Çështja shqiptare në vitet 1699-1918

Kultura

Çështja shqiptare në vitet 1699-1918

Nga: Prof. Dr. Sadri Rexhepi Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:19
Eqrem Zenelaj

Në të dy dekadat e fundit nuk mbahet mend se është botuar ndonjë libër nga historiografia shqiptare, i cili ka bërë bujë të madhe aq shumë se sa libri “Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë 1699-1918” i autorit Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, sociolog shqiptar, dhe jo vetëm në literaturën shqiptare, por edhe më gjer, dhe jo vetëm në aspektin shkencor, por edhe në atë diplomatik. Realisht Prof. Zenelaj përveç artikujve që ka botuar në revistat e ndryshme të përditëshme e periodike me herët si dhe librin “Gjenealogjia e familjës shqiptare Albani nga Urbinadhe Bergamo e Italisë-Papës Climenti XI-Albani” e cila për objekt studimi ka veprimtarin politike, kulturore e fetare të familjës së sipercekur për më tepër se dy shekuj. Në të vërtetë libri “Çështja shqiptare… ” ka nxitur kurreshtje të jashtëzakonshme, jo vetëm tek lexuesit e rëndomtë, por edhe ndër qarqet intelektuale, shkencore, hulumtuese dhe diplomatike. Për çështjen shqiptare, më heret por edhe në dy dekadat e fundit, studiues shqiptarë dhe evropianë kanë shkruar një numër të madh publikimesh nga këndvështrimet e ndryshme, mirëpo shumica kanë mbetur nën ndikimin e ngjyrimeve të opinioneve publike e diplomatike të proviencës serbe. Duke lexuar librin në fjalë apo monografinë për çështjen shqiptare, dhe duke qenë i njohur me pjesën dërrmuese të shkrimeve e koncepteve të autorit për çështjen shqiptare përballë diplomacisë evropiane, mund të vijmë në përfundim se studjuesi Zenelaj me arsimim të themeltë dhe me kulturë të gjerë shkencore diplomatike, me këtë vepër shquhet për nga origjinaliteti dhe objektiviteti i argumentuar shkencor, duke mos rënë nën ndikimin e propagandës pseudoshkencore të shkenctarëve e politikanëve serb.

Të nëntëmbëdhjetë kapitujt e këtij libri dhe gjithë pjesët e kësaj vepre janë sjell në një vepër historike shkencore, që teorikisht e plotësojnë një boshllëk të kahershëm shkencor. Mund të themi se kjo vepër është një monument i mendimit krijues kritik e teorik për të kaluarën e historisë shqiptare në mënyrë shkencore. Së këndejmi, është krejt e kuptueshme pse recensentët dhe kritikët e mirëfilltë shkencor për këtë libër flasin në superlativ, duke e ngritur vlerën e librit në piedestalin më të lartë krijues shkencor, duke vënë spikamën mbi të vërtetën e çështjes shqiptare në periudhën kohore midis viteve 1699-1918, pra për 219 vjet.

Përafërsisht kështu, për librin flet redaktori dhe recensenti në Parathënie Prof.Dr. Leopold Auer Drejtor i Arkivave të Qytetit të Vjenesë, të Oborrit Mbretëror dhe të Shtetit të Austrisë, si dhe shumë të tjerë si bie fjala regjisori Ekrem Kryeziu mes tjerash pohon’’Miku im i nderuar,Prof. Zenelaj….

Ju falenderoj për ligjeratën tuaj në TV 21, në prononcimet tuaja, analizat dhe hulumtimin e historisë kombëtare,

Jeni konciz, i përpikët dhe shkenctar i madh

kështu shprehen edhe shumë dijetarë të profileve të ndyshme por unë dotë permend vetem edhe dy prej tyre Darling Ismail Vlora dhe Adem Berisha .

Shumë i dashur vëlla Eqrem

Unë kom besim të madh në eksperiencën dhe punën kërkimore hulumtuese e arkivore tënde, në deshirën tuaj për të evidentuar vlerat, në njohurit e thella shkencore që posedoni si dhe në gjithçka që ti ndërton ndaj çdo gjeje që ia parashtron vetvetes suaj.

Të përqafoj vëllazerisht, shprehet puplicisti Darling Vlora.

Kurse poeti rahovecas Adem Berisha pohon, ’’Jam fatlum që ju njoha edhe nga afër për mua ju jeni nje enciklopedi e vërtetë. Populli im do të ishte fatlum sikur të kishte më shumë entuziastë, studiues dhe atdhetarë sikurse jeni ju, i nderuar dhe i respektuar Prof. Dr. jur.Eqrem Zenelaj. Jam i vockël të flas për ju, por megjithëatë deshta të them pak.

Shikuar realisht, sipas studjuesve në fjalë, autori me guxim dhe me virtyte liridashëse dëshmoi dhe u qëndroi burrërisht premtimeve të tij atdhetare e shkencore se duke e ndriçuar historinë tonë, ne i kontribuojmë çështjes kombëtare. Rëndësia e veprës rritet sidomos kur të kihet parasysh fakti se për më shumë se dy shekuj të përmendur në libër, është shkruar pak nga autorët shqiptarë, prandaj ky libër është shkruar me qëllim që të hedhen poshtë vlerësimet e pseudo-shkencës serbe dhe historisë së rrejshme të tyre, sidomos kur është fjala për shqiptarët. Nga hulumtimet shkencore historike e këmbëngulëse të studjuesit në fjalë, lindi kjo monografi shkencore me porosi të qarta për kohën e tashme dhe për brezat e ardhshëm, ngase më parë nënçmohej e kaluara jonë historike nëpër kohë.

Mund të thuhet se edhe sot përbuzet e sotmja dhe zbehet e ardhmja jonë. Kjo aq më tepër ngase me përbuzje të qenies civilizuese të të parëve tanë, vazhdimisht propagandohej e nënçmohej historia shqiptare. Së këndejmi, mesazhi sublim i monografisë në fjalë është për ta ngritur lartë vlerën e historisë së stërgjyshërve tanë gjatë periudhave historike, që kanë ekzistuar si etnikë në trojet e tyre mijëvjeçare në Ballkan. Ky libër është mesazh edhe për të ardhmen, ngase ndriçon rrugën e popullit tonë drejt ardhmërisë bazuar mbi të vërtetën historike të sublimuar mbi diplomacinë amerikane dhe të shteteve të NATO-s.

Pa hezituar dua të citoj se gjatë leximit e rileximit të veprës së sipërcekur, se vlerë domethënëse është edhe citimi i burimeve origjinale dhe literaturës së dorës parë, duke hedhur poshtë imponimet, tendencat dhe paragjykimet pseudoshkencore e politike ndaj të kaluarës sonë të lavdishme, si popull me një qytetrim të lashtë. Autori Zenelaj duke analizuar mirë burimet e pashfrytëzuara deri më tani si dhe mendimet e përfundimet e shfaqura nga dijetarët evro-perëndimorë, i konfirmon mirë mendimet dhe konkuldimet e tyre, duke i nxjerr përfundimet shkencore të drejta dhe jo të shtrembëruara. Nga të dhënat burimore që ofron monografia e sipërcekur, paraqet civilizimin autokton e të veçantë dhe shembull tipik për shqiptarët, si pasardhës të pellazgo-ilirëve.

Thënë konkretisht, burimet e sipërcekura hodhën poshtë synimet megalomane të literaturës shënsaviane e pravosllave që kishin për qëllim ta përdhosin historinë dhe të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar, me cilësime fyese, denigruese dhe intolerante, deri në atë shkallë sa që i kanë paraqitur shqiptarët të paditur, të pacivilizuar dhe një varg epitetesh të këtij soji. Tani paragjykimet evro-perëndimore duhet të ndryshojnë në të mirë të faktografisë, realitetit dhe të vërtetës që ka të bëj me shqiptarët. Kjo faktikisht është në të mirë të shqiptarëve.Per ta materializuar këtë që u tha nga leximi i kësaj vepre kuptojmë se emiri Kasova dmdh me trajtën shqipe gjindet në librin e Leunclavius Johannes në gjermanisht me titull “Neuve ChronikaTurkischer Nation von Turken selbs beschrieben, gemehrt unnd in 4 Bucher abgetheilt, Frankfurt a. M.1595”. Pra emiri i Kosovës është përmendur me trajtën shqipe Kosova nga viti 1595 e ndoshta edhe më herët por është shtrembëruar nga historiografia sllave në trajtën sllave Kosovo. Edhe pas shumë masakrave serbe mbi shqiptarët nëpër kohë brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, sipas literaturës serbe, duke qenë vazhdimisht në rolin e “gogolit” kanë trumbetuar e kokitur të pavërteta e gënjeshtra mbi shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, duke i quajtur shqiptarët “fajtor kujdestar” për të gjitha dështimet politike serbe, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Mirëpo, fajtore janë mitet dhe propagandat serbe të rrejshme ndaj shqiptarëve, si popull i urtë e asnjëherë agresor, pa i bërë asgjë të keqe askujt, asnjë populli dhe duke qëndruar në vendin e vet.

Së këndejmi, libri qe kemi para vetes i autorit Eqrem Zenelaj është i pari ndër ne, i cili për nga përmbajtja paraqet një kontribut të rëndesishëm për shkollën e re të historiografisë së Kosovës sepse ndriqon një periudhë apo një interval kohor prej me tepër se dy shekujsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat