Gjurmë kohe

Kultura

Gjurmë kohe

Nga: Mimoza Gjetaj Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Gjurmët e kohës
Sjellin varg mendimet e mia
Pasqyra e shpirtit
reflekton iluzione dhe shpresë...

deri në fund të ëndrrës
shtegu i shpresës s’ka fund
as për mua as për ty...

Isha lodhur shumë
Fantazia më mori ëndrrës së bukur
Mashtrova veten se do të kalosh aty pari
Edhe pse e vetëdijshme që je në anën tjetër të bregut
që s’na lë t’i bashkojmë zemrat as duart e zgjatura
qiellit blerosh të dashurisë së ëmbël
sa nektari i buzëve të vetmisë midis nesh...

Vështrimet mu zbehën
Çdo gjë rreth meje më dukej bosh
Dëshirat dhe iluzionet mbeten ngrirë
Shikimet ëndërrimtare u shpërndan ....

Megjithatë...
Melodia e shpirtit akordoi ritmin e heshtjes...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat