Marrëveshje epokale/ Disney blen 21st Century Fox për një shifër stratosferike - Bota Sot
Marrëveshje epokale/ Disney blen 21st Century Fox për një shifër stratosferike

Kultura

Marrëveshje epokale/ Disney blen 21st Century Fox për një shifër stratosferike

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:04
Disney

Tashmë është bërë zyrtare blerja e 21st Century Fox nga Disney. Lajmi u bë i ditur nga Fox në rrjetin social Twitter. Shifra e marrëveshjes, sipas mediave amerikane, shkon në 71.3 miliardë dollarë

Kjo marrëveshje epokale, do të prekë shumë ekskluzivitete dhe të drejta rreth filmave dhe sagave nga pikëpamja televizive, por ajo që po shqetëson fansat është pikëpamja kinematografike.

Një nga ‘pasojat’ me interesante është rikthimi i Marvel Studios në pronësi të Disney, të të drejtave të disa personazheve si X-Men dhe Fantastic Four, që mund të përfshihen në projektet e reja.

Me këtë blerje edhe ekskluzivitete të tjera, mes tyre edhe Avatar, do të hyjnë në katalogun e Disney, që do të dominojë tregun që tani sheh si protagonistë Star Wars, Pixar dhe sigurisht, Marvel Cinematic Universe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...