Biografia e patriotit, gurbetqarit Adolf Ndoja - Veprimtar Shqiptaro-Amerikan

Kultura

Biografia e patriotit, gurbetqarit Adolf Ndoja - Veprimtar Shqiptaro-Amerikan

Nga: Skender Gashi Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:40
Adolf Ndoja

Adolf  Ndoja i lindur me 25.08.1944, ka prejardhje nga fshati Bec i Dushkajes së Gjakovës.

Ai rrjedh nga një familje e madhe patriotike që të gjithë kishin qenë halë në sy për pushtetin serbo-sllav gjakpirës, që nuk lanë gjë pa bërë në popullin e pambrojtur shqiptar.

Adolfi ishte rritur jetim pa baba, se babain ia kishin pushkatuar serbosllavët çetnik.

Në vitin 1973-1974 pushteti serb kishte marrë aksion për djegien dhe maltretimin e banorëve të fshatit Bec. Adolf Ndoja i mërzitur, i rraskapitur, nga zullumçari serb që i bëri shkrumb e hi , u nis për Gjakovë.

Posa arriti në Gjakovë para stacionit policorë takoi komandantin e policisë serbo-çetnike i ashtuquajturi Llazar, i cili e thirri Adolfin dhe iu drejtua " Kush je ti që nuk e përfillë pushtetin serb ? ". Në bisedë e sipër ai e goditi grusht Adolfin dhe e mbuloi me gjak. Adolfi në atë moment i ka thënë se unë do të jem i fundit që ti e sulmon dikë. Ashtu edhe ndodhi. Para stacionit policorë Adolf Ndoja i mllefosur dhe me një krenari të lartë nxori revolen ku me tre plumba e goditi në kokë komandantin e policisë serbo-çetnike dhe e la të vdekur në vend.

Menjëherë Adolfin e arrestuar dhe e dërguan në burgun e Pejës, aty për 6 muaj e rrahën,e maltretuan, e torturuan dhe kurrë nuk mundën të ja ulin burrërinë e një shqiptari shumë patriot. Pas 6 muajsh e dërguan në gjykim. Adolfi me mençurinë dhe shkathtësinë e tij , iku për një kohë shumë të shkurtë dhe ka qëndruar në ilegalitet ,

ai me ndihmën e shumë miqve arriti ta lëshoj tokën e Kosovës Nënë dhe depërtoi në Austri.

Në Austri nuk qëndroi shumë , por menjëherë filloi të kërkonte rrugë për në Amerikë,

dhe pa humbur kohë iu drejtua Ambasadës Amerikane me dokumentacion të plotë dhe shumë shkrime të gazetave të asaj

kohë që kanë shkruar për rastin në fjalë dhe kërkoi azil për në Amerikë .

Me ti parë të gjitha dokumentet Ambasada Amerikane ia aprovoi qëndrimin e Adolfit në Amerikë dhe

me 20 Maj 1974 Adolfi ka hyrë në tokën e Amerikës dhe nga atëherë jeton dhe vepron në Amerikë.

Edhe pse i kërkuar për 45 vite , ai asnjëherë nuk u ndal së punuari për çështjen kombëtare

si dhe t'ju ndihmoj mërgimtarëve shqiptar dhe popullit shqiptar në të gjitha aspektet.

Adolf  Ndoja e përshkruan jetën në gurbet sa nuk mund të ngopesh me tregimet e tij.

Adolfi i bënë thirrje gjithë kombit shqiptar për unitet , sepse vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe mund ti përballojmë të gjitha sfidat që na i kurdis armiku. Apelon tek rinia kosovare që të mësojnë,e mos ta lëshojnë atdheun , sepse gurbeti është shumë i rëndë .

"Atdheun duhet ta ruajmë si sytë e ballit " - thotë ai. Në vijim gjeni disa nga fjalët më brilante prej të madhit Z.Adolf Ndoja , nga përvoja e tij 45 vjeçare në gurbet :

 

                     

-Kaluan shumë vite e muaj,

që kam dalë në vend të huaj,

shumë vuajtje i kemi kalu,

kurrë nuk mundëm mu rahatu.

 

-Tash pi them disa fjalë tjera,

se mendja e njeriut ish sikur era.

Sa të jetë njeriu i ri,

i kish mendtë axhami.

 

-Mos ja nis mu krenu,

kah trimëria mendt mi qu,

nuk ka njeri që s'është i fortë,

që se vret një njeri në botë.

 

-Ai që e bënë një trimëri,

duhet mi pas njëqind mjeshtri.

E ti njeriun në bofsh me mbyt,

Mate veten , mos mu koritë !

 

-Tash po ju tregoj një punë tjetër,

tash është i 21-ti shekull,

merrni vesh lumë djemnia ,

mos i folni fjalët e këqija !

 

-Sa ti keni pleqtë te shpija,

kurrë në derë s'ju vjen koria,

si në paqin vra,e paqin falë,

ata e dijnë se nga me dalë.

 

-Prite punën pa u bë,

se kur të bohet nuk zh'bohet më !

Ruanu mirë prej armiku,

e të kalojna prej rreziku.

 

-Ju anglishtën e keni mësu ,

ruane shqipën mos me harru ,

si të folin prindtë të shpija,

ashtu kanë me ju bo fëmija !

Skender Gashi,  Kryetar i Partisë Liberale të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat