Malli ndjek udhën e vet

Kultura

Malli ndjek udhën e vet

Nga: Atdhe Geci Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:52
Atdhe Geci

Duket erë e lehtë, por rrudhat e ujit në sipërfaqe, tregojnë për një frymë sociale të tensionuar. Në Kosovë gjatë një viti rreth 6 qind e 50 milion euro u shkojnë familjeve tona nga bijtë e tyre në mërgrim. Është e trishtë, por e vërtetë, shprehet analisti dhe ekonomisti, Ramiz Muharremi se në Kosovë 41% e popullatës shqiptare ka anëtarë të familjes jashtë vendit. Prej numrit të përgjithshëm të të mërguarve tanë, rreth 60% e të mërguarve, jetojnë dhe punojnë në Gjermani, dhe Zvicërr, ndërsa pjesa tjetër rreth 40% punojnë në shtete të ndryshme të Evropës. Që të ulet kjo derdhje e Kosovës nëpër botë, Kosova duhet të mendoj me ide konkrete e vizion për të ardhmen e saj. Ndryshe Kosova po zbrazet për çdo ditë. Unë kujtoj thotë Ramizi se, Reformat strukturore në ekonominë e Kosovës janë të domosdoshme. Jo aq për kohën e tashme, por për kohën e ardhshme të të papunëve.

( Në këtë vend të quajtur, Gjermani, shprehet Ramiz Muharremi, ekonomist i diplomuar, nga fshati Trestenik i komunës së Vitisë, i mërguar në Bad Neuenahr, na thotë se, ky vend ka aq dritë dhe diell sa pema të jetë e pemët, dhe ka aq dritë e diell sa fjala të jetë e lirë !.. U shpreha pak poetikisht më thotë Ramizi një adhurues i zjarrt i fjalës së shkruar dhe një biznesmen i sukseshëm në ndërtimin e objekteve dhe në infrastrukturë, dhe një njeri me kulturë të gjerë kombëtare.

Në jetë nuk ka çelës magjik për të bërë suksese më thotë Ramizi. Por, unë jetën time e siguroj me punë dhe vetëm me punë. Në Gjermani kam mërguar në vitin 1999, nga shtypja dhe represioni serb. Thonë, guri peshon më shumë në vendin e vet. Por, fati më përplasi në një botë krejt të panjohu. Z. Atdhe, më thotë Ramizi; prej prindërve e kam trashëguar kulturën e punës, respektin ndaj miqve dhe shokëve. Kjo jetë hallemadhe nuk ecën aq kollaj, duhet vullnet, guxim, dhe përgatitje arsimore për të arritur një sukses. Andaj, e them këtë me plot gojën se prindërit dhe vëllai im i madh ( mësues ) qenë udhërrëfyesit e mi. Pa atë kulturë, pa atë edukatë të trashëguar familjare, nuk do të arrija këtu ku jam.

Kosova e gjithë viteve të mia ishte në demonstrata. Unë jam rritë me demonstratat. Qoftë si nxënës i shkollës së mesme, apo si student i fakultetit, unë isha pjesëmarrës i revoltës gjithëpopullore për Shtetësinë e Kosovës. Unë dhe mosha ime bëmë luftëtarin në „Këngët e rrugës“. Me një fjalë, “isha “Ushtar i rrugëve”, bërtisja fortë dhe gjuaja me gurë ku duhej! E tillë ishte ajo kohë, e dhimbshme dhe heroike. Sepse fitorja kërkonte gjakun tonë, ndryshe, Serbia kurrë s´do t´ia kishte mbathe nga Kosova.

Prandaj, fal dashurisë për Kosovën, dhe martirizimit të popullit tonë, ne ngadhnjyem mbi popullin xhelat të Serbisë. Në vitet e Luftës së Kosovës kujtoj se kam ndihmuar mjaft që pushka e Kosovës të shkrehë aty ku duhet. Dhimbja ishte e madhe, por fitorja kërkonte gjakun tonë. Pakica serbe në Kosovë është shumë me faj, sepse, serbët e Kosovës, nuk bënë asnjë përpjekje, për të ndalur gjenocidin mbi shqiptarët. Serbët e Kosovës janë përgjegjës për 17 mijë shqiptar të vrarë dhe të pagjetur, për 1 milion shqiptarë të dëbuar, për 150 mijë shtëpi të djegura, për 25 mijë vajza e gra të dhunuara, për plaqkitjen dhe shkatërrimin e bazës materiale të popullit shumicë në Kosovë.

Me këtë dua të them se një falje do të bëhet, por jo ndaj atyre që ia dhanë flakën Kosovës , që dhunuan e masakruan gra dhe fëmijë për të shpërbërë qelizën e populli tonë në Kosovë. Kështu i pashë unë serbët me pamje të njeriut. Kujtoj se do të ndryshojnë plot gjëra por, gjenocidi i bërë serbë në Kosovë nuk ka mundësi të harrohet. Jeta në mërgim nuk është e lehtë. Liria në gjuhë të huaj, thotë Ramizi i bie me çekiç identitetit tonë. Ai nuk më bie mua, as gruas sime, por, u bie fëmijëve tanë, familjeve të përziera. Në Gjermani diskriminimi është i ndaluar me ligj, por, fëmijët tanë duhet të integrohen tek populli shumicë, ndryshe nuk kanë kurrëfarë perspektive.

Vështirësitë e Republikës së Kosovës në këtë faze të formimit të institucioneve shtetërore janë evidente dhe kaluese. Por, jo pa dhimbje. Në Kosovë nëse dimë ta mundim korrupsionin do të jemi shtet i mirëfilltë dhe me ligje të konsoliduara. Unë besoj në të ardhmen e Kosovës, më thotë Ramizi. Ne nuk e kemi jetuar ende lirinë e mirëfilltë në Kosovë, por ajo, ditë e për ditë po ndodhë. Unë shprehet Ramizi bashkë me gruan time Nafijen, kemi krijuar një familje që e duami shumë. Unë dhe bashkëshortja ime kemi katër fëmijë; një ( 1 ) djalë dhe tri ( 3 ) vajza; ata janë: Leotrimi, Laureta, Filloreta, dhe Blerana. Me mësime të gjithë janë mirë, dhe jemi të kënaqur me ta. Djali ( Leotrimi ) , përveç shkollës së rregullt, merret edhe me futboll, dhe kujtoj se ka perspektivë. Por, dua të them se fëmjët e mi e duan shumë Kosovën, dhe ky fakt më gëzon shumti.

Z. Atdhe më thotë Ramizi, u bënë 20 vjet që jam president i një firme të vogël ndërtimi. Nuk jam zgjeruar shumë, sepse zgjerimi do kujdes në menaxhimin e firmës, se firma qoftë e madhe, a e vogël, nëse nuk i vë kujdes ajo shpejt zhbëhet. Në këtë drejtim unë kam patur sukses. Në firmën time të ndërtimit, „Ramizi GmbH“ unë kam 10 deri në 15 punëtorë dhe çdo herë punëtorët e mi janë të përhershëm. Në ndërtimtari nuk fitohet shumë. Por, me kursimet që kam bërë tregon Ramizi kam investuar në ekonominë familjare, dhe kam ndihmuar mjaft vëllëzerit e mi. Në Kosovë kam ngritur shtëpi të bukur. Ndërsa në Bad Neuenahr ku unë jetoj, në qendër të qytetit kam ndërtuar shtëpi. Fqinjët gjermanë më kanë pritur jashtëzakonisht mirë.

Jeta ka plot të papritura. Betejat e punës në jetë janë të pafundme, sa mbaron një projekt i filluar nis një tjetër. Andaj, në Gjermani nëse di të zësh hapin dhe i vë kujdes punës dhe projekteve, suksesi është i arritshëm. Gjermanët respektivisht Gjermania na kanë ndihmuar shumë në kohën e Luftës së Kosovës. Ata po na ndihmojnë shumë edhe tani. Ky popull me zemër të bardhë, duhet çmuar dhe respektuar për gjithçka që ka bërë për Kosovën. Prandaj, unë i çmoj dhe rrespektoj shumë gjermanët. Sespse, sukseset tona në mërgim janë dëshmia më e mirë e përkrahjes së tyre.

Shpërthimet sociale jo rrallë rrezikojnë luftën e fituar me aq gjak, mund e sakrificë. Përmasat e zemërimit të të papunëve ( në një çast ) mund të përmbytin paqen dhe demokracinë e brishtë në Kosovë. Andaj, që të mos ndodhë kjo, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për qytetarin dhe për shtetin. Unë kujtoj se Kosova duhet ta flakë mjegullen mes njëri-tjetrit. Çdo kohë ka mjegullën e saj. Shqiptarët duhet të bashkohen që të ecin përpara. Koha është për shqiptarët. Prandaj, duhet t´i lëmë zënkat dhe sharjet kot, dhe të shfrytëzojmë faktorin ndërkombëtar, kryesisht atë perëndimor, për të mirë të zhvillimit të Kosovës. Mungesa e projekteve zhvillimore, për shkak të ( egoizmave ) të autorsisë së programeve, është jo e ndershme dhe shumë banale nga institucionet e Kosovës. Fshehja e projekteve, dhe mospërgatitja e tyre me kohë dhe si duhet, dhe njohuritë e dobëta të konkurimit për projekte janë për të ardhur keq.

Në këtë kohë të hiperteknologjisë, Kosova s´ka kohë të vonohet, ndryshe të palindurit ose ( të ardhshmit ) do të na gjykojnë rëndë. Me Serbinë është vështirë të arrihet Marrëveshje. Ndryshimi i kufirit siç po kërkon tekanjozi, Thaçi, është hyrje në një luftë të re, ose më thjeshtë, Libanizim i Kosovës. Kosova në Serbi nuk i ka 3 Komuna, por i ka 22 mijë kilometra katrorë. Krahina e Mollës së Kuqe është pushtuar nga Serbia, Thaçi, as të dyshimtit e tij, nuk kanë të drejtë të firmosin një Marrëveshje që krijon luftë në Kosovë. Krahina e Mollës së Kuqe herët a vonë do të jetë në Bashkështet me Shqipërinë, Çamërinë, Kosovën e Iliriadën. Në një të ardhme të afërme shprehet Ramizi, Ballkanit  do tí rikthehet emri i Gadishullit Ilirik. Ramiz, faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat