Poemthi Vaji i bylbylit dhe rrethanat shoqërore

Kultura

Poemthi Vaji i bylbylit dhe rrethanat shoqërore

Nga: Ma. Blerina Hajdini - Murselaj Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:51
Ma. Blerina Hajdini - Murselaj

 

Ky poemth i Mjedjes bart në vete një mesazh mjaft të rëndësishëm për lexuesin që njëherësh, poemthi përshkruan gjendjen shoqërore të shoqërisë sonë. Por studiuesi Rexhep Qosja, thekson se: Vaji i bylbylit, duket si një poemth i shumëzërëshme, por në të cilën, të gjithë zërat, nënshtrohen pikënisjes themelore të ndërtimit të saj: bashkëbisedmit ndërmjet bilbilit, si personazh dhe poetit si krijues i saj.

Në këtë poemth ka një ndërlidhjeje mjaft të madhe midis figurës së bilbilit si një shpend i izoluar në kafaz, dhe njeriut të robëruar në atdheun e tij, që në këtë rast këtu na del një ndërlidhjeje mjaft e fuqishme midis dy këtyre personazheve. Në këtë poemth bashkëbisedimi me bilbilin është mjaft i hapur për t’u shfaqur një ndërlidhjeje mjaft e fuqishme krijues-personazh-gjendje shoqërore, ky trinon në këtë poemth funksionon mjaft mirë, për të realizuar ndjenjën shpirtërore të krijuesit. Bota e personazhit në këtë rast është, botë e ndjenjave mjaft të larta dhe fisnike, që kërkon liri, por realiteti është krejt tjetër në aspektin e krijuar të realiteti shoqëror. Poemthi në fjalë, në pjesën e parë fillon me vargjet në formën pyetësore, që poeti i drejtohet bilbilit, sepse në këtë pjesë shfaqet trajta e dialogut të monologizuar, për faktin, se subjekti lirik i drejtohet bilbilit i cili nuk mund të kthen një përgjigje si në vijim:

Po shkrihet bora

Dimni po shkon;

Bylbyl i vorfën,

Pse po gjimon?

Kjo strofë e poemthit paraqet formën e monologut në mënyrën pyetëse, duke iu drejtuar shpendit (bilbilit), për vajtimin e bërë. Vargu i parë, i kësaj strofe, hap rrugën e ndërrimit të stinës; vargu i dytë e fuqizon edhe më tej mendimin; në vargun e tretë jepet figura e bilbilit; ndërsa në vargun e fundit kemi një pyetje e cila e esencializon krejt strofën, duke e trajtuar gjendjen e bilbilit si një gjendjeje të rëndë shpirtërore, dhe njëkohësisht kërkon arsyen e kësaj gjendjeje. Në këtë pjesë të poemthit natyra e poemthit është mjaft e hapur, por njëkohësisht pa ndonjë rezultat të shumë pritur. Te kjo pjesë na shfaqet pamja e ndërrimit të stinëve, që njëherësh e shfaq ndryshimin e natyrës, por dhe e kërkon arsyen e dëshprimit të bilbilit. Ndërsa në pjesën e dytë të pomethit ndryshon dhe shafqet realiteti i rënkimit të bilbilit si në vijim:

Por ty, n’kafaz t’shtrëngueshëm

Ty t’paska ndrye mizori;

E kurr nji herë nuk t’nxori

Me t’lëshue ku zemra t’thrret.

Në këtë strofë deklarimi i subjektit lirik përmes vargjeve në fjalë, e shfaq preokupimin e tij, në formë të hapur. Revolta e shfaqur këtu bënë që këto vargje të shfaqin karakterin e armikut ndaj popullit shqiptar nëpër kohë, po ashtu dhe presionin e vazhdueshëm që e bëjnë në popullin tonë. Vargjet e kësaj strofe japin shenjën për një presion që gjithmonë e ka bërë armiku në shoqërinë tonë. Këto vargje simbolizojnë ndalimin e popullit të pafajshëm në trojet e tij, këtu kemi të bëjmë me një realitet të krijuar në vend.

Por studiuesi Sabri Hamiti, e jep një mendim që e përcakton pjesën e dytë të poemthit, në këtë formë: Gjithë kënga shqipton një racionalizëm të ndërtimit të kërkuar po pa e prekur një shkallë e lartë e rrebelimi, prandaj edhe teksti poetik nuk bëhet kengë po mbetet vaj .

Në pjesën e tretë, të poemthit gjendja emocionale e subjektit lirik ndryshon, ku tani preokupimi, mërzia dhe vetmia, bëhen më të theksuara, për faktin se të gjitha këto elemente e përcjellin subjektin nëpër kohë. Elementet e lartë përmendura në pjesën e tretë, janë pjesë e jetës e subjektit lirik, që bart në vete duke u bërë këto elemente gjendje emocionale dhe shpirtërore e tij. Por studiuesi Rexhep Qosja, për poemthin Vaji i bylbylit thekson: Në qoftë se se në pjesën e dytë vetëm sa paralajmërohet dramaciteti, në pjesën e tretë zhvillohet, zgjerohet dhe shpjegohet më tepër roli simbolizues i bilbilit në poemth.

Ky mendim dhe të tjera mendime e përcaktojnë këtë poemth si një poemth që ka një ndërlidhjeje midis poetit dhe atdheut, ku studiuesi Rexhep Qosja, e përcakton në këtë formë: Duke përmendur fjalën atdhe, poeti sikur i zbërthen plotësisht fjalët qëndrore të poemthit: fjalët bilbil dhe kafaz. Këtu për herë të parë lexuesit i jepet mundësia të dyshojë në mos bilbili qenka vetë atdheu i tij, që ndihet i robëruar, si në kafaz, nën sundimin shumëshekullor otoman.

Pra, pjesa e tretë e poemthit shpreh krejt hapur gjendjen e subjektit lirik, që atë e preukupon diçka në shpirt. Por në këtë pjesë hetojmë një gjendjeje të rëndë emocionale që e kupton subjektin.

Kurse në pjesën e katërt, të poemthit ndryshon shprehja e emocioneve, duke kujtuar për ditë më të mira që do të vinë si në vazhdim:

Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:

Bijnë poshtë të neltit, i vogli çohet;

Edhë natyra po don m’u ndrrue:

Fillo me gëzue.

Tashmë këtu dalin dy forca të tjera që e tërheqin njëra-tjetrën, vuajtja në njërën anë që është bërë pjesë e pandashme e jetës, dhe në anën tjetër shpresa që i mban gjallë. Këtu rritet më shumë forca dhe vullneti të gjitha gjërat do të vinë në vendin e duhur, pra, shpresa është ajo që i fut të mëndojnë dhe veprojnë për ditë më të mira pavarësisht gjithë kësaj vuajtjeje.

Vetëm kur e lexojmë vargun e fundit që thotë: Fillo me gëzue, në secilën strofë të kësaj pjese përveç asaj të fundit që thotë: Kam për t’u gëzue. Këtu hetojmë hapur se kemi të bëjmë me shpresë në mënyrë të fuqishme, por dhe në mënyrën urdhërore. Ky varg kaq këmbëngulës të çon vetvetiu në një drejtim tjetër për të cilin gjithmonë po mendohet liria që do të mbizotron në atdhe. Pra vargu i strofës së fundit Kam për t’u gëzue simbolizon një shpresë në shpirtin e subjektit lirik në të njëjtën kohë.

Figura e bilbilit në poemthin e Mjedjes

Figura e bilbilit në këtë poemth të Mjedjes ka një mision mjaft të rëndësishëm, që me këtë figurë Mjedja, dëshiron ta përçon një mision te lexuesi.

Në pjesën e parë të poemthit figura e bilbilit, ka rolin e shpendit në kuptimin e parë të tij, kurse në pjesët e tjera ndërron kuptimi dhe misioni i bilbilit në poemth.

Figura dhe bota poetike Mjedjes, në këtë poemth herë e mbulon figurën e bilbilit dhe herë e zbulon, me këtë rast duhet thënë se: herë ia jep kuptimin e drejt bilbilit si shpend si në pjesën e parë dhe herë e mbulon me figurën e metaforës bilbilin që në këtë rast Mjedja, është një mjeshtër i figuracionit , ku gjithnjë luan me figurën në poemthin e tij. Në këtë poemth të Mjedjes, gjenden figura të ndryshme si: metafora, krahasimi, etj., por mund të themi se me përdorimin e metaforës në këtë poemth Mjedja, ndërton një poemth mjaft estetik në krijimtarinë e tij. Në këtë rast metafora gjithnjë e mbizotron këtë poemth sepse e gjithë bota poetike në këtë poemth, është e lidhur ngushtë me figurën e bilbilit brenda poemthit.

Nëse i referohemi bilbilit si shpend i lirë që gjithnjë dëshiron të mbetet në liri, atëherë bilbili i Mjedjes, është një bilbil tjetër që gjithnjë paraqitet me një mision ai.

Kur flet për rolin e bilbilit në poemth studiuesi Rexhep Qosja, figurës së bilbilit i jep një kuptim dhe mision mjaft të qartë në poemth: Megjithëse bëhet fjalë për bilbilin e mbyllur në kafaz, poeti i drejtohet si të ishte një krijesë e ndërgjegjshme domethënë sit ë ishte njeri. Pra, identifikimi i figurës së bilbilit me njeriun e mbyllur dhe gjendja e rëndë shpirtërore që e kaplon bilbin në këtë rast, indetifikohet me njeriun e izoluar që gjithnjë brenga e tij për atdheun e lënë në errësirë është mjaft e madhe.

Ky personifikim i bilbilit me njeriun në këtë poemth të Mjedjes, është një metaforë, e cila gjithnjë e mbështjell personalitetin e njeriut të zakonshëm dhe intelektualit njëkohësisht që brenda figurës së bilbilit, qëndrojnë dy figura letrare njëkohësisht, qëndron metafora që e mbulon personalitetin e intelektualit dhe të tjerëve dhe figura e krahasimit, që njëherësh bilbili krahasohet me intelektualin që gjithnjë ka në mendje dhe zemër atdheun në radhë të parë, ku e gjithë dhembja shfaqet për gjendjen e atdheut.

Pra, nëse flasim për figurën e metaforës në këtë poemth atëherë duhet ta dimë se gjithë poemthi është një metaforë në vete që e përshkruan gjithë këtë poemth. Metafora mbretëron në këtë poemth, duke u bërë figura kyçe brenda poemthit, por duhet kujtuar se këtë figurë e ndihmon edhe figura tjetër krahasimi që gjithnjë është i pranishëm në këtë poemth si në vargjet në vazhdim:

Gjama jote a porsi ankimi

J nji fëmiës që vetun mbet:

Gjama jote a si shungullimi

I nji t’ zezës qi gja se pret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat