Kritika vlerëson Myshketën për interpretimin në Operan e Strasburgut

Kultura

Kritika vlerëson Myshketën për interpretimin në Operan e Strasburgut

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:31
Gëzim Myshketa

Shtypi kryesor dhe mediat prestigjoze të huaja si “Le Figaro’”, “ Le Monde”, “Franc TV” , “DER WELT”, etj., i kanë kushtuar vëmendje të veçantë premierës absolute të veprës “Beatriks Çençi”, në Operën e Europës në Strazburg.

Me kritika tejet pozitive është komentuar gjerësisht performanca e protagonistit, Kontit Çençi, mishëruar nga artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Gëzim Myshketa.

Kështu , disa nga specialistët në shkrimet e tyre, e cilesojnë Myshketën jo vetëm një këngëtar të mrekullueshëm, por edhe një aktor ekselent. Një tjeter kritikë etiketon realizimin e personazhit të babait të urryer Çençi nga Myshketa si “perfeksion i urrejtjes dhe monstruozitetit në kufijtë e çmendurisë”.

Opera “Beatriks Çençi”, vepër e argjentinasit Alberto Xhinastera kompozuar për përurimin e Qëndrës Kenedi në Washington në vitin 1971 , vjen për herë të parë si një premierë Absolute në France nën regjinë e Mariano Pensotit dhe drejtimin e mjeshtrit Marko Letonja.

E ndërsa shfaqjet do të vijojne deri në muajin Prill, Myshketa përgatitet për debutimin e radhës me Operën “Kavaleria Rustikana” në Teatrin Rexho të Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat