Nënëloke - Bota Sot
Nënëloke

Kultura

Nënëloke

Nga: Zymer Mehani Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Nënë bujare
Nënëloke
Rrofsh sa malet
E kësaj toke

Ti që linde
Uraganin
Me shtatë zemra
SANDOKANIN

T'falem, nëno
Nënë e mbarë
Ty që linde
Legjendar

Zemërtrimin
SANDOKAN
Lavë tërmeti
Uragan

Nënë Nazife...
Rrofsh sa malet
Zemra ime
Të përfalet

Që mëkove
Djalë më t'mirin
Abedinin-
Xhevahirin

Kur atdheu
Ish n'mugëtirë
Asokohe
Të vështirë

SANDOKANI
Lidhi besën
Me Ademin
T'bëjë qëndresën

Me Zahirin
Dhe Luanin
E Shkëlzenin
Edmond djalin

S'u zmbraps trimi
S'u frikua
-Si e ka emrin
As më thua

-Ia thonë emrin
Abedin Rexha...
Do t'kujtohet
Nëpër breza

Nënë Nazife,,,
Nënëloke
Zonjë e rëndë
E kësaj toke

N'gjirin tënd
Mëkove birin
SANDOKANIN
Më të mirin

T'puthsha, nëno
Rrudhat e ballit
Ato duar
Shqipe e malit

Ty, që e rrite
SANDOKANIN
Liriasin-
Uraganin

Rrofsh sa malet
Nënëloke
Ti që rrite
Trim Epoke

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...