"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" në Panairin e Librit në Paris

Kultura

"Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" në Panairin e Librit në Paris

Më: 16 mars 2019 Në ora: 06:42
Panairi i Librit në Paris

Në Panairin Ndërkombëtar të librit në Paris, që u hap pardje, ka gjetë vend edhe romani i Jusuf Buxhovit "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" (QUI REISTE A LA PESTE RESISTE AU DIABLE), i botuar nga botuesi i njohur parisien "L'Harmattan" në përkthimin e Odette Marquet.

Romani i Buxhovit në frengjisht ka pasur dy promivime të sukseshme në Paris si dhe tri ribotime brenda një kohe të shkurtër në Francë.

Në Panairin e Librit, autori Buxhovi, është prezentuar në kuadër të një përzgjedhjeje të 70 autorëve europianë në frengjisht, ku janë përfshirë edhe pesë autorë shqiptarë: E. Basha, S. Bashota, A. Vinca dhe I. Zajmi.

Romani "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", i botua në vitin 1982, krahas dhjetra ribotimeve, është përkthyer edhe në sllovenisht (1990), serbisht (1986) dhe është në përkthim e sipër edhe në italisht dhe anglisht. E.D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat