Libër tronditës kushtuar një balade dashurie për jetën ...

Kultura

Libër tronditës kushtuar një balade dashurie për jetën ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:30
Krijimtaria e kësaj autori është si një dashurie që magjeps shpirtrat e ndjeshëm me bukurinë e rrallë të ngjarjeve e personazheve

Nga biseda të cilën e zhvilluam me poeten e mirënjohur te botës shqiptare dhe ma larg- Kozeta Zavalanin mësuam së çdo libër personifikon në një farë mënyre vetë personalitetin e atij që e ka shkruar, duke e bërë atë faqe pas faqeje, të duket i ngjashëm me jetën e problemet e autorit. Krijimtaria e mirë të një autori është si një aurorë dashurie që magjeps shpirtrat e ndjeshëm me bukurinë e mistershme dhe shfaqjen e rrallë të ngjarjeve e personazheve. Mundësia për t’u shprehur të bukuren dhe përpjekja njerëzore krijuese dhe për ta bërë këtë, është ajo që i jep vlerë pafund dhe e bën atë të natyrshme. Të lexosh këtë poete me romanin e saj “90+”, herë të kujton Anna Frank-un, një nga viktimat hebraike të Holokaustit, me ditarin e saj, që e shkroi duke qëndruar e fshehur nga viti 1942 deri më 1944, gjatë pushtimit gjerman të Holandës. Po mbi të gjitha dominon dashuria për nënën. Ashtu si thotë poeti i madh Rumiu “Ne jemi të lindur nga dashuria. Dashuria është nëna jonë”. Vesarta në momentet kur është duke bërë dashuri me të dashurin e saj, kujton momentet me nënën që i mungon aq shumë. Sepse dhimbja për humbjen e nënës është dërmuese dhe ju godet në momente të rëndësishme. Në fund të fundit, humbja e një prindi është një fakt i jetës që miliona njerëz para saj e kanë përballur. Por si do ta përballonte Katerina humbjen e djalit të saj, në lulen e moshës? Kjo ishte shumë e hidhur, e trishtuar, e dhimbshme e tragjike, shkatërruese e dëshpëruese. Është një rrokullisje e emocioneve. Është aq e keqe, sikur jeta juaj nuk do të vazhdojë kurrë. Ka një zbrazëti që kurrë nuk mund të mbushet, sepse nuk ka dashuri tjetër në këtë botë si dashuria e një nëne për fëmijën.

Mundësia për t’u shprehur të bukuren dhe përpjekja për ta bërë këtë, është ajo që i jep vlerë dhe e bën atë të natyrshme

E keni vënë re se si ndiheni, kur mendoni për nënën tuaj? Ju ndjeni lumturi; ju ndjeheni të kënaqur; ju ndiheni të dashur; ju ndiheni të zhytur plotësisht në dashuri, ju ndjeni rehati, ju ndiheni të sigurt, ju ndiheni të bekuar e të frymëzuar; ju ndiheni shpresëdhënës, ju ndiheni të fortë, ju ndiheni të guximshëm e të inkurajuar. Lajmi i kobshëm i erdhi gazetares, porsa mbaroi emisionin në studion e televizionit dhe e alarmuar vrapoi në spital. Aty mësoi se, djali i saj i vogël Miki ishte aksidentuar dhe kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhej në koma të thellë. Askush nuk e dinte nëse ai do të përmendej apo jo, por gjithsesi zoti e kishte lënë në jetë, derisa zemra e tij punonte. Pas një traume me pasoja për jetën, kur gjithçka në trupin e tij i humbi parametrat jetësore, Zoti bëri mrekulli dhe e kthehu sërish zemrën e tij në punë. Atëherë familja e tij vendos ta dërgojë për kurim në spitalin ushtarak “Gata” të Ankarasë në Turqi. Shkon aty edhe e dashura e tij, çuditërisht e dashuruar me një person tjetër e pas peripecish të shumta, kur djaloshi del nga koma, ajo e braktis të dashurin e mbetet vetëm, duke ëndërruar sërish ribashkimin me dashurinë e parë, ndonëse tashmë nuk ka më shpresë. Ndërkohë gazetarja bashkëbisedon me të birin në reanimacionin e spitalit “Gata”, ku i flet çdo ditë për gjysmë ore, aq sa e lejojnë të qëndrojë pranë tij. Ditën e krishtlindjes, pasi kthehet nga lutja në kishë, djali del nga koma e flet. Kjo i kalon edhe parashikimet e mjekëve të specializuar në Turqi, që i kishin përgatitur familjarët se, shërimi i djalit do të vinte pas një kohe të gjatë e të pa përcaktuar njëkohësisht. Në faqet e romanit- na tha në vazhdim të bisedës Kozeta do të lexoni ngjarje, që ju mbajnë mbërthyer pas personazheve, ndërthurur me ndjenja të pa përshkruara e të paharrueshme, në nëntëdhjetë e nëntë ditë, të ndara në katër stinë; vjeshta, dimri, pranvera e vera. Romani me titullin “ 90 + “ përshkruan ngjarje reale të ndërthurura me imagjinatën, duke gërshetuar realitetin e kohës me peripecitë e shumta të personazheve, që e mbërthejnë lexuesin me stilin përshkrues, gjallërinë e detajeve historike dhe mbi të gjitha, forcën e personazheve kryesorë. Episodet në roman “ 90 +” janë shkruar thjesht e qartë, në mënyrë dinamike, ku ndërthuren ndjenja të thella njerëzore me stil të rrjedhshëm dhe me figuracion të pasur artistik.

Humbjen e djalit, në lulen e moshës ishte shumë e hidhur, e dhimbshme e tragjike, shkatërruese e dëshpëruese ...

Këtë shkrim po e vendos, jo vetëm për të lexuar një analizë të thellë, që i është bërë librit me titullon “Gjysmë bota”, por edhe në përkujtim të shkrimtarit e përkthyesit durrsak Shpëtim Myshketa, që e shkroi para se të ndahej nga jeta, si një nderim ndaj femrave, ndaj gjysmë botës. Andaj romani me titullin “Gjysmë bota” – një titull mjaft domethënës. E tillë ka qenë gjithnjë ajo, një gjysmë botë, që në zanafillën e saj, kur e tërë bota përbëhej nga dy qenie njerëzore: Adami dhe Eva. Citova në fillim Adamin sepse sipas gjenezës, gruaja u krijua nga një brinjë e burrit. Gjithsesi ata nuk mundën të jetojnë pa njëri-tjetrin, ishin pjesë e pandarë e njëri-tjetrit dhe që të dy e bënë mëkatin fillestar, që i ndoqi tërë jetën ata dhe, brez pas brezi, tërë racën njerëzore deri në këto çaste kur unë kam kënaqësinë të them dy fjalë për librin e fundit të shkrimtares Kozeta Zavalani. Para se të shpreh mendimin tim për librin, i uroj zonjës shkrimtare e mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg , suksese të mëtejshme në rrugën që ka nisur. Gjysmë bota – e tillë ka qenë gjithnjë. Këtë e di fort mirë kjo zonjë, këtë e dimë fort mirë edhe ne. Por tjetërkund mëton shkrimtarja. Ajo me librin e saj dëshiron të tregojë që, kjo gjysmë botë ka ndryshuar shumë që nga lashtësia, më saktë që nga çasti dramatik i mëkatit fillestar

specifike e kësaj gjysmë bote ka ndryshuar, është rritur tej mase në raport me vlerat e saj përfaqësuese të shekujve të shkuar, pse jo dhe të viteve të shkuara. Me ritme të tilla sfidonte ecën gruaja sot, banore e kësaj gjysmë bote. Dhe kjo në saj të përpjekjeve të saj për t’u emancipuar, për të realizuar synimet e saj në fushën e barazisë gjinore, duke shpallur vlerat e saj në të gjitha fushat e jetës, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e paqes, formatimin e dimensioneve të lirisë dhe demokracisë. Në këtë libër, faqe pas faqeje, janë edhe treqind e tridhte e tre të tilla, lexuesi njihet me një galeri personazhesh femra, ashtu siç i ka njohur dhe përshkruar shkrimtarja e jone e mirënjohur të botës shqiptare Zavalani. Dhe ajo me kulturën e saj, intuitën prej psikologeje dhe eksperiencën si gazetare, ka ditur të futet në skutat e shpirtit të tyre për të nxjerr në pah vlerat e tyre si bashkëshorte, nëna, të afta në punën e tyre, potencialin dhe forcë e madhe lëvizëse që zotërojnë për ta çuar tërë botën tonë në lartësi të reja, drejt progresit në të gjitha fushat e jetës. Janë gjashtëdhjetë përfaqësuese të shquara të gjysmë botës femërore me të cilat kjo shkrimtare është e njohur, ka biseduar, ka përjetuar çaste të një miqësie të sinqertë dhe pastaj tërë këtë lëndë e ka gatuar me mençuri e dashuri për ta hedhur në treqind e tridhjetë e tri faqe të këtij libri me vlerë.

Vlerat e besimit ndaj Zotit, dashurisë dhe të detyrës ndaj vendit dhe familjes janë të shejta

Dhe vlera më e madhe e këtij libri është se përmes tij shkrimtarja i thotë me zë të fortë dhe argumente bindëse që gjysmë bota femërore nuk është më ajo e dikurshmja, ajo ka ndryshuar, dhe ka ndryshuar për mirë, tashmë ajo ka të njëjtat potenciale dhe forca lëvizëse si dhe gjysmë bota tjetër, ajo mashkullore dhe kjo do të thotë progres, do të thotë begati, do të thotë lumturi për të gjithë, pa dallime gjinore. E meqë janë gjashtëdhjetë gra e vajza të shquara, dhe koha ime është e kufizuar, ndryshe do të bëhesha i bezdisshëm dhe në këtë mjedis emocional ju do të më tregonit me gisht duke më thënë: “ja çka dini të bëni ju burrat”, gjykova ta kundroj këtë libër me treqind e tridhjetë e tri faqe nën një këndvështrim tjetër, duke mos e zbuluar tërë vellon e misterit që e pështjellon librin, pra duke mos e shuar kërshërinë për ta lexuar tërë librin.

Në botë Janë miliona vajza e gra që frymojnë në këtë gjysmë botë, por brenda qerthullit të këtij libri janë vetëm gjashtëdhjetë që shquhen mes tyre, secila në fushën e saj, e përfaqëson denjësisht gjysmë botën, të cilat janë yje që shkëlqejnë në mes tyre. Pra kemi një gjysmë botë dhe yjësitë që e ndriçojnë atë dhe bashkë me të edhe gjysmë botën tjetër, atë mashkulloren. Pra, të gjashtëdhjetë gratë e shquara për mua janë yje në yjësitë e makrobotës.

Image
Pas promovimit për adhuruesit e saj autorja ndan nga një roman

Për mendimin tim, politika- na tha na vazhdim të bisedës Zavalani është shumë e rëndësishme për jetën e një kombi, është shkenca dhe arti i të qeverisurit të një shteti, prandaj në krye të saj duhen njerëz të përgatitur dhe të ndershëm, njerëz me moral të lartë, atdhetarë të shquar dhe cilësi të tjera që do ta ngarkonin shumë këtë kumtesë të thjeshtë. Por sa e rëndësishme dhe domethënëse është kur ky aktivitet jetësor për fatet e një vendi drejtohet edhe nga gra të shquara. Andaj duke përmbushur një nevojë, duke ripërtërirë shpirtin e tyre, ato kanë zhvilluar programe që ndryshojnë botë, ndryshojnë jetën. Këto programe, përkatëse dhe novatore, objektive për gra të gjitha moshave, të gjitha grupeve social-ekonomike dhe të gjithë kombësive, synojnë zhvillimin, duke adresuar nevojat më kritike, që përballojnë vështirësitë me të cilat ndeshen me miliona gra në të gjithë botën, në partner strategjike për të siguruar përkrahje financiare, ndihmë teknike dhe mbrojtje, duke inkorporuar një model të grave që ndihmojnë gratë, duke qenë të përkushtuara plotësisht për ta ndryshuar botën, për ta bërë atë një vend më të mirë.”

Gjashtëdhjetë gratë e shquara për mua janë yje në yjësitë e makrobotës

Tre gra të nderuara në profesionin e tyre, që kanë fatmirësinë të jenë bashkëshorte të tre personave që kanë lënë gjurmë dhe vazhdojnë akoma të rrugëtojnë me guxim në historinë e këtij shteti. Të përjetosh gëzimet dhe shqetësimet e një udhëheqësi, ta nxisësh për veprim dhe t’ia qetësosh shpirtin e trazuar, ta urtosh dhe t’i japësh dashuri, atë dashuri që për të është aq jetike. “Një mirësi e pazakontë derdhet nga portreti i saj,” thotë autorja për zonjën Liri B. “ Ka hyrë në historinë e Shqipërisë si e para zonjë e parë e vendit. Megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e saj, përveçse angazhimeve më të shumta. Po ajo besnikëri ndaj jetës së thjeshtë dhe pa joshje drejt luksit që të serir një jetë e zakonshme. Doktoreshë Lirinë e ndesh çdo mëngjes kthesave të përbaltura për në zemër të lagjes së Brakës, në klinikën mjekësore ku ajo shërben si mjeke pediatre.” Gjatë intervistës zonja Berisha thotë: “Familja ka qenë dhe mbetet model i jetës sime nga e cila kam dashur të trashëgoj traditën dhe risinë që pranohet në bazë të vlerave, ndershmërinë dhe kurajën për të përballuar sfidat, për të kërkuar të vërtetën, për të dashur punën, për të gjetur miq e shokë që ndajnë me mua të njëjtat vlera. Kam dashur të trashëgoj vendosmërinë për të fituar me dinjitet çdo situatë. Të gjej ekuilibrin që i duhet jetës, mbi të gjitha të ndjej vlerat e besimit ndaj Zotit, vlerat e dashurisë dhe të detyrës ndaj vendit dhe familjes.”Tani po lind dielli dhe më duhet të largohem mbasi yjet u shuan. Them që jua kam përshkruar të gjitha sipas librit të bukur të zonjës Zavalani. Por edhe nëse më ka shpëtuar ndonjë Yll, duhet të jeni të sigurta që ka qenë fshehur pas ndonjë reje. Por reja do të davaritet dhe përsëri ylli i fshehur do të vezullojë. Dielli i madh është burimi i jetës sonë. Dhe ai, për ne shqiptarët dhe shumë të tjerë, nuk mund të ketë tjetër emër veç emrit të gruas së madhe shqiptare- Nenë Terezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat