Shkolla e Vallëzimit ‘’Dancing House’’ Gjilan, si Shqipëri përfaqësohet në Maqedoni

Kultura

Shkolla e Vallëzimit ‘’Dancing House’’ Gjilan, si Shqipëri përfaqësohet në Maqedoni

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:19
Shkolla e Vallëzimit ‘’Dancing House’’ Gjilan, si Shqipëri përfaqësohet në Maqedoni

Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ në Gjilan është një shkollë me përvoje  11 vjeçare e cila përgatit grupmosha të ndryshme të  fëmijëve  për  vallëzim modern & balet  dhe popull! Gjithashtu  ka  dhe Zumba për femra (gra) & Yoga me instruktore  nga  Indonezia  Ella dhe nga Prishtina Florida Shabani-Beqiri  si dhe paket paramartesore për çifte!

Dancing House është  mjaft aktiv në shumë organizime komunale dhe internacionale. 
Në vitin 2017 kanë  marr pjesë ne garat  internacionale që janë mbajtur ne Shkup “Skopje Open 2017” ku përfaqësuan Kosovën  dhe janë  shpërblyer me vendin  e  parë,  ndërsa ne vitin 2018 u shpërblyen  me vendin e dytë,  privilegj  për  ta  sepse kishe shumë  shtete tjera  pjesëmarrëse si: Italia, Greqia, Kroacia, Bullgaria, Serbia,  Maqedonia  etj.
Tani janë duke u bërë  gati për  disa  festivale  njëri  do te  jetë   tani  me 30 mars “Macedonia Open”2019 i cili organizohet  nga  Federata  Botërore e Vallëzimit  në bashkëpunim me  disa organizator nga Shkupi, por qe kanë  një problem sepse Kosova nuk  është e regjistruar në Federata  Botërore  të Vallëzimit dhe iu duhet te përfaqësojnë Shqipërinë, dhe tjetri festival do të jetë në muajin maj që në Greqi!

Image

Dëshira e madhe e grupit për pjesëmarrje në “Macedonia Open 2019”  dhë pregaditjet e shumta qe kanë bërë i shtye te marrin pjesë dhe të sfidojnë veten në këtë garë mjaft interesante, ndërsa për Greqi uroj te kenë  suksese me viza sepse kanë mjaft komplikime dhe vlen të theksohet se të gjitha shpenzimet kryhen nga vetë këta dhe asnjë ndihmë nga Komuna dhe as Shteti!  Gjithashtu janë duke u përgatitur për shumë projekte tjera që do ti kenë në pranverë!, bëri të ditur Naski Ahmeti, koreografe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat