7 Mars 1932 - Datëlindja e shkrimtarit Naum Prifti

Kultura

7 Mars 1932 - Datëlindja e shkrimtarit Naum Prifti

Nga: Beqir Sina - New York Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:56
Naum Prifti

QUEENS NY: Shkrimtari i njohur Naum Prifti, në 7 Mars ka festuar ditëlindjen, ai mbushi plot 87 vjeç, njofton Bota sot nga Nju Jorku.

Në këtë moment të veçantë për të, ishte Vatra, ku novelisti i njohur shqiptar Naum Prifti, ka mbajtur postin e sekretarit prej dy dekadash i ka organizuar atij festën modeste te datelindjes se tij në New York.

Ky festim ishte nismë Vatrës, me përkrahjen entuziaste të Kryesisë së Vatrës si edhe plot miqve e dashamireve brenda dhe jashte asaj salle të lokalit shqiptar ” Kuq e Zi” në Astoria Queens.

Image

Ceremonia e ditelindjes ne lokalin “Kuq e Zi” ne Queens - Nju Jork, me pjestarët më të ngushtë të familjes, vatranët, miq e dashamirë, u shoqërua me tortën dhe dhuratat simbolike, lulet, dhe kartolinat, një poster të përgatitur nga dy vajzat e tij, : një kartolinë kjo me 36 gërmat e albatetit shqip.

Ku cdo gërmë kishte një vepër të tij me fotografin e libirave të tij, këto ishin edhe detajet më të spikatura të kësaj feste, ndërsa të pranishëm ishin edhe artistë të tjerë të njohur, profesorë, lexues dhe miq të pa ndarë të shkrimtarit në Nju Jork.

Ela e bija e tij shkruajti në llogarinë e saj në Facebook, për këtë ceremoni se fillimisht u ndoq dokumentari me titull “Edhe unë diç mbolla”, i autorëve Munish Jashari dhe Rafaela Prifti, një dokumentar televiizivë, ky i kushtuar jetës dhe vepërës të shkrimtarit të shquar të letrave shqipe.

Image

Në festimin e 87 vjetorit te shkrimtarit Naum Prifti në 7 mars u mblodhën mësuesit (natyrisht që është edhe festa e tyre) miq e të afërm të familjes Prifti dhe vatranë. Në mes tyre gjeje mërgimtarë që donin të takonin autorin e veprave. I tillë ishte Gjergji Sholla nga Voskopoja, që tha se lidhja e tij me shkrimtarin Naum Prifti është rrëfenja ‘Çezma e Floririt”, e cila e ka zanafillën në Voskopojë.

Në vazhdim të kësaj ceremonie u dhanë urime e përshëndetje nga Editori i Diellit, vajza Julika, Kryetari i Vatrës dhe miq të tjerë.Ndërkohë, që ishte pjesa e festimit edhe një pjesë e perkthimit të librit "Çarli dhe Ashensori prej Xhami" për të cilin foli Profesoresha Mjaftime Dushollari.

Naum Prifti i përshëndeti të mbledhurit dhe u shprehu mirënjohjen për festimin e bukur dhe prekës. Ai kujtoj kohen e punës së tij në Vater si Sekretar dhe madje vërejti se nga familja Prifti kanë dalë dy sekretarë të Vatrës, i ndjeri Peter Prifti dhe vite më pas vëllai i tij, Naumi “Ju falenderoj të gjithëve në emër të familjes Prifti dhe uroj t’ua kthejmë në gëzime në familjet tuaja” iu drejtua në këtë veremoni shkrimtyari i njohur Naum Prifti.

Image

Ndërsa, vajza e tij Rafaela, e cila u kujdes së bashku me motrën e saj Julia, tha se :”Bashkë me festimin e 87 vjetorit sot kemi edhe gëzimin e përkthiimit më të ri të Naum Priftit botuar nga shtëpia Çabej, “Çarli dhe Ashensori prej Xhami”. Babai im ka jetë të gjatë dhe krijimtari të bollshme. Por, ndërsa jetëgjatësiështë dicka jashtë kontrollit tonë, puna që lemë pas është krejtesisht në dorën tonë. Naum Prifti, i ka lëvruar të gjitha gjinitë letrare dhe artistike, ai ka shkruar për të gjithë brezat dhe moshat dhe për të gjithë shqiptarët. Ai ka krijuar për mbi 60 vjet dhe ka dhënë letërsisë dhe artit mbi 100 tituj veprash të shkruara në kohën e çensurës dhe në atë të demokracisë, ai ka shkruar në Shqipëri dhe në Amerike. Megjithatë Naumit nuk i duhet t'i kthehet veprës se tij për të fshijë një fjalë, të përgënjeshtrojë një frazë apo të mohojë se nuk e ka thënë këtë apo atë. Ai i qëndron çdo fjalë të tij sepse e ka shkruar me mëndje dhe me zemër. Krijimtaria dhe jeta e tij shkojnë së bashku sepse ai krijon ashtu si jeton, kurdoherë në harmoni me veten e vet.” shkruan Rafaela duke përfunduar “Për mua, kjo është vetia e shkrimtarit të madh, të cilin unë kam fatin e madh ta kem BABA!

Image

Shkrimtari Prifti, i konsideruar si heroi i novelës për fëmijët, është autori i mbi 100 veprave të tij, dhe qindra tregimeve publicistike. Ndersa, në këtë moshë përpiqet të rimarrë “paqen” e mendjes së kthejtë të msohës së tretë, që përvoja e tij e gjysmë shekullore e krijimtarisë ka “vjedhur” prej tij, qindra libra, tregime, publicistik dhe fjalime.

Te shkrimtari Naum Prifti sot megjithëse 87-të, gjen ata kujtesen e kthjellt, identitetin dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët, që i ngjajnë festimit të ditëlindjeve të shkrimtarve të mëdhenjë shqiptar . Elementet e personalitetit të tij ndjehen të lidhur dhe të ngatërruar, në çdo përpjekje të tij për t'i rikthyer lexuesit të shumtë libra dhe shkrime, dhe ato gjithnjë e më shumë, në Shqipëri por edhe nga Amerika.

Megjithëse, duhet pranuar se e gjithë shoqëria shqiptare e cila është e përfshirë në një trazincion mjaft të tejzgjatur dhe një shoqëri shqiptare, sidmos në Shqipëri, ku shtrihen shumë përtej frustrimeve dhe alienacionit, ajo që has cdo krijues, në përpjekjen për të përshtatur përsëri në kohë paqeje, dhe në demokraci, është një vështërsi e madhe, një “përlasje” tjetër kjo me të gjithë ato vemjet që kan kapur sot pushtetin e “trashëguar” që nga ata të realizmit socialist, bijt e bijat e Bllokut, ose ata që i shërbyen diktaturës me shumë zell dhe Enver Hoxhës.

Naum Prifti me familjen e tij me rrëzimin e diktaturës komuniste, duke “sakrifikuar” dhe sfiduar moshën e tij - erdhi në emigrim në Amerikë, që megjithëse, ai kishte edhe vëllanë në Amerikë, ia kishin mohuar atë, në atë kohë duke e përballuar me pyetje të vështira dhe të dhimbshme për Naum Priftin dhe familjen e tij për 50 vjet të sundimit komunist.

Largimin drejt Amerikës, shkrimtari Naum Prifti, nuk e konsideroi një ikje si e shumë të tjerëve, mbas 1990, kjo për shkak të të atit, i cili kish punuar për shumë vite këtu në Amerikë.

“Gjatë kësaj kohe ai kishte regjistruar edhe fëmijët, që prej shumë vitesh kishin marrë nënshtetësi amerikane. Në këtë vend demokratik, referuar ligjit, nga viti 1925 deri në vitin 1939, fëmijët e emigrantëve edhe pse jetonin jashtë Amerikës, ishin automatikisht amerikanë. Shkrimtari e ka marrë vesh krejt rastësisht në vitin 1991, kur bashkë me familjen shkoi në Athinë. Kur paraqiti dokumentet mësoi të vërtetën dhe brenda javës, nisi udhëtimin për në Amerikën e ëndërruar, tashmë si shtetas amerikanë. Megjithëse prindërit kishin vdekur prej kohësh, por gjeti dy vëllezërit, me të cilët jetoi disa vite me ta”.

Naum Prifti megjithëse është 87 vjec ndjehet mirë që mundi të vërë në jetë amanetin e vëllait të tij, Piter Prifti, i cili e kish lënë me gojë dhe me shkrim, që pas vdekjes të digjej në Krematorium dhe t’i shpërndahej hiri nëpër Atdheun e tij, për të cilin e dogji malli.

Vëllai i Naum Priftit - Peter Prifti i cili vdiq në Kaliforni, është i pari shqiptar që e bëri atë, që hirin e tij nga Amerika t’a hedhë në Shqipëri. Hiri u hodh në lumin Erzen dhe në këtë ceremoni prekëse morën pjesë shumë akademikë si: Emil Lafe, Nasho Jorgaqi etj.

Në “faqet” e ceremonisë, 87 vjetori i ditëlindjes së shkrimtarit Naum Prifti, zuri pjesë dhe tërhoqi vëmëndjen edhe dhurata më e bukur e kësaj datëlindje “Kartolina” e kombinuar me 36 shkronjat e Alfabetit shqip, e titulluar “ Alfabeti me veprat e Naum Priftit”, hartuar dhe përgaditur nga dy vajzat e tij me rastin e 87-vjetorit të lindjes shkrimtarit të dashur shqiptar.

Ceremonia e datëlindjes së 87 vjetorit të Naum Priftit e cila ishte me të vërtetë një roman i aftë për të ndryshuar zemrat dhe mendjet e familjes, miqve dhe dashamirsve lexuesve të shumtë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë.

Naum Prifti:

Naum Prifti i lindur në Rehovë, Kolonjë, më 7 mars 1932, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1991, emigron në Amerikë (Neë York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, Neë York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe "Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të".

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi: “Dimri i Urisë” ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat