Monolog i dijesës

Kultura

Monolog i dijesës

Nga: Atdhe Geci Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:15

I këndoj shqiptarët në 5 shtete,

këtu jam prej 15 mijë vjetësh,

jam zonjë moderne dhe e lashtë,

këtu e kam të shkruar historinë.

 

Kosovë, kam mësimin e epokave,

urtësinë e të mençurit dhe trimit,

Dijesa jam, bija e jote! Me rrezet

tua po bëjë këngën e  bashkimit!...

 

Prej 15 mijë vjetësh jam Pellazgji

jam mbjellëse e grurit, shqiptare,

të gjakut e kam Homerin, Eskilin

dhe 4 Papët  tanë  të krishterimit.

 

Shqipëri, Tokë-Mëmë  e  atdheut,

thuaje fjalën e të paurtës  tënde,

Dijesa jote  është  pakëz  rebele,

jetën e dua me të gjitha të mirat.

 

Të mirat duhet t ́i ndajmë njëjtë,

papunësia është ende e frikshme,

Atdhe, kam mësimin e epokave,

dhe jam e paurtë në tokat e mia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat