Evari hirit

Kultura

Evari hirit

Nga: Nexhat Halimi Më: 16 mars 2019 Në ora: 06:09
Nexhat Halimi

Hirit të trëndafilit të një loje të vrarë vetmie

Njëqind herë nga kthehem mes pusi e hithi

Letea zgjohet shuplakash, ja si rrjedh për hije

Nga zjarri i prekjes ndërsa digjet drithi

 

Sëmundjen time me yll e ka vetëm ulliri

Rrënja nga i ik në zemër e dega në qiell

I dehur (për jehonë gjaku ndezur brenda syri

Ti, hija e dorës e mollës) u` nga vij me fyell

 

Zhvesh botën qorre, zhvesh veten deri në hi

Me gishta të thyer e rishkruaj zjarrin në erë

Me bri të ëndrrës mbi asht fryj mbi pranverë

 

Veç zogu të rrëshqasë duarsh e të niset nga ti

Në kallirin e një vere evarinë ta rindez.

Dashuria kurrë s`i mbyll dritaret me rez`.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat