Rikthimi në "Çamëri" ose (Çamëria sot)!

Kultura

Rikthimi në "Çamëri" ose (Çamëria sot)!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 15 mars 2019 Në ora: 20:22
Ismail Muqiqi

Në publicistikën e shkrimtarit Adil Fetahut: "LEXOJ E REAGOJ", bëhet fjalë për romanin historik e udhëpërshkrues "Rikthimi në Çamëri" të shkrimtarit Arben Kondi.

Në këtë roman paraqitet një histori e plotë e së kaluarës dhe të tashmës në Çamëri. Nuk është qudi që ky roman është ribotuar 10 herë dhe është përkthyer edhe në gjuhën angleze.

Shkrimtari Arben Kondi, përshkruan mbresat, përshtypjet, peripecitë, trishtimet e udhëtimit e të qëndrimit në qytetet e ndryshme të Çamëris.

Kondi na njeh me atë që është pak e njohur pra me Çamërin e sotme, dhe me atë se si jetojnë çamët ortodoksë atje, të cilët politika dhe historiografia greke i mbanë ose i konsideron si një shtres e padukshme.

Trishtimin e parë autori e hasë në "portën e ferrit", në pikën kufitare në Kakavijë, ku shqipëtarët trajtohen në mënyrë shtazarake nga autoritetet greke.Shkrimtari aty sheh se si policia greke e rrahë brutalisht dhe përgjakë një djalë të ri shqiptar, vetëm e vetëm se nuk ishte i pajisur me vizë të rregullt.

Autori Arben Kondi, në mënyrë artistike pasqyron Çamërin martire në një mijë vjetë të historisë së saj. 

Përshkrimi i ngjarjeve, i vendeve, i personazheve të ndryshme na krijon emocione të shumëta ndjejnë dashuri e dhimbje, gëzim e hidhërim, respekt e urrejtje. Ky roman krijon një lidhje të ngushtë lexues-autor. Ato të prekin thellë në shpirt e në zemër. Nga lënda e shtjelluar në roman, lexuesi bindet pa mëdyshje se Arben Kondi është një shkrimtarë me një kulturë universale dhe talent të admirueshëm. Përherë i preokupuar dhe i përkushtuar ndaj kauzës kombëtare në përgjithësi, e kauzës çame në veqanti.

Arben Kondi vazhdon të shkruaj, të botojë e ri botojë, dhe të përhap librin në të gjitha trojet shqiptare, në Tiranë e Prishtinë, Shkup e Tetovë , Ulqin e kudo tjetër ku flitet e lexohet gjuha shqipe.

Botimi i këti kompleti me gjashtë vëllime me titullë "1000 vjetë Çamëri", është një pasuri dhe një ngjarje e shënuar në kulturën tonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat