Pamjet e para të sezonit të dytë të serialit “Killing Eve”

Kultura

Pamjet e para të sezonit të dytë të serialit “Killing Eve”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 07:52
“Killing Eve”

BBC America e ka prezantuar trilerin e ri për sezonin e dytë të hit serisë "Killing Eve", i cili duket po aq i çuditshëm sa edhe i pari. Njoftimi i shkurtër na zbulon pak më shumë nga planet e Villanelle (Jodie Comer) pas përplasjes me Sandra Oh, apo Eve, në episodin e fundit të sezonit të parë.

Ato të dyja janë ende të fiksuara me njëra-tjetrën dhe në sezonin e ri na presin edhe më shumë situata dhe komplikime të pabesueshme nga pena e skenaristes së re Emerald Fennell.

Seria është e bazuar në romanet e Luke Jennings fokusuar në dy femra: Eva është agjentja e MI5, e cila ndihet monotone për shkak se puna e saj në zyrë nuk e lejon t’i realizojë mundësitë e saj si spiune. Villanelle është një vrasëse e paparashikueshme dhe e talentuar, e cila e do të gjithë luksin që ia mundëson stili i jetesës dhe puna e saj.

Përveç personazheve tona kryesore në sezonin e ri luajnë edhe Fiona Shaw, Darren Boyd dhe Owen McDonnell.

Eva dhe Villanelle do të kthehen në ekranet e vogla më 7 prill të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat