“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.” - Bota Sot
“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.”

Kultura

“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.”

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:34
Margaret Thatcher

 

“Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë me një vullnet të fortë quhet “i fuqishëm”.

“Humbje? Unë nuk e njoh kuptimin e kësaj fjale.”

“Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do t’i afrohet shumë kuptimit të problemeve në drejtimin e një vendi.”
 

“Mund të jetë gjeli që këndon, por është pula ajo që shtron vezët.”

“Askush nuk do ta mbante mend Samaritanin e mirë nëse ai do të kishte thjesht qëllime të mira; Ai kishte edhe para.”

“Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.”

“Shtëpia duhet të jetë qendra, por jo kufiri i jetës së një gruaje.”

“Unë gjithmonë ngazëllehem jashtëzakonisht shumë, nëse një sulm që më bëjnë është veçanërisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata më sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk u ka mbetur as edhe një argument politik.”

“Ia vlen ta njohësh armikun, sepse në një moment të caktuar të kohës, mund të keni mundësi ta ktheni atë në mik.”

“Nuk mund të ketë liri, nëse nuk ka liri ekonomike.”

“90% e shqetësimeve tona nuk ndodhin kurrë.”

“Pasuria e një vendi nuk ka pse varet nga burimet natyrore, madje mund të përfitojë në fund të fundit, nga mungesa e tyre. Burimi më i madh i të gjithëve është njeriu. Ajo që duhet të bëjë qeveria, është të krijojë kuadrin, që talentet njerëzore të lulëzojnë.”

“Gratë janë shumë më të zonjat për të thënë “jo”, sesa burrat.”

"Unë zakonisht e krijoj mendimin për një burrë në 10 sekonda, dhe shumë rrallë e ndryshoj.”

“Nëse kritikët e mi do të më shihnin duke ecur mbi lumin Tamiz, ata do të thoshin se po e bëj ngaqë nuk di të notoj.”

“Të jesh i pushtetshëm është sikur të jesh një zonjë. Nëse ju duhet t’u tregoni njerëzve që jeni, atëherë në të vërtetë nuk jeni.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...