Të shtrenjtes, Kosovës Martire

Kultura

Të shtrenjtes, Kosovës Martire

Nga: Llemadeo Lleshi Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:02
Llemadeo Lleshi

Krenar jam për ty, o mik poet,

O ti, që në zemër e ngjyen penën;

sa herë shkruan vargje për atdheun,

dhe diellit ia merr rrezet për Heroikën...

tek me lot e dhimbje e thur vargun tënd!

 

U pamë bashkë sot, o mik i mirë

Dhashtë Zoti që të shihemi përsëri,

dhe ashtu të gëzuar, të buzëqeshur të pafsha sërish

me librat e tu në duar

dhe me gëzimin e suksesit në sy!

 

T ́i këndosh atdheut sërish, o mik,

dhe ruaj tehun e mprehtë fjalës shpatë, të vargut

atdhetar,

se asaj ane kah rrjedhat e Danubit shkojnë përgjakur

shekujve të Ilirisë...nuk flejnë kurrë te pabesët e vjetër

barbarë.

 

E në fjetshin në punë të tyre, ti vargje të bukura thur

përsëri,

këndoji asaj, të shtrenjtës Kosovë martire,

të shkuarës së paharruar dhe të ardhmes,

ashtu me mendimin tënd të mprehtë, dritë dhuroju të mirëve!

 

E diku legjendave iliriane do të shihemi bashkë

e atje në hijen e lisave të mallit do të rrimë,

do t ́u këndojmë zanave hyjnore për të përhirshmet hire,

e do t´ua përjetësojmë së bashku madhështinë.

 

E vargu gecian do këndohet nëpër kohëra

ndër lëndinat e Kosovës nga të bukurat shtojzovalle,

e bijtë e së ardhmes do të thonë

-I këndoftë zemra poetit Atdhe Gecit!

Të bukura ia paska lënë kohës këto vargje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat