthimi në njeri

Pas zhdukjes se fytyrës

Fare s'qenka e mundur.

Mund të kthehesh

Vetëm në Bajloz të Zi.

ASHT I (RIK)THYER

Më s´ka rrjedhje të sigurtë lumi

Dikur ashti im i thyer në një mijë copa

E ka vrarë lotin burrëria e tij.

Çfarë fshehej nën dhembjet titanikiane

Kur kështu jetohet sot në jetën e njeriut të gjallë

Më mirë më qenë një pishë e ndezur.

Nga ngrohja e saj këto ditë dimri e acarësh

E sheh edhe veten nëse je i gjallë a ende luftëtarë

Kjo është bota e jonë e padrejtë

Kur zhduk çdo gjë me vlerë nga vetja.

Edhe të vërtetën , edhe heshtjen, edhe pikat e saj

Sepse lotët nuk i marrin fare të vdekurit

Lotë mund të këtë çdo kush

Edhe dimri, edhe fusha, edhe mali , edhe deti

Vetëm lotët e njeriut më nuk janë për asgjë

Atyre ju dhemb zemra ende

Ata jetojnë të zhdukur nga dhimbjet e miqve

Por që do kur acarët kanë prangosur lotët

Më nuk i dihet fundi as fillimi i jetës.

Prapë nëse duhet rikthyer se vërtetës

Kush ka zemër dhe shpirt në jetë

Kjo është tani më se një çudi e vetë parajsës

Nuk besoj që ndodhë , vetëm nëse rikthehet si Promethe.

MISIONI IM

Të njëmijëtën grimcë atomi

Diellit dhe jetës ia mora

Nëse s'më besoni

M'i shikoni sytë pse s'flasin më.

Edhe të vërbuar i dua sytë që na burrëruan

Për t'i fal zotnat atdheut

Mbrëmjeve të shohim më mirë.

Yje, e dini se ç'vend kam hapur për ju

Sonte kam zbrazëti shpirti

S'mund t'ju them të vërtetën.

Në ëndrra më fluturoni më shpejtë se zogjtë

Kur kthejnë çdo ditë në këngë

Bëjmë të njëtën zhurmë bletësh.

Yje mezi presim t'ju shohim

Cili të zgjohemi i pari

Ta dëgjojmë zërin e zanave të mia

Kur krijuan profetin e tyre të shenjtë.

Më sa mund i nxjerr nga fisi i zanave

Ky është vetë populli

Sa shtrenjtë e pagova jetën.

Keni harruar kur mësuesi mezi shpëtoi nga ferri

Kur prangat e robërisë ashtin ia bënë darkë djajsh.

LUFTËTARI IM

-Pranë lapidarit të ish mësuesit tim-

Mësues edhe sa herë duhet të vdisej për tokën

Ti iu fale pesë shekujve atdheut

Unë të mbeta vetëm ty peng.

Atdheun nuk po e shoh që është mire sot

Demonët çdo ditë po ia verbojnë sytë e tij

Nuk ka fuqi që më ndan nga drita e diellit

Ajo ishe Ti kur ligjërojë mes tytash të ferrit.

Ah, sypatremburi im i zjarrit prekazian

Dashurinë për , , Afërditën përsëri në fshat ‘’

Sot njeri nga perandorët po ta lëndon.

Një tufë lulesh nga kopshti im i shpirtit

Ta vëra mbi lapidarin tënd mësuesi im luftëtar

Të mbështjellë me ca pika loti kujtimesh për ty.

Më fal, kaq mund të bëj sot mësuesi im

Dhe të shkrihem si qiriri i Naimit për ty.

GREVË

Gandizmin sot e ndaj me jetën

Republikës njëqind vite ia kam falur rritën

Engjëjt më flasin me zërin e luftëtarëve të lirisë

Vdekjet ia dedikoi demonëve

Kur çdo ditë ma zhveshin ashtin tim.

Ëndërr a s'më flet njëherë me mua për grevë..

KOHA

PËR

MIQ

Dikur

Koha

Ngjante

Në lumë.

Sillte

Miq

Më të mirë

Se unë.

Edhe pse

E jetoja ferrin

E vërtetë

Miqtë

Më bënin

Ta dua

Këtë jetë.

FRIKA

Luftëtar

Me Ty flas

me gjuhë atdheu

E di se ke shpirt Prometheu.

Ata që nuk e kanë vra frikën

Frika një ditë i vret vetë.

Mos vdis para meje

Se betejat s'kanë fund

Për liri.

Merri mirë në shenjë

perandorët.

Prapë ruaj plumbat

S'ka besë koha që e jetojmë

Nëse nuk kthehet sërish në zezonë.

ASNJË LAPIDAR PËR LULE

Rrëfim tronditës pas 66 vitesh i Sali Bollatit nga Paramithia.

Vetëm gurët e vendlindjes i gjeta

Kur erdha për herë të parë n'këtë anë

Dhe zanat fshehtas këndonin me lot

Ç'këngë qahej për vëllezër, motër, babë e nanë.

Lulet e freskëta i mora nga Tirana

T'i vë mbi lapidarët e vëllezërve të mi,

Farukut 5, Ferhatit 13 vjeç, motrës Magbule 2 vjeçe dhe nënës e babait.

Ah, se çfarë dhembje e hata

Asnjë vend për lule më nuk ka.

Në sytë e Evropës të vrarët nuk kanë atdhe

Vallë lulet e rinisë a nuk i meritojnë aromat e lirisë.

Ku t'i vë lulet kur s'gjej asnjë lapidar

T'i vë para portës se Kullës se Ejfelit

E di që sytë e Evropës nuk shohin drejt

Çfarë më mbetet t'i kthej lulet në Tiranë

T'i vë mbi ty Shqipëri se askund s'gjeta tjetër

AFËR

Më afër bluzës

e kam menduar të rri

kur fjala më erdhi si liri

të ec n´jetë ashtu siç di vetë.

Më afër diellit kërkova

ta krahasoj fuqinë e heroizmit tim

nëse flaka e tij nuk më djeg

e meritoj të jem fjalë që dhemb.

Më afër ferrit dikur jetova

sa larg nga drita e diellit

kilometrat e fjalës na ndanin heshtjes

vetëm yjet ishin sytë e mi të jetës.

NËN ETHET E BORËS

Sot erdha befas t´i vizitoj Alpet shqiptare

T´i shoh se në ke ngjajnë fjollat e borës

E di sa më kanë rënduar thinjat në kokën time

Ndjej ethet e acarëve që më ngrijnë orë e çast.

Më jepni fuqi të ngritëm mbi acarët kur dhembin

E kam gjetur me cilën stinë dua ta krahasoj jetën

Në pranverën e fjalëve që nuk vrasin asnjë pëllumb

E dua ta jetoj jetën pa ethet e fjollave të borës.

E dini si jetoja para pesëqind shekujve acarësh

Kohën e Gjergjit më mirë e kisha pikturua

së bashku me zanat.

E njëjta jetë është ma thotë shpirti i ngrirë nga perandorët

Cilës teori më duhet t´i besoja sa ma shpejt aq ma mirë.

Jo, s´do të thosha t´i besoj secilit që ma vret mikpritjen time

Buzëqeshjen e hënës mos ia ndaloni askujt

Nëse veç rilind dielli agimit mëngjesor

pranverës sime

Ëndërroj të mos zhduket kurrë shpata e Gjergjit

Askush nuk mund të më detyron të besoj për vdekjen e saj.

Jam përmallshëm t´i vë lulet më të bukura mbi lapidarët e heronjve

Dhe ca pika të heshtjes që flasin

më shumë se tërë jeta ime

Më to pi dhe dehem për stinën më të bukur të fjalës

Edhe nëse ndonjëherë bëhem i krisur,

i ngrirë nuk jam.

FLOKU I SHOTËS

Më duhet prapë të dal në mal

Nga aty ku gjyshërit besën pengë e lanë.

Të shoh në është hija e flokut të Shotë Galicës.

Nëse ruhet ende fjala që m'i di dhembjet.

Edhe një herë më duhet të dal në mal

T'i jep ujë gjogut të Gjergj Elez Alisë

Ta shpëtojmë nderin e plagëve që s'kanë fund as fillim.

Ah, si s'më lënë t'i përfundoj betejat

për mbretërinë e Teutës

Të ngritëm mbi gotën e urrejtjes shpirtërore.

Toka është e luleve dhe për lulet jetohet

Nuk harrohet trimëria e heroinës Marie Shllakut

Kur më shpëtoj nga masakra e Çelisë se Siqevës.

Sot nuk më duhen më këshillat e Ufëve

Jetoj për t'i bashkuar plagët e secilit cep atdheu

Në një fjalë të shenjtë të Gjergjit tim.

POEZI

Të betohem në fjalë

Kurrë s'kam shpirt të ta them

Më merr edhe mua në Dhe

Ose rikthehu në Promethe.

Edhe sa herë më të thënë poezi

Kur e di që sot më sjell liri

Të dua më shumë se veten

E di se të ti ma thua të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat