Filmi i More Raçës në International Short Film Festival Oberhausen

Kultura

Filmi i More Raçës në International Short Film Festival Oberhausen

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:21
Foto

 

Filmi “Ajo” i regjisores kosovare More Raça është  selektuar për të qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në Festivalin e Kategorisë A , ‘International Short Film Festival Oberhausen’.

‘International Short Film Festival Oberhausen’ është ndër festivalet më të vjetër dhe më të rëndësishëm të filmit të shkurtër. Ne këtë festival kanë aplikuar 5000 filma dhe janë pranuar vetëm 90 filma. Film AJO është konkurrent në kategorinë Children’s and Youth Films.

 

Filmi “Ajo” me regji të More Raçen, ka për producent Sunaj Raçën  ndërsa flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj, shkruan KultPlus.

Në film luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat