Priftërinjtë djegin librat e Harry Potterit

Kultura

Priftërinjtë djegin librat e Harry Potterit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:43
Librat e Harry Potterit

Priftërinjtë katolikë në veri të Polonisë dogjën librat, duke përfshirë një seri librash rreth magjistarit Harry Potter dhe gjëra të tjera të pretenduara nga pronarët e tyre se ata përmbajnë forca të këqija.

Imazhet e djegies në Gdansk u botuan në Facebook nga një fondacion katolik që përdor metoda të pazakonta të punës fetare, raporton AP.

Fondacioni tha se djegia e librave duhet të paralajmërojë anëtarët e famullisë për ndikimet e këqija që "vijnë nga magjia dhe okultizmi".

Komentuesit në Facebook dënuan djegien e librave duke thënë se ajo përkujton zhvillimet e njëjta që ndodhën në Gjermaninë Naziste para Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat