Dokumentari “Triumph” konkurron në një festival në Kaliforni

Kultura

Dokumentari “Triumph” konkurron në një festival në Kaliforni

Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:11
Foto

Me regji të Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës, dokumentari ka në qendër lojtarët e kombëtares shqiptare, të bërë bashkë nga fanella kuqezi. Sjell histori të ndryshme, duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, si dhe tregon rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian 2016.

Më 14 tetor 2014, Shqipëria dhe Serbia u përballën në stadiumin e Partizanit në Beograd. Pikërisht kjo ndeshje shënon edhe kulmin e dokumentarit. Në ndeshje nuk u lejua që të merrnin pjesë tifozët shqiptarë, ndërsa ata serb brohorisnin kundër shqiptarëve dhe kosovarëve.

Gjatë takimit pati incidente të shumta, por kulmi arriti kur mbi stadium u valëvit flamuri i Shqipërisë etnike, i cili kishte në njërën anë fotografinë e Ismail Qemalit e në tjetrën atë të Isa Boletinit, ndërsa poshtë shkruhej “Autoktonë”.

Mjaftoi kjo për të nxitur akoma më shumë situatën në stadium ku më pas tifozët sulmuan edhe lojtarët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat