Mëkatet e shenjtëritë

Kultura

Mëkatet e shenjtëritë

Nga: Nexhat Halimi Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:45
Nexhat Halimi

(Esad Mekulit)         

Njerëz, po të ktheni në qytetin e pabanuar

Mos i shkelni gjymtyrët e tij të fjetura në gur

Ato janë tëra madhështitë dhe mëkatet tona

Mos e matni peshën tuaj kaq lehtë, njerëz

E filluam prej atij hiri, gisht-thyer në nyja

Le të mbetet ai pjesë e paepur e historisë

Brezat nesër të mësojnë cilët qemë, e të flasin

Për qiellin nën vetëtimë nga vizatuam ëndrrat,

E të shkruajnë gjëra trishtimi e krenarie për ne

Njerëz, po të ktheni në qytetin e pabanuar

Shikoni e mos i shkelni gjymtyrët e fjetura

Ato e kanë zjarrin e ashtit të gjethuar në gur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat