Shiu

Kultura

Shiu

Nga: Nexhat Halimi Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:27
Nexhat Halimi

Simfonia e gjakut tim është shiu

Pëshpërit diç për lulet e tokën

Pëshpërit diç për fotografinë time

Dhe ditën e diel të djegur

Ndërmjet kujtimit e harrimit bie

Për flokë të këputur të hënës

Të vdekur nga ëndrra mbi pyll

Mbi pemët mbi udhët e largëta

Mbi ëndrrat e kallirit nga lidh fryt

Bie, na pagëzon me emrin e barit

E ne mirësinë ia pështyjmë me mëri

Vërejmë vetullat, nisim luftërat

Është simfonia e gjakut tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat