Dumnica e fëmijërisë

Kultura

Dumnica e fëmijërisë

Nga: Nexhat Halimi Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:40
Nexhat Halimi

E çelja dritaren e hapësira hynte në dhomë

E para futej dardha  e fjetur xhamit tërë dritë

E shikoja nga aty sipërfaqen e secilës ditë

E mezhdat brezi kufitar e pemët tërë aromë

 

Zbrisnim në resujëra te varret përbri shkolle

Me aliun sabriun shkelnim baltën e sokakut

Nën vjeshtën e spërkatur me pikëza të gjakut

Vinim te mësuesi patriot AB* me etje molle

 

Shpërndahemi më vonë të ngel veç kujtimi

AB s`është më zgjohet veç në fjalët e veta

T`i ik harrimit vetëm në valët e egra e të qeta

 

Kot i prekim hijet me lule të xhenetit në hi

Kot i flasim poezi për kosovën me kaq zjarr

Të vetmuar vetmisë së kodrës pa yllin polar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat