Ne jemi ata, ata jemi ne! - Bota Sot
Ne jemi ata, ata jemi ne!

Kultura

Ne jemi ata, ata jemi ne!

Nga: Fahri Dahri Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:17
Fahri Dahri

1)- Pellazgët

mënyrë të përmbledhur nga ç’farë dihet për pellazgët, pa pretenduar për të shtjelluar, sjellim në kujtesë disa aspekte për ‘ta.

Sipas Homerit dhe Hesiodit, dy poetë pellazgë, veprat e lavdishme të të cilëve në shekujt VIII-VII p.e.s. mendohen si veprat e para letrare në letërsi, pellazgët ishin populli i vetëm i identifikuar në Europën parahistorike (mijëvjeçari i VI-të p.e.s.). Për pellazgët ka shkruar në antikitet edhe Herodoti dhe shumë të tjerë. Homeri dhe Hesiodi asnjë herë në epikat e tyre nuk i përmendin grekët apo helenët, pasi ata janë shfaqur më vonë në ato territore nga koha e dy poetëve.

Janë disa fenomene negative që shfaqen në histori dhe që shpesh kalojnë në heshtje, në vend që ato të analizohen dhe të gjykohen me ashpërsi. Një fenomen i tillë ka lindur gjatë shekullit të V-të para Krishtit, në periudhën që jetuan shkrimtarët Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Këta shkrimtarë sajuan fenomenin e fallsifikimit të historisë, duke tjetërsuar faktet, ngjarjet si dhe figurat e shquara të lashtësisë, fenomen i cili vepron me forcë edhe në ditët tona.

Qytetërimi i lashtë Pellazg gjendej në Azinë e Vogël, në Lindjen e Afërt, në Ballkan, në Itali, në ishujt e Mesdheut dhe tek popujt e detit Jon. Nga pellazgët lindën Ilirët, epirotët, (dardanët, maqedonët, thrakët dhe paejonët)¹. drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma (Bullgari) dhe pak më tej.

Është dakortësuar nga studiuesit e shumtë se këta popuj ishin të një gjaku dhe gjuhe, e pranuar kjo sepse ishin të të njëjtit brumë. Më pas, në fillim të shek. XVIII-të pas krishtit, prej atyre popujve, të një trungu, lindi emërtimi i grupit etnik shqiptar, i cili është i vetmi trashëgimtar i kulturës pellazgjike.

e ngushtë të pellazgëve me shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, arvanitasit dhe thesprotët (çamët) në Greqi, arbëreshët në Itali, arnautët në Turqi, me shqiptarët e diasporës, historianët dhe studiuesit e ndryshëm e argumentojnë me gjuhën, traditat, zakonet, veshjet dhe me emrat e Perëndive, të cilat sot marrin kuptim vetëm me të folurën e gjuhës shqipe.

2)- Trojet e shtrirjes së etnosit Ilir

Sipas Herodotit, trojet e ilirëve, në shek V p.e.r. shtriheshin: në perëndim nga Deti Adriatik; në lindje me lumin Morava (lumë në Kosovë, buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në territorin e Maqedonisë; në jug të Vitisë dhe në veri të Shkupit.Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjëra; ato përfshinin të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit (lumenjtë Sava e Drava) në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë -Artë) në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Emri etnik Ilir shfaqet në veprat antike që në shek. V para Krishtit, kurse emrat e disa fiseve ilire përmendën në fillimet e shek. XII nga Homeri. Ndërsa formimi i etnosit ilir është edhe më i lashtë.
Fillimet e origjinës ilire përmenden që nga periudha e bronzit të mesëm (mesi i mijëvjeçarit të dytë para Krishtit). Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.e.r.) ilirët u formuan plotësisht. Ata trashëguan nga epokat e hershme eneolitike dhe të bronzit, tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.

Topografia e fiseve më të rëndësishme ilire.

Bashkësitë fisnore ilire në përgjithësi kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama); në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos; ndërsa mollosët banonin në pllajën pjellore të Janinës.

Manipulimi historik i lashtësisë nga Grekët dhe Greqia dhe identiteti Ilirik i Maqedonisë me banorët e hershëm të sajë, janë të kuptueshme me identifikimin e tyre nga vetë Aleksandri i madh, i cili në betejat e zhvilluara prej tij, njihet si folës i gjuhës Pellazgo-Ilire të asaj kohe.

Përvetësimi i helenizmit nga Greqia e sotme është një tjetër mashtrim historik, mbasi nuk ka lidhje me shtetin dhe kishën greke, këto të fundit janë krijuar me sforco nga egoja perëndimore. Ptolemeo, gjograf i antikitetit (gjeografi i shekullit dytë mbas Krishtit), ka shkruar: “Maqedonia ishte truall historik i shtetit Ilir”.

Është saktësuar dhe vërtetuar se Maqedonia u themelua nga mbreti Amintas i III-të, rreth viteve 393-370 p.e.s. Maqedonia, në vitet 359-336 para Krishtit, ishte në mbretërinë e mbretit Filip dhe gjatë viteve 336-323 para Krishtit nga Leka i Madh. Sllavët në ato kohëra kanë qënë banorë të Uraleve Ruso-Aziatike, ndërsa grekët ishin vendasit e Azisë së vogël. Këto të vërteta na vijnë nëpërmjet lashtësisë hartografike të Ballkanit të viteve 582-612 pas Krishtit, si dhe nga harta e përpiluar nga gjeografi Straboni e viteve 63 para Krtishtit dhe vitit 20 pas Krishtit. Në hartat e cituara është përcaktuar qartë, vendndodhja e fiseve Ilire, e cila po thuaj shtrihej në tërë Gadishullin Ilirik, e kufizuar me Detin e Zi dhe me Detin Mesdhe në lindje, me Detin Adriatik dhe Detin Jon në perëndim, nga veriu kufizohej me brigjet jugore të lumit Danub.

3)- Thesprotët protobanorët e jugut Ballkanik

Thesprotët ishin protobanorë, ata jetonin në jug të lumit të sotëm Kalama, deri në gjirin e Ambrakisë. Në shkrimet e lashta ata përmenden përpara shek.V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë. (Sipas Akademik prof.dr. Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur nga Zagrebi, Libri: Ilirët).

Përkatësi ilire, nënvizon Domenico Mustilli, kanë edhe emrat e fiseve amantes ose abantes, atintanes, thesprotët, sidomos emri i nënfisit thesprot, Aigestianoi (leaders- udhëheqësit) që përmend Stefan Bizantini në shekullin e VI- të pas. Krishtit. Plutarku në veprën e vet “Vitae Parallelae”, thotë se i pari që u bë mbret i thesprotëve dhe i mollosëve pas përmbytjes (kujto: kohën legjendare të Noes 1707 p.e.r.F.D.), ishte Pheidoni, njëri prej atyre njerëzve që erdhën në Epir (zonën gjeografike të Thesprotisë) bashkë me Pellazgun. Kjo vërteton praninë thesprote në atë rajon që nga shekulli XVIII-të p.e.s.dhe jo nga shekulli V-IV-të.

Gjatë shekujve VI dhe VII, pas Krishtit, në Gadishullin e Ballkanit, rrjedhojë e dyndjeve barbare dhe kolonizimi sllav, ndodhën përmbysje dramatike. Ajo periudhë përcaktoi dhe kohën e përfundimit të epokës antike, ku u ndërruan edhe emërtimet gjeografike të deri athershme si: Iliria, Epiri dhe Hellada, duke hequr nga qarkullimi edhe emrat e popujve etnikë si: ilirë, epirotë dhe helenë.

Nga disa historianë, vendas dhe të huaj, pretendohet se në mesin e shekujve të VI dhe të VII pas Krishtit, ka ndodhur edhe ndërrimi i emërtimit antik i rajonit të Thesprotisë. Sipas Prof. Pullumb Xhufi, “Fillimisht emri Thesproti u la në harresë, si shumë emra të tjerë të periudhës antike. Por edhe emri Çamëri do të shfaqet relativisht vonë, në periudhën e sundimit osman (shek. XVIII). Deri atëherë, kjo trevë jugore e Epirit antik, u thirr me emra ndryshëm. Ne njohim vetëm emra të përdorimit zyrtar, ndërkohë që emrat e përdorimit popullor nuk arrijnë të shfaqen në dokumentacionin e kohës.

filluar nga shek. VIII e deri në shek. XII, Thesprotia antike (Çamëria moderne) ishte pjesë e provincës bizantine, të quajtur Thema Nikopolis. Pas shek. XII e deri në shek. XV ajo u përfshi në kufijtë e Despotatit të Artës… Emri Vageneti mbijetoi deri në shek. XV. Por qysh nga fundi shek. XIV, nga Venecianët, zotër të Korfuzit, territoret e Vagenetisë përballë quheshin shpesh me emrin e papërcaktuar terra ferma (kontinent). Në ndonjë rast të rrallë, autoritetet veneciane të Korfuzit e quajnë Vagenetinë me emrin që përdornin banorët grekë të Korfuzit, “stere” (tokë-FD) (viti 1414: super ipsam stariam per oppositum dicte nostre insule Corphoy). (latinisht:qytetet në drejtim të kundërt të ishullit tonë Korfuzit-FD).

Më 1395, udhëtari venecian Nicolao Martoni e përdor fjalën terra ferma për viset në fjalë, por duke sqaruar se ato përfshiheshin në kufijtë e Shqipërisë (terra firma, que est Albania). Edhe më vonë, më 1436, një dokument venecian e quan Vagenetinë “provincë e Shqipërisë përballë Korfuzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”.
Në informacionin që na jepet nga profesor Xhufi, besoj është përdorur metoda e sintezës, ku trajtohen disa të veçanta në përcaktimin e ndërrimit të emrave të rajonit të Thesprotisë gjatë mesjetës, sigurisht me qëllim përqëndrimi ndaj dukurive historike. Por personalisht, me qëllimin e mirë për pasurimin historik të rajonit në shqyrtim, krahas hulumtimeve të pavaruara, trashëgimisë familjare dhe njohjes së asaj treve, mendoj se duhen mbajtur parasysh në trajtim edhe emrat e përdorimit popullor, të cilat i sjell nga burimet gojore të asaj treve:

a)- Si çdo shtet, rajon apo zonë gjeografike, ka dhe disa nënndarje, të cilat emërtohen në përshtatje me ambjentin rrethues dhe shqiptimin e banorëve të saj. Ky rregull ka vepruar edhe në rajonin e Thesprotisë, ku e tëra e vendit të saj është ndarë në disa njësi, të cilat dallohen prej njëra-tjetrës nga disa veçori gjeografike, gjuhësore, ekonomike etj.

b)- Rajoni i Thesprotisë edhe në kohën e pushtimit romak, ndahej në njësi, ose krahina, siç e kam trajtuar edhe herë tjera njësitë ishin: Parakallamo (Përkundrejt lumit Thyamis-Kalama); Dagavi (Dag) (shtëpi në pyll); Phanari (Fanari); Çamohori (Thsamokhori); Lamari (Lumara dmth ara lumëla, që përshkohen nga uji i lumit)); Kampos. ndryshe Fusha e Lurit (Gliqit); Llaka; Kato Skala (Shkalla e poshtëme) dhe Suli. Duhet theksuar se emri i njësisë “Çamohori”, krahas vërtetësisë se është i njohur përpara ardhjes së perandorisë osmane, që nënkupton se toponimi “Çam”, “nuk është i shfaqur relativisht vonë (siç shkruhet), në periudhën e sundimit osman (shek. XVIII)”; por shërben edhe si një e vërtetë alternative për pagëzimin e gjithë atij rajoni me emrin "Çamëri".

c)- Hapësira ilirike u rrudh më pas nga dyndjet sllave në shekujt VI-VII e.s. dhe popullsia veriore e këtyre trevave u përzie dhe u asimilua me ’ta prej nga u krijuan kombi kroat, boshnjak, slloven, maqedon e pjesërisht edhe ai serb.

Domenico Mustilli, argeolog italian (lindur në Napoli, më 03.12.1899), në veprën e tij: “Gli Illiri nell ’Epiro” (Ilirët në Epir), botuar nga Akademia e Italisë në përmbledhjen me titull “Le terre albanesi redente”, Romë 1941, nga raportimet dhe gjurmimet e bëra, ka mbrojur me fakte shkencore përkatësinë etnike të banorëve të Epirit. Mustilli shkruan: “Në krahinën që shtrihet nga kufiri verior epirot (është fjala për veriun e fisit të kaonëve-F.D.) deri te lugina e lumit Thyamis, ka prova me shumicë që vërtetojnë praninë e banorëve ilirë. Prania e ilirëve në Epir vërtetohet të paktën që nga shekullin IX p.e.s.”Në parantesë, sipas hulumtimve, trojet para se të emërtoheshin “Epir”, identifikoheshin me emërin Thesproti.

Si emërtim gjeografik, Epiri lindi gjatë shekullit V-IV para Krishtit. Epiri, që deri në Luftën e Trojes quhej Thesproti, pas kesaj lufte u nda në tre pjesë të fuqishme: Thesproti, Kaoni dhe Mollosi, ku gjetën vend midis fiseve epirote edhe luftëtarët e Trojës.

Nga sa deklarohet prej D. Mustillit dhe jo vetëm prej tij, kuptohet se populli ilir, në shekullin e V-të p.e.r. shtrihej nga degët e Danubit (lumenjtë Sava e Drava) në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë-Artë) në jug. Kufiri veri-jug i shtrirjes së ilirëve mbas shekullit të V, ka përfshirë edhe fisin e thesprotëve, të cilët deri në atë kohë vazhdonin të identifikoheshin “fis thesprot” pepellazg. Ky përcaktim në identitet, rezulton edhe në përshkrimin gjeografik të arkeologut D. Mustilli, i cili e shpreh shtrirjen e ilirëve në Epir, nga kufiri verior epirot deri te lugina e lumit Thyamis (Kalama-veriu i Çamërisë së sotme), ka prova me shumicë që vërtetojnë praninë e banorëve ilirë.
Si rrjedhojë, banorët e zonës gjeografike nga jugu i luginës së lumit Thyamis-Kalama deri në Ambraki, deri atëhere nuk quheshin ilirë, por vazhdonin të ishin pellazgë. Ky identitet i banorëve të rajonit të Thesprotisë (sot Çamërisë) përmendet edhe nga gjeografi Strabon. Ai kur kaloi në Thesproti tha se u takua me pellazgë. Kjo tregon se ai rajon, në fillimet e shek. I-rë pas Krishtit (megjithse para 250-300 viteve ishte përfshirë në identitetin “Ilir”), vazhdonte të dallohej si fis pellazg, atje ruhej gjuha, traditat, zakonet, e pellazgjisë. Në rajonin e Çamërisë, banorët edhe në vitet e fëmijërisë time, vazhdonin të bënin lutje pagane. Njëra prej tyre:

“Diell-o, diell-o;

Amë bukë e mielll-o;

Sa të hamë prëmë;

Bashkë me timë (nënën time);

Me llërë përveshurë;

Me berqe të gosurë....!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...