Kongresi elektoral socialist, progresi modernist i zhvillimit dhe integrimit

Kultura

Kongresi elektoral socialist, progresi modernist i zhvillimit dhe integrimit

Nga: Sali Leka Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:31
Sali Leka

Në Tiranë u mbajt Kongresi elektoral i Partisë socialiste.Unë me katër shokë të mi morëm pjesë me gëzim dhe përkushtim, të angazhuar, të betuar.

Në seancat e punimeve folën socialistë me punë të mirë dhe kontribut të çmuar Znj. Elisa Spiropali ministre shteti  për marrdhëniet me Parlamentin, z. Genti Cakaj, ministër i Punëve të jashtme dhe delegatë të tjerë të kulturuar me vision të admiruar.

Kryeministri Edi Rama foli në sheshin “Nënë Tereza” me popullin e Tiranës që aprovoi kanditaturën e Z. Erion Veliaj për kryetar bashkie.

Për rëndësinë dhe jehonën kombëtare dhe ndërkombëtare të kongresit do të shkruaj ditë tjetër, por sot theksoj: Me shokët e  mi lamë takim të dielën për të biseduar. U ulëm në lokal ora 12 e drekës me kafe e raki, këngë dhe poezi. Shokët më thanë: “ Sali e si mund të shkojnë zgjedhjet në 30 Qershor pa opozitë?“

Unë u tregova shumë mirë! Do të verifikohet ekzakt elektorati i partisë socialiste, por edhe elektorati pa parti. Në lagjen ku unë banoj njihemi me njëri tjetrin socialist, komunistë, ballistë, zogistë, dhe asnjëanës neutralistë. Në lagjen time nuk ka asnjë njeri demokrat, as rrenegat, as alabak, as anarshist kaotist. Në fakt ka burra dhe gra demokrate, por nuk janë me Lulin as me Ilirin. Nuk ishin as me Sali Berishën.

E tërë lagjia në çdo fushatë zgjedhore ka votuar Partinë socialiste. Jemi 25 burra intelektualë, fisnikë dhe kreshnikë besnikë ish të burgosur dhe të persekutuar të vërtetë politik antikomunistë dhe antimizoristë të betuar. Kemi votuar dhe do të votojmë për Edi Ramën dhe Partinë socialiste.

Në zgjedhjet parlamentare Lul Basha dhe Aldo Bumçi në lagjen tonë prezantoi për deputet Visar Zhitin, por neve i thamë: Nuk të votojmë. Visari ashtu si erdhi shkoi nuk fitoi, votuam Rakip Sulin socialist me punë të mirë dhe me kontribut të çmuar dhe fitoi.

Unë me shokët e mi Visarit i thamë: Hajde çdo ditë të qerasim me Fanta dhe sherbet se Visari nuk e pi rakinë, por mandate për deputet nuk të japim. Visari na tha:” Raki nuk pi por më bëni ministër në qeveri me Lul Bashën”. Unë Visarit i fola i tregova: Luli nuk mund të drejtojë as ministri, as qeveri as kerrickun me kapistër me kutrrum e zallamahi.

Gjtaë ditëve të fushatës Visarin dhe ekipin PD-ist I ushqyem falas dhe gratis. Edhe në 30 Qershor 2019 po ashtu por vota falas jo as per antarë të këshillit bashkiak.

Unë jam vigan antisharlatan dhe bujar antimonstruoz. Fjala e urtë e popullit thotë: “ Nuk mbarohet buka e bujarit, buron si lumi i pashteruar”. Për deputetin socialist të Edi Ramës unë me shokët e mi japin gjysmën e pasurisë, dhe nuk na burgos as prokurori amerikan as ai europian. Del pyetja Pse?, përgjigjja: Unë me shokët e mi pasurinë nuk e kemi vjedhur. Në Shqipëri ka kusarë dhe zuzarë por neve as ishin dhe as jemi. Pasuri kanë vjedhur me tonelata ata që dy vjet janë duke penguar reformën në drejtësi. Edhe ata që dorëzuan mandatin e deputetit kanë vjedhur pasuri. Edhe ata që janë arsimuar në Hollandë dhe Tajlandë.

Unë me shokët e mi jemi arsimuar dhe diplomuar në Shqipëri, në kohën e skëterrit  marksist. Ishim me biografi nacionaliste shqiptare dhe Enver Hoxha nuk na lejonte as më e folur fjalën Hollandë dhe Tajlandë por na burgoste shtatë-dymbëdhjetë vjet.

Luli me Ilirin e urrejnë shumë Edi Ramën se ai nuk vret asnji protestues, as burrë as grua, ashtu si u vranë 26 burra dhe gra në Gërdec të Vorës më 15 mars 2008, dhe katër burra në bulevard në Tiranë 21 Janar 2011. Edi Rama ishte dhe është humanist, modernist dhe liberalist i admiruar, por akoma më shumë do ta urrejnë. Tirana është bërë qyteti i çudirave dhe i magjirave makabre. Urrehet njeriu humanist modernist i nderuar, liberalist i kulturuar i admiruar, dhe shpërblehet krimineli i tërbuar, kusari i stazhionuar dhe mizoristi i pamëshirshëm.Akoma më të pamëshirshëm janë ata që nuk e demaskojnë kriminelin dhe mizorin e Gërdecit, që sot është pasaniku më i madh në Shqipëri. E kanë shpërblyer me fonde monetare kolosale zuzarët dhe kusarët e maskuar.

Nuk janë demaskuar as ndëshkuar asnjë mashtrues as poshtërues, as ata që i kanë strehuar këta kusarë dhe zuzarë galopantë.

Emrin e kriminelit të Gërdecit do ta shkruaj kur të hapi seancat juridike publike vetingu. Deri tani prokurorin e vetingut e kanë mbyllur në kafazin e hekurit, ashtu si mbylli mbreti djalin e tij princin. E mbylli se magjistarja I tha:”Djalin tënd o mbret do ta helmojë gjarpri I mallkuar”. Mbreti e shpërbleu magjistaren por gjarpri edhe në kafaz e helmoi djalin i mbështjellë dhe i maskuar në një bistak rrushi të madh.

Mbreti u egërsua stërviti katër mijë kalorës dhe i nisi për të kapur magjistaren, por nuk e kapën.

Magjistarja e zgjuar e dituruar bleu dy pela dhe dy mushka, udhëtoi katër mijë kilometra nëpër fshatra dhe jetoi si princeshë me shërbëtore. Sot Shqipëria nuk ka magjistar por ka zuzar dhe kusarë me nga dy makina, por nuk dalin nëpër fshatra por vërdallisen nëpër qytete me zijafete dhe vijnë në Tiranë  për të prishur muret, dyert dhe dritaret e parlamentit. E quajnë shtëpia e Gramoz Ruçit, dhe kryeministrinë shtëpia e Edi Ramës.

74 deputetët socialistë I akuzojnë si kriminelë të korruptuar të Edi Ramës por harrojnë që këta 74 deputetë I kanë votuar dhe besuar 850 mijë socialist dhe  550 mijë nacionalistë shqiptarë të fisnikruar, antimizoristë të admiruar midis të cilëve unë shkrimtari dhe poeti Sali leka me shokët e mi fisnikë të kulturuar kreshnikë dhe besnikë të admiruar antimizoristë dhe antikaotistë të betuar.

Unë sot jam i gëzuar, shumë i gëzuar. Jemi në vitin 2019. Më 30 qershor elektorati socialist dhe nacionalist do të votojë Edi Ramën dhe partinë socialiste. Votim dhe besim për Amerikën dhe Europën qe kanë 25 vjet që ndihmojnë popullin shqiptar. Edhe populli shqiptar e ka vlerësuar ndihmën e Amerikës dhe Europës. Bshkë me partinë socialiste e ka pranuar.  Ata që janë të kulturuar të dituruar e kuptojnë se ka parti që kanë dalë kundra Amerikës dhe Europës, ashtu si doli Enver Hoxha dhe Ramiz Alia dhe kundër botës tretë që u komandonte nga Mao Ce Duni.

Më keq akoma masakra e Enverit dhe Rramizit ishte kur Shqipërinë e izoluan, e rrethuan me tela me gjemba duke bllokuar kufirin. Sot Shqipëria është e hapur, shqiptarët shkojnë për tu punësuar në emigracion. Edhe unë do të shkoj në Amerikë dhe në Europë por jo për emigracion, por për të vallëzuar dhe kënduar poezi me vokacion dhe për të folur me vizion.

Sot me 24 Mars 2019  bashkë me shokët kënduanm dy poezi nga libri “Blerina Sydelina“. E nisim me poezine “ PO TA THEM SY MË SY”

Livadhi me pajna, mëlleza e gështenja.

Edhe me grifsha, thëllëza e mëllenja.

Aty unë shkruaj poezi e tregime jetsore.

Një dorë e butë mikloi vetullat e mia.

Sa ëmbël më erdhi sikur ishte perendia.

Fola dhe këndova me shumë debulesë.

Jo,jo nuk qenke ti Belrina Sydelina.

As më njeh, unë të njoh foli me delikatesë.

Më shiko jam Bedillana byzqumshtore.

Më e mira e bardha, e larta shembullore.

Jo nga bukuria, por nga ishareti e dituria.

Jam mbi shtatë milion femra zakonore konservatore.

Pispellosen e mbahen sikur janë burra.

Fodullosen e shkojnë trruma-truma e turra-turra.

Nuk bashkohen dorpërdore.

Unë i fola me poezi e krenari.

Eo Bedillana nuk jeni mbi mua.

Unë çdo minut duke shkruar e kënduar.

Ditë e natë i palodhur, i papërtuar.

Çdo sekond me aftësi I plotësuar, I vitalizuar.

Po, po jam e do të jem edhe mbi ty!

Po ta them e do ta them sy më sy.

Mos harro me kujtim e vegim.

Foli e këndoi Bedillana me gëzim.

Kërceu mbi gjoksin tim me puthje e admirim.

Hop fillioi të vallëzojë me oshtim e gurgullim.

Unë i fola me sugjerim e mirkuptim.

Prit o buzqumshtore të ndrisin yjet e hana.

Jam vetë mbi shatë mijë yje dhe shtatë mijë zana.

Qeshi e këndoi Bedillana me iradin e betim.

Aty qëndri e jehoi me guxim jetik sublim.

Nuk zbriti as në darkë perëndim.

As kur mbushte gojën me dardha, molla e thana.

Puth gush e faqe 22 orë pa ndalim.

 

POEZIA E DYTË:

AS TË KËMBEJ AS ME GJITHËçKA

Lindi dielli me flladim e shkëlqim.

Unë tu kërku të gjej këmishën me nxitim.

E zbërtheu e hoqi Bedillana buzqumshtore.

E hodhi e flaku në vreshta pemtore.

Mos je frikacak e soji guak zuzari

Apo zgërdhec i ngec dembel gazhel.

Foli Bedillana guximtare krenare.

Mos u frikso se ta vjedh këmishën kusari.

Kam unë Bedillana këmisha për ty.

Kisha për vete, tani edhe për të dy.

Kam këmisha e triko model me tegel.

Bashkë edhe për dyqind e njëzet  vjet.

Jemi dhe do të jemi me kimet e lezet.

Edhe unë I fola me këngë e vitalitet.

Bedillana buzqumshtore nektarike diellore.

Kush të ka lindur, ku je pagëzuar e rritur?

Sa shumë më ke ngazlluar e mahnitur.

As të këmbej as me gjithëçka.

As me dollarë, as rubla as me flori.

Të premtoj pa hezitim pa shaka.

Të betohem me obligim si Hyjni e supremaci.

Edhe unë kam sutjena e fustane për ty.

Hapur I mbaj nuk I mbyll me dry.

Pa përtim do të vesh e do të stolis.

Ashtu të dy ngjesh çdo minut do të sajdis.

Shumë fustane kam e basma të tjera.

Kam për dyqind e njëzet milion pranvera.

Kur fillon vera, vjeshta zbardhon jehona.

Dimrin e ngrohim dy zemrat tona.

Akullin e acarin me shpirt do ta shkrijmë.

Bashkë përjetësinë do të arrijmë.

 

Sali Leka Cel 0683855304

 

SHËNIM EKSKLUZIV

Poezitë e librit “ Blerina Sydelina nuk I botuan censuristët, abuzivistët, anarshistët, kaotistët të strehuar n ëish shtëpinë botuese Naim Frashëri dhe në redaksinë e gazetave “Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” sharlatanistët dhe zuzaristët e zgerdhecur kërkuan burgosjen dhe persekutimin e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka, të shokëve të mi dhe shoqeve të mia Dhimitri Fullani, Sejdin Kondi,Shaqir Palamani, Aleksandër Xhorxhi, Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni redaktore letrare artistike shembullore eposike jetike, por edhe kreshnike viganike.

Jolanda Gjoni nuk iu dridh qerpiku nga rreziku I kanosur nga survejuckit e sigurimit dhe reziluckit e diskriminimit.

Kurse sot në dekadën e dytë të shekullit XXI anarshistët abuzivistët dhe kaotistët e stazhionuar, kërkojnë rrëzimin e qeverisë socialiste, largimin e deputetëve nga parlamenti. Kërkojnë burgosjen e deputetëve të votuar dhe të besuar nga elektorati socialist dhe nacionalist I kulturuar I demokratizuar.

Anarshistët, kaotistët, censuristët dhe zuzaristët e sotëm janë injorantë dhe obskurantistë akoma më të shtrebëruar se ata të djeshmit dhe nuk kuptojnë që deputetët socialist  largohen nga parlamenti në vitin 2021 me votime të hapura publike demokratike juridike. Edhe kryetarët e bashkive socialiste largohen më 30 qershor 2019, por nuk kanë për tu larguar, ashtu si nuk jam larguar unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka lirik erotik eposik ish I burgosur politik.

Nuk jam larguar por kam jetuar i gëzuar i vitalizuar me letërsinë, kulturën, etikën harmoninë njerzore jetsore shembullore duke shkruar tregime të vërteta faktike të dobishme dhe duke kënduar këngë iliminike dhe poezi brilante të larmishme të mrekullueshme.

As nuk largohem tani me demokracinë e garantuar e shkëlqyer nga qeveria socialiste moderniste e përkushtuar me Edi Ramën kryeministri socialist shembull dhe modeli bashkimit, i përparimit dhe integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat