Në përvjetorin e sulmit të NATO-s, artisti kosovar hap ekspozitë në Tiranë

Kultura

Në përvjetorin e sulmit të NATO-s, artisti kosovar hap ekspozitë në Tiranë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:42
Sokol Beqiri

Stili i drejtpërdrejtë dhe faktik që Sokol Beqiri përdor në punët e tij pas vitit 1999 nuk është i rastësishëm. Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura, nëpërmjet syrit të të mbijetuarit, dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. Ai fillon ekspozitën me një pikaçu të vendosur mbi një gur që gjithçka tjetër është e shkatërruar, por ngelet vetëm fjala “popullit”, më pas pemët e këtushme simbolizojnë malin.

“Pas 400 vjetëve në qoftë se e tranformon malin me aeroplanë të NATO-s. Millosheviqi vepronte duke menduar që është i paprekshëm”, tha Sokol Beqiri, artist pamor.

Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit.
Ndërsa brenda Galerisë Kombëtare prezantohej kjo ekspozitë, jashtë saj Prof. Ermir Grezda ka zgjedhur të protestojë nëpërmjet një pankarte, sipas së cilës Galeria Kombëtare nuk po pranon më artistë të Shqipërisë, por vetëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat