Dita e Anne Frank

Kultura

Dita e Anne Frank

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:45
Foto

“… por, kur shoh qiellin, mendoj se gjithçka do të rikthehet përsëri për mirë, madje edhe kjo ngurtësi e pamëshirshme do të pushojë, që rendi, paqja dhe qetësia do të kthehen“.

31 marsi është dita përkujtimore për nder të Anne Frank, e cila u nda nga jeta 74 vjet më parë, në një kamp përqendrimi. Vajza e re dhe ditari i saj u bënë simbol i Holokaustit.

Memoriali

74 vjet më parë Anne Frank u nda nga jeta nga sëmundja e tifos, në kampin e përqendrimit në Bergen-Belsen, si një nga shumë viktimat e Holokaustit. Data e saktë e vdekjes së saj është e panjohur. Në atë kohë, Kryqi i Kuq arriti zyrtarisht në përfundimin se ajo vdiq në një kohë midis 1 dhe 31 marsit 1945. Sipas studimit të bërë nga shtëpia Anne Frank, është hedhur dritë mbi muajt e fundit të Anne Frank dhe motrës së saj Margot. Nuk ka gjasa që ato të kenë qenë ende gjallë në mars; por vdekjet e tyre duhet të kenë ndodhur në shkurt 1945.

Në hapësirën e shkretë të Lunenburg Heath, vendi i ish-kampit të përqendrimit Bergen-Belsen, qëndron një memorial i vogël për Anne dhe Margot Frank. Lulet dhe përkujtimore të vendosura në një vend sikur të ishte varri i tyre. Në të vërtetë ato, si dhjetëra-mijëra viktima të tjera të Bergen-Belsenit, humbën jetën në një kohë dhe në një vend të panjohur.

Kërkimet

Kryqi i Kuq arriti në përfundimin se Anne dhe Margot vdiqën në një kohë midis 1 dhe 31 marsit 1945. Autoritetet holandeze vendosën më vonë datën zyrtare të vdekjes më 31 mars për Anne dhe Margot. Por nga vjen kjo datë? Shtëpia Anne Frank ka kryer kërkime, duke studiuar arkivat e Kryqit të Kuq, Shërbimit Ndërkombëtar të Gjurmimit në Bad Arolsen dhe Memorialin Bergen-Belsen, së bashku me shumë dëshmi të dëshmitarëve okularë prej të mbijetuarve. Studimi u krye gjithashtu në literaturën ekzistuese.

Historia

Ana Frank ishte një adoleshente e zakonshme që jetonte në Hollandë, kur filloi të shkruajë faqen e parë të ditarit që e mori si dhuratë kur mbushi 13 vjeç. Ajo ishte zhvendosur së bashku me familjen nga Frankfurti, kur Hitleri filloi ngjitjen në pushtet. Ana Frank e filloi ditarin vetëm pak javë përpara 5 korrikut 1942, kur familjes së saj iu tha se do të deportoheshin në kampin e përqëndrimit Westerbork.

Si një adoleshente normale, ajo shkruan rreth telasheve të saj: dashurisë dhe familjes, por edhe për ushqimin e pakët gjatë Holokaustit.

Ajo shkruajti faqen e fundit të ditarit më 1 gusht 1944. Të gjithë personat që fshiheshin në godinë u zbuluan, u arrestuan dhe u dërguan në kampet e vdekjes. Ana vdiq në mars të vitit 1945.

Babai i Anës, Oto Frank, i vetmi anëtar i familjes që i mbijetoi Holokaustit, vendosi ta botojë ditarin si një dëshmi se vajza e tij jetoi, dashuroi dhe shpresoi. Ana u shndërrua në zërin e gjashtë milionë hebrenjve, viktima të holokaustit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat