Dita Botërore e Poezisë, kjo besohet të jetë poezia e parë shqipe - Bota Sot
Dita Botërore e Poezisë, kjo besohet të jetë poezia e parë shqipe

Kultura

Dita Botërore e Poezisë, kjo besohet të jetë poezia e parë shqipe

Më: 21 mars 2019 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë.

Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, ndërsa me rastin e saj më poshtë mund ta lexoni poezinë që besohet të jetë e para në gjuhën shqipe.

KANGA E PËRSHPIRTSHME

Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë

Të mirë të krështē, bura e grā

Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,

Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā

E lum kush e kujton se kā të vdesë

E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā

Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë

E bën për bīr të tij e për vëllā

[Atë Lekë Matranga (1592)]

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...