Zbulohen muret e xhamisë së vjetër të Tabakëve në Vlorë

Kultura

Zbulohen muret e xhamisë së vjetër të Tabakëve në Vlorë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:33
Foto

Kreu i DRKK-së në Vlorë, Orges Feimi, konfirmon se pas konstatimit të themeleve të xhamisë së vjetër, gjasat janë që këto mure t’i përkasin xhamisë së tabakëve.

Për këtë është duke u kryer edhe një studim nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërsa, aktualisht po pritet fjala e specialistëve për të përcaktuar se çfarë do të bëhet me vendin ku janë ndërprerë punimet për shkak të gjetjes së mureve të vjetër të xhamisë

Informacioni historik që ekzistojnë për vendndodhjen e xhamisë së Tabakëve, është e ky objekt kulti është prishur në vitin 1962. Quhet Xhamia e Tabakëve, se pas saj gjendet Pazari i Vjetër dhe dyqanet e lëkurëpunuesve të Vlorës. Në shekullin XVII është përmendur nga kronikiani i njohur turk Elvia Celebi. Xhamia e Tabakëve gjendet edhe në materialet historike të viteve 1930 dhe 1950-’60. Është prishur në vitin 1962, për t’u ndërtuar në vend të saj, njësia tregtare me emrin vetëshërbimi. Guri i themelit është i njëjtë me gurin e themeleve të objekteve në Qendrën Historike të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat