“E ligë është çdo gjë dëfryese”, 20 thënie nga Franc Kafka

Kultura

“E ligë është çdo gjë dëfryese”, 20 thënie nga Franc Kafka

Më: 2 prill 2019 Në ora: 21:21
Franc Kafka

Shkrimtari i njohur Franc Kafka lindi në Pragë në vitin 1883.

Nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike; po kaq e ndërlikuar ishte edhe krijimtaria e tij.

Tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, ndërsa pjesën tjetër e la me testament që të digjej.

Kafka tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.

Është cilësuar si një nga autorët më me ndikim ose ndryshe Dante i shekullit të XX. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin ‘Metamorfoza’, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

Për t’iu afruar pak më shumë me natyrën e Kafkës si shkrimtar, iu ofrojmë 20 thëniet e tij më të bukura:

1 – Një libër do të duhej të ishte një sëpatë që e thyen detin e ngrirë brenda nesh.

2 – Në luftën midis vetes dhe botës, përkrahe botën.

3 – Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë.

4 – Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.

5 – Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty.

6 – Kam frikë nga nata. Kam frikë nga jo-nata.

7 – Je i lirë, prandaj dhe je i humbur.

8- Librat që na duhen janë ato që na vijnë si fatkeqësi, që na bëjnë të vuajmë si vdekja e një personi që e duam më shumë se veten, që na bëjnë të ndihemi sikur jemi në prag të vetëvrasjes, ose të humbur në një pyll ku nuk frymon asnjë njeri.

9 – Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëroj gjëra.

10- Mos e ndrysho, mos e ujit, mos u mundo ta bësh logjik. Mos e ndrysho shpirtin tënd sipas kërkesave të të tjerëve. Përkundrazi, ndiqi fiksimet e tua më të forta, në mënyrë të pamëshirshme.

11-Ka një pafundësi shpresash në këtë univers…por ato nuk janë për ne.

12- Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur.

13- Njeriu i veprimit, i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë.

14- Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave.

15- Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim.

16- Të besosh në progres nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres.

17- Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.

18- E ligë është çdo gjë dëfryese.

19 – Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë?

20- Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat