Portrete grash harmonizojnë estetikën dhe autoktoninë

Kultura

Portrete grash harmonizojnë estetikën dhe autoktoninë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:23
Foto

Fatmira Kuçuku-Kujovska ka sjellë një tjetër frymë artistike në Prishtinë. Pos që ekspozitat me vepra të punuara në qeramikë janë të rralla në këtë anë, teknika e mjeshtëria e saj në punimet e paraqitura në ekspozitën personale që është hapur të premten mbrëma në galerinë “Monet” janë unike. Fokusi i artistes janë portretet e grave shqiptare bashkë me motivet autoktone. Procesi i punës është histori në vete. Por veprat e saj janë konsideruar si të një mjeshtreje të nivelit të lartë. Ndërhyrja me ngjyra në qeramikë bën që punimet të marrin një tjetër pamje. Por Kuçuku-Kujovska mban baraspeshën midis ngjyrave dhe vetë skulpturave. Është prej atyre artisteve që gjithmonë është në kërkim të teknikave të reja. E qeramika për të është materiali ku shprehet më së miri.

Në hapje të ekspozitës, Kuçuku-Kujovska ka thënë se vazhdimisht ka ditur të luajë me motivin shqiptar. Portreti për të është një gjetje artistike që gjithmonë ofron mundësi të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat