Shkëlqimi i Beverly Hills ëndërr e piktorit dhe artistit Skender Kapiti - Bota Sot
Shkëlqimi i Beverly Hills ëndërr e piktorit dhe artistit Skender Kapiti

Kultura

Shkëlqimi i Beverly Hills ëndërr e piktorit dhe artistit Skender Kapiti

Nga: Agim Vuniqi Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:00
Asgjë nuk ka dalluar edhe sot, kur Skenderi së bashku me djalin e tij vendosën të vizitojnë Beverly Hills

Dashuria për artin modern, sidomos atë pamor, te filmit e ka mbajtur pezull dëshirën e kahmotshme të veprimtarit dhe artistit Skender Kapiti. Ai veçohej nga bashkëvendasit e tij me vullnetin dhe frymën e artit postmodern, që ne si të rinjë kishim si mundësi ta shijojmë përmes postereve të Skenderit, piktorit dhe artistik shqiptar, i cili jeton dhe vepren në Londër. Ai i pari në qytetin e Prishtinës krijoi posterin e një loje sporti në futboll, atë të ekipit të lagjes "Pozderka", ekip i cili udhëhiqej nga i paharruari Cen Lushaku, i cili kishte pësuar si i ri ne moshë të re.

Ai mbetet i kujtuar nga bashkemoshatarët e tij dhe shumë të rinjë, që posa kishin filluar të dëgjonin per te. Përndryshe po nga ata sportist dhe aktivist sportiv u themelua KF Flamurtari. Pra Skender Kapiti ishte në epiqendër të të gjitha zhvillimeve dhe reformave të rinisë shkollare. Ai dhe tre vëllezërit e tij Osmani (para se me ndërruar jetë, ishte kryetar i Ballit Kombëtarë, dega e Prishtinës) Ejupi (futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, i cili zhvillon karrierën si trainer, asistent dhe bashkëpunëtorë i trajnerit me renome ndërkombëtare, Zebecit. Ai gjithashtu zejen e trajnerit e ushtroj edhe në ekipin e Prishtinës) dhe Fatoni (një ndër kamermanët veteran të RT21, ndjestë pastë).

Të bijtë e atdhetarit Sabit Kapitit ishin përherë ne thumbin e pushtetit, por edhe në mendjen e të rinjëve të qytetit të Prishtinës. Ata te gjithë shquheshin për besnikëri dhe ndershmëri, ishin edhe reformator të jetës kulturore në qytet, si në art, në film dhe në marketingun sportiv. Ishin këta hapat e parë, të një rinie djaloshare e cila përmes punës se përditshme donte te dëshmohet. Pra ne kenaqeshim me posteret e Skenderit si fëmijë, por edhe me pikturat e tij ambicioze sot.

Ai qysh atëherë kishte thurrur ëndrrën për filmin, njejtë sikurse Bekim Fehmiu, por mundësitë e tij ishin te vogla, pothuajse te pamundura, ngase politika represive nuk lejonte që idet dhe femijtë e atdhetarit llapjan Sabit Kapiti të jenë shembull për te tjerët. Aq e vështirë ishte jeta e tyre, te cilën edhe ne e përjetonim, ndoshta më pak se ata, por gjithnjë mburreshim dhe ishim krenar qe ishim shokë te tyre.

Asgjë nuk ka dalluar edhe sot, kur Skenderi së bashku me djalin e tij vendosën të vizitojnë Beverly Hills, për te evokuar kujtimet femijerore, për të realizuar ëndrrën rinore, per te shijuar shkëlqimin e këtij qyteti kalifornian, i njohur në botë si qendra e artistëve më te mëdhenjë që ka njohur dhe njeh njerëzimi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...