Në Viti u përmbyllë Festivali kulturor “Flakadani i Karadakut 2019”

Kultura

Në Viti u përmbyllë Festivali kulturor “Flakadani i Karadakut 2019”

Nga: Aziz Zuka Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:01
Pamje nga përmbyllja e festivalit me që rast edhe u nderuan edhe fituesit e çmimeve

Është përmbyllur mbrëmë Manifestimi tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, me mbrëmjen e tretë dhe finale të Festivalit të Shoqërive dhe Ansambleve muzikore. Për gjatë 3 netëve të këtij festivali, në skenë kanë përformuar 15 shoqëri kulturore artistike, si dhe grupe e Ansamble nga vise të ndryshme shqiptare. Juria profesionale, ka ndarë çmimet për kostumografinë më të mirë, Koreografinë, valltarët më të mirë, solistin e festivalit dhe tri çmimet e para. Ansambli i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, është shpallur fituese e vendit të parë i festivalit gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut” 2019. Çmimi i dytë i takoi ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova, ndërsa vendi i tretë Ansamblit “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

 Ndërkaq, çmimi special, i’u nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë. Duhet theksuar se gjatë 6 ditëve sa ka zgjatur Manifestimi “Flakadani i Karadakut” në komunën e Vitisë janë zhvilluar edhe një varg aktivitetesh tjera kulturore si ora e madhe letrare, garat rajonale të recituesve për shkollat e mesme, si dhe garat sportive në futboll, shah etj.

Për tri ditë më radhë, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 18-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që mbahet në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtarë “Flakadani i Karadakut” e që i kushtohet, dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi- Komandant “Mjekrra”.

Në natën finale të kësaj ngjarjeje  tradicionale, Ansambli i këngëve dhe valleve “Hasan Prishtina” nga Vushtria, është shpallur fituese e vendit të parë në festivalin gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut” 2019. Juria profesionale ka përzgjedhur edhe shumë çmime për grupet dhe solistët më të dalluar të këtij Festivali, ndërkohë çmimi special iu nda ansamblit “Nakem” nga Turqia.

Cmimi i dytë i takoi ansamblit “Bajram Shabani” nga Kumanova ndërsa vendi i tretë  ansamblit nga Tetova.

Ky manifestim tradicional 6 ditor kujton e lartëson heroizmin e Komandantit nga Vitia dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat