Bima e rrezikshme

Kultura

Bima e rrezikshme

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 mars 2019 Në ora: 07:50
Fatmir Lohja

Na organizuan ndërkombëtarët,për të shkuar në vendet nordike, për të marrë experience,me tematikë: ” Bashkëpunimi i pushtetit lokal me komunitetin”.Në delegacion ishim rreth njëzet veta,nga bashki të ndryshme.Të gjitha shpenzimet qenë të paguara.Na dhanë edhe djeta përpara nisjes.E emertova ,me kënaqësi, trajnin, të gërshetuar me elementë të qejfit. Me këto mend e mora rrugën e gjatë. Në fillim pata pak emocione,se nuk njihja askënd nga grupi.

Pa hipur në avion,më ra në sy, se filluan të krijoheshin grupazhet, sipas preferencave individuale. Të parët u polarizun grupimet politike.Më pas u krijuan tufëzat me bazë; krahinore; gjinore; moshe;….Akujt u shkrinë që në natën e parë . U afrova me doktor Edin, sepse ishim afërsisht moshatar.Mu duk babaxhan.Nuk e vrisnin këpucët ,si gjysmën e grupit,që i kishin fring të reja.Nuk i konvertonte vend e pavend eurot në lekë,si shumë kush nga ne.Kjo praktikë e mbrasht , na bënte të hezitonim për të blerë ndonjë gjë,që na mbeteshin sytë.Me anglishten e pastërt çante kudo.

Vendasit na paraqiten programin javor të takimeve dhe shetitjeve. Me ngjyra, dhe me orare preçize,që parashikuar të gjezdismin atë javë. Pragrami i ngjeshur, që në ditën e parë, u nëpërkëmb. Nisja nga ora tetë e tridhjetë, shkoi në nëntë e tridhjetë, për arsye thjeshtë banale. Në fund të ditës, nga vonesat në çdo nisje, nuk dilte koha të zbatohej programi pikë për pikë.

Në fillim vendasit u merzitën me mungesën e korrektësisë sonë. Më pas, u binden , se nuk mund të na latonin me asnjë ashkël,për të na edukuar me korrektësinë e tyre.Takuam shumë njerëz.Pamë shumë vende të bukura.Të gjithë grupit i mbeti në mendja pastërtia e qyteteve dhe komunikimi i qetë në mes njerëzve.Qytetari,komuniteti, shkonin në bashki,sikur ta kishin shtëpinë e tyre.Prezantonin shqetësimet dhe merrnin përgjigje se në cilën ditë dhe orë, do t’u zgjidhej.

Në një bashki të vogël, kryetari , përpara se t’i hynim në zyrë, na shoqëroi të vizitonim një kishë shumë të vjetër,në përfundim rikonstruksionit.E kishin qendisur . Dukej sikur të qe ndërtura ato ditë, e jo përpara pesë shekujsh.

Në zyrën, përveç stafit të ngushtë,me ne u ftuan edhe gazatar vendas.I bëri një rezume punës së bashkisë.Nuk thonë kot, se halli hallit nuk i ngjan. Për ne papunësia e shtrirë në trotuare, ai ankohej se nuk po gjente dymijë forca pune, për të rritur zhvillimin ekonomik.Shumat e fondeve vjetore në dispozicion të bashkisë së tij, nuk mund të krahasoheshin me buxhet tona.

Pas ligjërimit, biseda u la e lirë, me pyetje dhe përgjigje. Nga tanët u bënë edhe pyetje marroke: ”Si e luftoni korrupsionin? Si i trajtoni ndertimet pa leje? Si…….” Vendasit hapnin sytë me habi.Dyshonin edhe për përkthimin.

Kryetari i bashkisë, na tregoi se ishte në fund të mandatit katër vjeçar.Edhe mosha e tregonte , pasi ta dorëzonte detyrën, do të dilte në pension.E pashë mirë ,që u mërzit nga pyetjet e besdishme.Për ta ngrohur pak,u mundova ta sqaroj ,se halle të tjera ka shoqëria e jonë,e halle të tjera kanë ata.Në fund i drejtova një pyetje të shkurtërt:”Këto katër vite çfarë u ka shqetësuar më shumë?”U fut në shprehjet e standartit, që politika i ka me shumicë, për rritjen e mirëqënjes së e popullit.

Konkretisht! –ia ndërpreva,me dashamirësi shpjegimet politike .

E do me sinqeritet,- dhe më buzëqeshi me mirësi.- Përpara se të vinim në zyrë,nuk u shetita farë kot te kisha e vjetër përballë.Pas pesë shekujsh e ribëmë të re.Për këtë arritje jam shumë i kënaqur,po ta them me sinqeritetin maksimal.

U ngrita në këmbë nga respekti. U qafuam me sy të përlotur.” Sa ministra, kryetar komunash,bashkishë, janë ndërruar tek ne,dhe nuk nak kanë lënë , sëpaku, një nevojtore për shënjë,që komuniteti të mos marre male, fusha, nën ura, cepa pallatesh , për t’……….”- mendova në ato çaste emocionuese,për eksperiencën tonë të mbrapsht.

Gjatë kokteit,që u shtrua pas takimit,kryetari i bashkisë më tregoi për një shqetësimin të komunitetit të tyre.Në vitin e fundit,në oborret e shtëpijave, ka mbirë një bimë e rrezikshme, që po lendonte komunitetin.Ekspertët e kanë përcaktuar si bimë mesdhetare.Më pyeti nëse në grupin tonë kemi ndonjë biolog,të na këshilloj si të mbrohemi prej saj. Biologu në grup na mungonte. Rekomandova doktor Edin.Me dy specialist, dhe me doktor Edin, shkuam për të parë në vend bimën e rrezikshme,meqë gjendej edhe në një lulishte aty pranë.

Gjatë rrugës vendasit, me buzëqeshje të hijshme, na e përshkruan të tmerrshme bimën e panjohur.Na e shpjeguan me detaje, pse komuniteti është tronditur në psiqikën e vet. Me doktor Edin po e vrisnim mendjen, për këtë bimë të rrezikshme. Nga larg vendasit e treguan bimën djegëse, me panik në gjoks.Kur u afruam doktori mori një gjethe në dorë.Vendasit u pataksën me veprimin e tij.

Emrin shkencor e ka :” URTIKA DIOICA”- e nisi doktori për vendasit.- Eshtë hithër.Nuk po e njeh,të plaçin sytë? - më tha në vesh,me zë të ulët.

Ju i thoni hithër,e na hithën,por ku e gjetë tërë atë emër të gjatë,sa mi more mend e kresë ?- e pyes duke qeshur.

Filloi doktori t’u tregojë vendasve se kush është hithra dhe pse shërben ajo. Në prezantim të përvëlon ,por është bimë çudibërëse. Ne shqiptaret hithrat i kemi përdorur prej shekujsh, për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinës, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave. Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Nuk pushonte doktori duke shpjeguar dobitë e hithrave, por vendasve nuk u mbushej mendja.

Na dukej jo etike t’i qortonim për frikën ndaj hithrave.U munduam t’u mbushnim rradaket me delikatase. Pse janë te paditur për bimët mesdhetare i kuptonim. Pse ishin aq të pagllëndur, në një ambient me standart të larta,nuk i jepnin dum arsyetimit tonë.

Futu ti , se nuk kam se çfarë të shtoj më për hithrat! - më drejtohet doktori.

Meqë me shkencën nuk u binden, u futa në krahun praktik.U thashë se ne, në Shqipëri e përdorimin për mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë. Hapnin sytë si daci nga shpjegimi im.Kur u tregova se hithrën e përdorim edhe si mjet pedagogjik,në edukimin e fëmijëve, më panë si të luajtur nga fiqiri.Nuk e pranonin në asnjë menyrë, si mjet edukimi ,kërcenimin e nënave shqiptare ,se do t’i ndëshkojnë kolopuçet me hithër te këmbët,po të bëjnë ndonjë çaprazllëk. U mundova t’i sqaroj se është me edukative frika ndaj hithrave,se sa ndaj policisë.E para , nuk dihet nëse vjen policia, për sherre vocrrakësh në shtëpi!? E dyta, edhe nesë niset ,kur arrin !?E treta, shkëput merëdhënjet e bashkëpunimit midis komunitetin e policisë.E katërta,nuk është mirë, se çfarë ka shtëpija,ta marrë vesh policia,se fundi i fundit çilimitë, nuk mund të rriten pa bërë gabime.Ndërsa hithra ,në majë të bufesë,i kërcenon pa asnjë shpenzim dhe me finesë estetike ne trup.Për tërë natën t’i mblell mend.Të nesërmen në mëngjez nuk të lë asnjë shënjë.

Në komunikim, të dy palët, e shihnim njëri –tjetrin, si të çakorduar nga mend e kokës. Ne nuk shpjegonin dot panikun ndaj hithrës, ndërsa kryeneçët, stoponin te pyetje:”Kur të djeg lekurën,çfarë katasrofash mund të sjellë në stomak?” Ndërsa ne u ktheheshim:”O marrokë!A e dini se në Azi i hanë me deshirë maksimale gjarpërijt?Kur hithra zihet,i avullon helmi ,si gjarprit në kazan. Gjarpri është i rrezikshëm se leviz, dhe të pickon pabesisht.Hithra është si lulja në lulishte. Po nuk u afrove, nuk e ndjen aromën e saj.E shihnim mire se buzëqeshja e nisjes te ata qe avolluar. Edhe zbaviteshim me naivitetin e tyre, edhe na mërzisnin me dyshimet. Nga frika, vendasve ,u qe mpirë arsyetimi.Kaptinat e tyre nuk i rroknin dot shpjegimet tona si shkenoce ,edhe praktike.

Në fund na e thanë troç. Me të tilla arsyetime, komunitetin nuk mund ta qetësonin. Edhe ne nuk u morëm më me neçot. Meqë hymë në valle me, deshirën tonë, dhe si shkuan punët,me Edin po shtryllnim trurin si të dilnim nga ajo situatë komike. Na u ngrit në ballë delli i marrëzisë.U betuam:”O do t’i bëjmë miq me hithrat,o ramë e vdiqëm!Na nevoitej zhdërvjellësi në mendin dhe ritëm në veprim.

Kryetari na priti me shumë shqetësim.Të njëjtat fjalë ia thamë edhe atij .Nuk u bind,se me këshillat tona, do të qetësohej komunitetit. Pas nesh raportuan edhe dy vartësit e tij.Nuk i tregova kryetarit,për vlerat edukative të hithrës,nga frika, që edhe ai të mos e humbte respektin,në lidhje me shendetin mendor timin.Për çudinë tonë, kryetari filloi të qeshte sëbashku me ne.Ndoshta i kujtohej ndonjë mjet “edukativ”,nga fëmijëria e largët.

I mora leje, të flas pak me grupin tonë. Pas propozimit, ra në sy menjëherë entuziazmi i grupit. Nga prekja në sedër, u zbuluan edhe talentet. Secili,me deshirë,mori përsipër detyrën, që njihte më mirë, nga këputje gjetheve të hithrës ,deri në nxjerrjen e produktit të gatshëm mbi tavolinë.Edhe për ne qe ngjarje e jashtëzakonshme.Kur ka ndodhur ndonjëherë,që njëzet shqiptarë,në një vend të largët nga atdheu,të bëhen në një mendje,me deshirë maksimale,për të ekspozuar traditat kombëtare, në një kohë që kishim pikëpamje krejtë të ndryshme politike!?

Gratë nuk mbaheshim më.Padurimi për sukses, na mbështolli të tërëve në krahët e vet.Edhe më indiferentëve, iu ndez gjaku mesdhetar,sepse qenë nën vezhgimin admirues të vendasve.Me gëzim shkoj përsëri te kryetari.I sugjerova,se si grup,do të kontribonim në ndryshimin e opinionit të gabuar të komunitetit .Do të organizonim punën, në këtë mënyrë: Burrat do të grumbullojnë hithrat. Gratë do t’i gatuajnë. Kanë nevojë për një furrë, që pjek me dru .E pashë që kryetari u entuziazmua nga sygjerimi ynë. Nxorri si pengesë progarmin e punës në vazhdim. Ne e shkelmuam me deshirën maksimale,për të qetësuar komunitetin.

Të dy palët u futëm në punë.Ne shqiptarët e nisëm nga supërmarketi.Gratë për të blerë harxhet për gatimin e byrekut dhe të sallatës,ndërsa burrat për t’u paisur me doreza,gërshërë, edhe qese për të futur hithrat çudibërëse.Vëndasit folën me një piceri,pranë bashkisë,e cila e pranoi me deshirë bashkëpunimin me ne. Me tellall, me mediat lokale,u lajmërua komuniteti,për të ndihmuar ne gjetjen e hithrave , sepse do t’i mblidhin ,dhe do t’i gatuanin shqiptarët,brënda pak orëve.

Pas një orë nuk mund të mbanim më hithra në çanta.Ia dorëzuam grave në piceri. Ato u çuditën nga puna jonë “heroike”. Nuk kishin faj.Në Shqipëri,nuk do ta bënim atë punë,nga ndrojtja e opinionit qytetar. Të ndjekur nga kamarat televizive, nuk do të leviznin hapin për asnjë arsye.

Disa nga burrat, që u vinte për dore gatimi,ndënjen për të ndihmuar gratë e shkathta.Komuniteti shtohej nga çasti në çast. Ju futëm me pasion punës,si vendasit edhe ne.

Pas disa orëve,kur gratë dërguan fjalë, se është gati gjithçka,me kuç, edhe me maç ,komuniteti u grumbullua te piceria.Nuk mund të numuroheshin tepsitë.Televizionet vendas e kombëtare kishin zënë vende kyçe për të transmetuar çdo gjë direkt. Demostrimin e filluan ne shqiptarët.Hanim me deshirë byrekë, lakrorë,sallatë me hithra.Edhe guzhinjerët e picerisë,edhe amviset vendase, që ndihmuan gratë tona në gatim,hanin me ne.E kishin qarë si byrekun ,edhe lakrorin,duarartat tona.

Me pas , çdo qytetar, që gjendej në atë demostrim,provoi gatimin.Në fillim e preknin me majën e gjuhës.Prisnin për pak sekonda, nëse do të bëhej hataja .Më pas e kafshonin pak copën e byrekut.E përtypnin ngadalë, si nje ilaç mjekësor. Duke parë fiku -fikun, trimëroheshin, dhe kërkonin me çdo kusht të provonin të gjitha asortimentet. Përgjithësisht u duken të kënaqur nga eksperimenti. Ajo natë u kthye në festë. Birrë , byrek, lakrorë,sallatë me hithra ,nuk duhet të jetë pirë, e hëngër më shumë,në një komunitet,brënda një nate. Kryetarit të bashkisë i shkonin lotë nga gëzimi.

Tani dal i qetë ne pension.Shqetësimin, që i solli komunitetit bima e rrezikshem, më pragmatizmin tuaj, na e bëtë mike shtëpije,- u drejtua tek ne,duke na qafuar , me shumë respekt.

Pas një viti,nga ish kryetari i bashkisë, na vjen një ftesë në çift, të dyve. Në fillin na kërkuan urgjentisht t’i dergoim me email fotokopjet e katër pasa-portave. Pas dy ditësh na erdhën të konfirmuara biletat, për shkuarje dhe ardhje në vendin e tij. Udhëtuam me gratë përkrah.Në aeroport na priti familjarisht ishkryetari i bashkisë.Në qytet na përshendesnin turmat e qytetarëve, si miq të shtrejtë. Atë natë më kembëngulje e ishkryetarit, bujtëm në shtëpinë tij.Na priti aq ngrohtë,sa gratë tona,për herë të parë u ndjenë krenare,që na kanë për burra.

Komuniteti,atë ditë të bukur maji,ku ne demostruam për dobitë e hithrave,e kanë caktuar ditë festë lokale, për bimën ish të rrezikshme.Piceria, ku u bë eksperimenti,nuk e ka hequr nga menyja , që nga ajo ditë, gatimet me hithër.Me shpenzimet e tyre,me bazë hithrat, shtruan edhe një darkë madhështore, me rastin e një vjetorit të festës.Sëbashku me ne ,qenë ftuar klientë të shumtë. Në afrimitet, kamarierët,na tregaun, se nga dita që u bënë miq me hithrat,klientela e tyre, është rritur shumë.Edhe ne festuam me miqtë tanë të ri.

Pse patëm aq sukses në këtë komunitet, ndërkohë që nuk jemi politikanë? - e pyes doktorin,në avion, kur po ktheheshim për në atdhe.

E para, nuk gënjyem si politikanët. E dyta,dhe më e rëdësishmja,kur e panë punën tonë me sytë e tyre, ata u bindën se nuk jemi krejtësisht marrokë,- qeshte Edi me zë.

E pse e nxorre këtë konkluizon? - e cys pak.

O marrok! Punë me mend të duket, që një mjek shqiptar të dalë të mblellë hithra,pranë Polit të Veriut?

E bërë për hatër të komuniteti, këtë sakrificë,- e ngacmoj përsëri.

Ta jap fjalën si burrat,se për asnjë komunitet nuk mblell më hithra!Hithra hithër mbetet,dreqi ta hajë!Më ka djegur shplaka e dorës dy ditë,nga hithra që mora në dorë,për t’u nxjerrë frikën nordikëve.

Me thanë të vertetën, kur e more hithrën në dorë, mu rrenqethen mishrat. Trimëria jote me mobilizoi totalisht për sukseset e mëvoshme.

O zoti ekonomist! Nuk je më i zgjuar se unë, prandaj mos u hap kot!Dor për dorë, dhe me të njëjtin hap me mua e kërceve edhe ti vallen e marrëzisë.

Duke qeshur më zë të lartë, nuk shqetësuam vetëm gratë tona, por edhe udhëtarët në avion. Nga humori nuk e ndjemë rrugën e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat