Proza e Camajt dhe malli i vendlindjes

Kultura

Proza e Camajt dhe malli i vendlindjes

Nga: Gjon Marku Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:36
Gjon Marku

Përshkruar prej një filli ku zë vend tematika prej Shqipërisë së Veriut, malësori autoritar i pathyeshem dhe i pavarur, trim mikpritës dhe i urtë, krenar, i flijueshëm, shpesh me jetën e tij tragjike, janë edhe novelat e Martin Camajt. E pra vargu i novelave “Pishtarët e natës”, “Shkundullima”, “Katundi me gjuhë të fshehtë”, “Rrungaja në mars”, “Gjon Gazulli”, që i japin dimensionin e plotë novelistikës së Camajt spikasin për natyrën e veçantë krijuese ku bota e brendshme shpirtërore, marrëdheniet etnokulturore dhe zakonore, bota e tij psikologjike ndërthueren me një fillë artistik ku ndërthuren mjeshtrisht simbolika me realitetin e përsëritshëm e marrin përmasa mitike.

Po të referohemi krijimtarisë së Camajt në tërësi atëherë dhjetra poezi e pothuajse të gjitha legjendat apo pesë novelat dhe veçanërisht “Dranja” ndërthuren ndër bjeshke dhe mbruhen me ritmin e saj dramatik ai sikur kthehet e rikthehet nëpër këto anë në  vërri, e ecën ndër lisa, shkëmbinjtë, ulet në votër,  në këto anë ku nuk gjenden veç zana e ku jo vetëm lind djelli e praron hana, ku buron magjishëm lumi. Por në këto bjeshkë e ndër këto male ku merr jetë vetëtima e oshëtin bubullima, ndër këto anë ku oshëtin orteku e zbresin me rrokullima tatëpjetë e ulërin ujku ku magjishëm jeton shqiponja e gjarpëri. Në këto bjeshkë e në këto anë ku ndër lartësi shpesh tragjikisht e deri në kufijtë e mitikes ka ritmin e vet jeta njerëzore e bota shqiptare me pasuri të papërsëritshem  gjuhësore dhe forlkorike.    

“Duke vepruar në këtë mënyrë autori jep imazhe e tablo artistikisht të pasura të kësaj bote, që janë të rralla në prozën tonë”  shkruan Anton Nikë Berisha (1) 

E gjithë proza e Camajt mund të konsiderohet një prozë realiste e duket se ka qasje të përbashkëta me prozën e një tjetër kolosi të letërsisë shqipe siç është Anton Pashku ku mënyra e ballafaqimit dhe mbi të gjitha e trajtimit artistik për situata të veçanta hasen rrallë në letërsinë e vendit tonë e që rrallë jepen me kaq forcë dhe kaq madhështi artistike aq sa vetë proza e Camajt mund të cilësohet pa frikë prozë poetike.

Duket se prej fillimi e në fund në  prozën e Camajt ngërthehen fort: përvoja me trashëgimine dhe kujtesën. Duke e vëzhguar me kujdes prozën e Camajt Kujtim Shala do të theksonte se: “Vetë titujt shenjojnë një kapërcim nga njëra tek tjetra, pra një lidhje poetike dhe semantike, nga përvoja të trashëgimia e kujtesa. Kështu, secila pjesë jep një cikël jete dhe kujtese” (2)

 “Pishtarët e natës”,

Me një spikatje të papërsëritshme të një novelisti të talentuar e me një profil tërësisht të vetin si shkrimtar i rangut të lartë Camaj vjen për lexuesin me një ndër  novelat më përfaqësuese të tij të  titulluar “Pishtarët e natës”.  

Jo vetëm në këtë novelë por si karakteristik e prozës së Camajt janë përgjithësisht njerëzit kryemevete që jetojne e mbrojnë traditat e zakonet e tyre legjendare, që vetëqeverisen me kodet e së drejtës së një kanuni të lashtë por që i bën këta njerëz të jetojnë me dinjitet edhe pse në një terren të ashpër, e që gjithnjë janë në konflikt me këtë vend që shpesh ka në dorë fatet e tyre.

Mjeshtërisht Martin Camaj gdhend dhe ndërton sfondin në lëvizje të bjëshkëve shqiptare ku çdo rreshtë, fjalë e germe merr peshë të veçantë, e ne këtë sfond në lëvizje zë vend karaktereve shpesh tragjike të njerëzve.  Edhe Nika jeton në këtë realitet tërësisht të ashpër që të afrojnë malet shqiptare. Në këtë realitet me ujk e ortek, me korb e me gjarpër, me mite dhe legjenda. Prej maleve zbret tragjikisht jeta njerëzore e ky realitet ngërthen me histori tragjike edhe jetën e tij. Camaj me aftësinë e vet si një mjeshtër i fjalës, me një origjinalitet artistik të spikatur, të papërsëritshëm dhe me pasuri të rralla stilistikore krijon dhe ndërton një personazh përgjithësues mjaft domethënës e nga më të spikaturit në letërsinë tone.

Nika te “Pishtarët e natës”, zot i bjeshkës, që udhëtarët e huaj që bujtnin te ai mendonin se “patën kthye në botën e zotave e të njerëzve homerik, qëndronte përmbys në tokën e çelur prej tij..me grushtat e ngrime e me goje shterngonte dhe...” shkruan Koçi Petriti në gazetën Drita. (3)

E ky “zot i bjeshëkëve” jeton jeta e tij që është e mbushur me histori tragjike edhe pse në këtë novelë monomentalizohet ëndrra e malsorit për tokë që barazohet me qëllimin për jetën. Jetën në male, që ai e bën në një izolim pothuajse të plotë, mundohet ta ndërtojë dhe ndryshoj rreth vetes e të krijojë një vatër amtare imagjinare e disi përrallore. 

Bota e Nikës është e lidhur pazgjithshmërisht me botën e malit, ai kërkon ta transformojë i vetëm atë në të mirë të tij dhe të fëmijëve të tij, për të zgjidhjet e tjera nuk i përkasin atij. Jeta e Nikës është shumë e vrazhdë si vetë terreni ku ai jeton. 

Është natyra dhe kushtet e terrenit të ashpër dhe konfiguracioni gjografik që ndikojnë në psikologjinë dhe botëkuptimin e tij individual. Camaj hyn thellë në psikologjinë e malësorit që e mishëron tek Nika. Ai pa diskutim është një njohës perfekt i kësaj psikologjie dhe i këtij mendimi. Jeta e tij ëshë vertet e çuditshme dhe bëhet një figurë mitike.

“Vetmia e plakut Nikë, që veçohet edhe prej familjes së vet për të arritur deri në prag të vdekjes që t’ua shtojë tokën në trashëgim fëmijëve, shpreh sa karakterin individualist të malësorit shqiptar aq edhe qortimin e tërthortë të entuziazmit kolektivist-kooperativist të kohës” shkruan Shaban Sinani.(4)

Nika është modeli dhe mishërimi i malësorit që shkon në sakrifikim e flijim për tokën, pronën. Vetë ai e ka të lidhur pazgjidhshmërisht jetën me tokën. Ai i humbet lidhjet njerëzore me njerëzit e tij të gjakut, aq sa nuk di as emrat e nipërve e mbesave, ai s’i kishte ngjitur shkallët e kullës së të vëllait që prej njëzet vjetësh kur ishin ndarë ndërsa njësohet me natyrën që i merr jetën.  

Personazhi i Nikës tëk “Pishtarët e natës” gdhendet mjeshtërish prej autorit duke na dhënë me një peshë të madhe e me një ngarkesë të fortë emocionale një personazh të papërsëritshëm pikërisht pse Camaj veç psikologjisë së malësorit që e njeh mirë dhe hyn thellë në të ai këtë përsonazh e vë në një realitet natyror që për të jo vetëm nuk është i pa njohur por njihet mirë.

Autori mjeshtërish e me një intuitë të papërsëritshme krijuese arrin të mbajë me një intensitet të lartë artistik novelën e tij, me zhdërvjelltësi dhe me një imagjinatë të jashtëzakonshme gdhend personazhin e Nikës.

Në përballjen e vazhdueshme me natyrën Nika bëhet viktimë e saj. Është modeli i individit që shkon gjer në sakrifikim e flijim për tokën, pronën, çka shënjonë dhe anën tragjike të këtij karakteri,  të këtij karkteri që arrin të ndryshojë dhe dyfishojë pronën që do të lerë në trashigim Nikës që lind në ditëvdekjen e tij. E në mënyrë mitike lajmerohet vdekja e Nikes siç në mënyrë legjendare lajmërohet lindja e Nikës së ri.

Të duket se je në një botë mitesh dhe legjendash kur mendon “Pishtarët e natës” që nisen nga vërrini nga bjeshka a fundina. Ngritur në një nivel artistik tepër emocionues ai jep dhe solidaritetin e këtyre njerëzve për t’ju gjendur njëri-tjetrit në ditën e vështirë.  Ashpërsia nuk i ndalon ato të solidarizohen me njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë mitin e mbijeteses.  

“Mbijetesa e njeriut mbi gurin e moçëm, në zgafella të humbura të natyrës alpine shqiptare, atje ku bishat dhe egersirat janë të pranishme si gjallesat shtëpise, përbën thelbin e shumicës së veprave te tij” shkruan Shaban Sinani.(5)

Personazhet e Camajt janë tipike shqiptare në gjithçka: në veshje, mendim,  mënyren e jetesës, psikologjinë e tyre pa diskutim në ambientin shoqëror, bestytnitë, mitet e mitologjitë, dukurit, mitologjike, legjendat, etj, që ndikojnë në formimin e karakterit të malësorit

Nuk është e rastit që disa prej veprave të Camajt e marrin titullin pikërisht prej fatkeqësive natyrore, si “Pishtarët e natës”,“Shkandullimë”, “Rrungaja në mars”

“Shkundullima”,

“Ndarja e hershme e Martin Camajt me vendlindjen dhe atdheun dhe gjallimi larg tyre për gati gjysëm shekulli u shëndërrua në një ndjenjë dhimbje, që u ushqye dhe u mbajt gjallë vijueshëm nga vetmia, e cila po ashtu ju bë pjesë e pandashme  e qenies së tij  dhe e bëri atë shpesh të vuante”,  shkruan Vojislav Dancetoviq.(6) 

Duket se frika për hmmbjen e përhershme të atdheut dhe vendlindjes e bëjnë Camajn të rendw drejt bashkëatdhetarëve ai e ka të pamundur të shkelw në tokat shqiptare kështu që ai e kwrkon këtë atdhe dhe vendlindje të humbur në një katund arbëresh që në fakt është gjysëm i braktisur. Dashuria midis Ntonies dhe Vitos është  e përkohshme. Ëndrra që ka Vitoi mbetet e paralizuar.

Eshtë “Shkundullimën” (termeti) që shkatërron gjithçka mbi dhe. Ky katund që përshkruan Camaj është gjysëm i braktisur një fshat i prapambetur që nuk e pranon qytetërimin e që në fund shkallmohet pamëshirëshmë prej termetit. Camaj sikur ndjek fatëkeqesitë e këtij populli, në fakt ai njerwzit e të të njejtit gjak i do njerwzit me të arrirë e më të mirë në botë. Shkandullima vjen nga deti e bije nw sy ardhja fluturimth e Vitoit për tu vënë në shërbim të njerëzve në atë moment të vështirw dhe fatal. Me një përshkrim të mahnitshwm Camaj pasqyron brigjet bregdetare të Italisw së Jugut treva ku prej shekujsh jetojnw arbwreshwt.

Tek “Shkundullimaa”që përfshin katundin arbëresh, termeti nuk është si te orteku në “Rrungaja në mars”, që rrëzondashurinë e dy të rinjve, Jerës dhe Dakut, por është jashtëzakonisht tronditëse, pasi shkatërron një vend dhe një komunitet nga rrënjët dhe themelet.

Duke bërë fjalë për këtë novelë, A. Klosi shprehet se “…është një fiksiom i sforcuar ku personazhet ndihen si të prerë me gërshërë në tryezën e punës dhe jo të prekur me jetë.” (7)

“Shkundullima” është botuar në vitit (1981) e cila është bërë  pjesë e veprës së plotë të Camajt dhe botohet në vellimin e katërt me një parathënie të studiuesit Ardian Klosi. Nuk është ky sinjalizimi dhe trajtimi i parë i Camajt si novelistw qysh herwt ai ishte trajtuar prej Koliqit e Pipës, që kanë analizuar veprën e Camajt, duke i kushtuar artikuj, parathënie e gjer monografi, ku theksohet fort Camaj si novelist i rangut të lartë dhe si një prurje e veçantë në letërsinw shqipe. E po në fillimet e viteve 80 me Camajn merret edhe studuesi i mirënjohur Anton Nikë Berisha.

Camaj ka shkruar gjithnjë në mënyrë të koncentruar duke i dhwnw peshë  çdo fjale dhe germe.

Novelat “Shkundullima” “Pishtarët e natës” apo “Rrungaja në mars” mund të konsiderohen si vepra realiste. E në të tria këto raste Camaj e kwrkon fatalitetin tek natyra. 

Tek “Shkundullima” Camaj vë përballë dhe qytetërimin dhe mospranimin e tij.

“Rrungaja në mars”,

Mali ishte ai që ua preu në mes dashurinë e dy të rinjve. Dakut ja merr jetën një ortek. E Camaj mjeshterisht shkruan “Djalit nuk i doli kohë me ndigjue as shungullimen, as dridhjen e maleve: gjithçka, bashkë me Dakun treti nën tokë! Shembja e borës me dhe e lisa në faqen e malit zgjoi njerz e shtazë prej jermit dimnor në Përtejqafën: kushtrim i tmerrshëm! Mbas shtangimit të parë, pleqtë u betuen me gjithçka u erdh në gojë, për tokë e qiell! Banë be tue nemë edhe veten: “rrufëja në gjoftë!- thanë- n’e paçim ndëgjue tash shtatë brez se nje rrungajë si kjo është shkoq kurr këtij dheu!”. (8)

Jera dhe Daku janë dy personazhe të skalitura me kujdes dhe vendosur në pothuajse të njejtin mjedis si ai i novelës “Pishtarët e natës”, ku gjithashtu kemi bjeshkw dhe vërri po nwse ambienti duket i pwrafert dashuria e Jerinës dhe Dakut  është një dashuri e ndwrprerw si ajo e Ntonies dhe Vitoit  tek “Shkandullima”

Autorit ndjen mall pwr viset e veriut pa qenë asnjëherë rob i saj ai kwrkon ruajtjen e gjithçkaje që është e vyer por futjen e frymws së qyteterimit e sheh si tw domosdoshme.

“Një dëborw e e parakohëshmedhe një ortek i papritur (rrungajë) bëjnë që Daku jo vetëm të mos mundet të ndryshojw gjë, por të humbë dhe jetën prej trilleve të natyrës së ashpër”.  (9)

Nëse për Dakun ky është fundi fatal dhe vdekjeprurws për Jerën, mali është dhimbje dhe fat i paracaktuar.

Daku, një student që sapo është kthyer me pushime në vendlindje bashkë me Jerën i kalon pushimet në përpjekje për të zbuluar të fshehtat natyrore dhe begatinë shpirtetrore të krahinës. “Ata veprojnw e gjallërojnë midis dwshirave e pamundwsive, ballafaquar nga vështirsitë e jetës dhe nga marrëdhwniet patriarkale, që në shumë pika pwrcaktojnë fatin e individit”. (10)

Jera dhe Daku janë të lidhur në një dashuri normale, që nuk ka arsye apo ndonjë shkak pengues si bie fjala paragjykimet apo forca e kanunit, por është një fatkeqësi natyrore (orteku – rrungaja) që e ndërpret këtë lidhje, që e ndwrpret atë, që e kthen atë në një pamundësi pikërisht në pranverë. Pasioni i fortë i dashurisë te Jera bën që ajo të kthehet në një figurë të heshtur, mplaket e vdes me kujtesën e pashuar të asaj dashurie.

Dashuria që fillon në mal është paracaktuar të shuhet. Mali ka kodert e veta e njerwzit e malit duhet tu nënshtrohen kwtyre kodeve e kur kwto kode shkelen mali hakmerret deri nw vdekje nën ortek. Nuk janë kodet njerwzore që pengojnë dashurinw e Dakut dhe Jerës po ligjet e natyres, e nese Daku vdes nga rrungaja  Jera shkaterrohet ngadalw ngadalw duke i qëndruar besnike dhimbjes dhe pikellimit shpirtwror per Dakun.

“Rrungaja në mars” të sjell ndwrmend krijimet e Koliqit e të Migjenit.

Në “Rrungaja në mars” apo tek “Shkundullima” Camaj ka një situatë dominimi të enigmws ndërthurur me situata mjaft të ndwrlikuara e me nje gjuhw mjaft të koncentruar. 

“Katundi me gjuhë të fshehtë”

Katundi me gjuhë të fshehtë wshtw njw prozë moderne me elemente artistike të përdorura me një racionalitet të papërsëritshwm e të shkëlqyer. Një novelë vërtet befasuese e me një mënyr origjinale të të shtjelluarit dhe të ndërthurjes përsa i përket elementwve artistik. Katundi i çuditshwm me gjuhë të fshehtë që e flasin kwto njerëz vjen nëpërmjet një të HUAJ që vjen nga VERIU drejt JUGUT dhe  e vetmja lidhje është gjuha. Ai shkon çdo sezon plazhi atje si i huaj dhe gjithnjë brenda tij gjallon dwshira për tu ngjitur nalt, atje ku është katundi me gjuhë të fshehtë, që mund të jetë dhe një varrezë.

Ai është i huaj pikërisht atje ku nuk mund të jetë i tillë, te njerëzit që flasin si ai. Në katund është Flora që takohet me burrin e huaj në farmacinë e dikurshme tw xhaxhait.  Por si dhe tek novelat e tjera dhe këtu kemi një dashuri të parealizuar por që nuk ka qenw pengesë “rrungaja” apo “shkandullima” po vetë njeriu madje vetë ai që kujtimet e kthejnw dhe rikthejnw tek ajo dashuri.

Ky i huaj që pritet  çdo shtator prej banorwve dhe përcillet prej tyre nuk është gjw tjetër veçse njw gjurmues forklori që merret mes të tjerash me  studimin e formulave të magjive e pwr këtë i ngjesin dhe mbiemrin shtrigan.

 “Ju keni kalue atje një mbasdite në shoqninë e mordjes. Para një vjeti a dhjetë vjetësh s’ka randësi.” (11)

Martin Camaj nëpër rrugën e gjatë dhe të vështirw në të gjithë veprimtarinë e tij  letrare ka pasur lidhje të ngushta me folkorin. Zona e Dukagjinit është e njohur si konservatore, me nje shoqëri patriarkale deri në fillimin e shekullit të XX.

Kjo zonë shfaqet si një rezervat i së drejtës zakonore përmes një mundësie arkaike, zonë që pati shërbyer sidomos te shkrimtarët e veritut si një arsenal mitesh, ritesh të epokave të lashta si një depozitë legjendash me njerëz që janë mjeshtwr  të formulimit sintaksor. E për rastin e Camajt është e njohur prirja e fort e tij për të gjurmuar traditën dhe visaret e autoktonisë të etnokulturës. Duke e njohur  mirë botën shqiptare me të gjitha shpalimet e veta hulumtimi dhe studimi i literatures i mundësoi atij një njohje të thellë edhe në planin gjuhësor çka i shërbeu më së shumti në ngjizjen e veprave të ardhshme letrare.  Ai e ngre lart kwtw botw mitesh dhe legjendash në krijmtarin e vet dhe e modernizon paraqitjen e tyre pwr lexuesin.

Camaj e sjell dhe risjell botwn ku ka kaluar fwmijwrinë edhe pas një mungese dhejetra vjeçare por me një këndvështrim tjetër. Me vetedije ai përdor e ripërdor  shprehi të jetës së malwsorve.

I huaji dhe Flora nuk mund të përfytyrohen jashtw ambientit natyror ku i vendos Camaj

“Gjon Gazulli”.

Martin Camaj është persoanliteti i letrave shqipe që gjithnjw e ka të fortw prirjen pwr të gjurmuar traditen shqiptare e sidomos për të njohur mirë traditwn e shkruar. Gjon Buzuku është dhe tema e tij e doktoraturës në universitetein “La Sapienza”. Por ai e njihte mirë dhe trashigiminw tjetwr kulturore dhe shkrimore të paraardhesve tw vet.  Natyrisht  ai ndalet dhe tw humanisti dhe personaliteti i shquar i rilindjes evropiane profesori i universitetit te Padoves Gjon Gazulli. Camaj ndwrton artistikisht figurën e këtij humanisti, natyrisht në vendin tonë kishte një njohje fluide për të por krejt ndryshe duket që ndodh me Camajn i cili patjetër kishte njw informacion të plotë rreth kësaj figure të madhe. 

 Me novelen “Gjon Gazulli” Camaj vjen krenar dhe për plejadat e dijetarwve  shqiptarw ndër shekuj. Për ato plejada të ndritura që kishin zënë vend me dinjitet në evropën e qytetëruar. Natyrisht shumë prej tyre nuk i gjenin kushtet e përshtatshme për të kuontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nw venditn e tyre prandaj ishin larguar e si dhe Camaj ishin në një farë mënyre me atdhe të humbur.

Edhe Gazullin shumë shekuj më parë ashtu si dhe Camajn në mënyrw të herëpashershme e thwrret zëri i vendlindjes.

 Camaj mbeti përjetë malësor. E qënia i pandashëm malësor është përherë në qenien e ti e shkruan vashdimisht për jetën malwsore që i ka lënë mbresw.

“Dranja”

Dranja: Vepra e Camajt u krijua në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e rrethana të veçanta por gjithnjë përshkruhet nga një ndjenjë dhimbje. E nëse flasim për dhimbjen atëhere dhembjen më të kulluar e gjejmë tek “Dranja” ku në një vepër të vetme ngërthehen një varg rrëfimesh të cilat nuk kanw lidhje të kushtëzuara me njëra -tjetrwn.

Studiuesi Koçi Petriti, duke gjykuar mbi poetikën e Camajt, nënvizon: “Poetika e udhës, e shtegtimit, e sfidimit të izolimit është pothuajse zotëruese jo vetëm te Dranja e në poezinë e këtij autori, por edhe në prozën e tij, tek “Pishtarët e natës”, tek “Rrungaja në mars”, tek “Gjon Gazulli”, tek “Shkundullima”. (12)

“Vetë titujt shënojnë një kapërcim nga njëra tërësi  te tjetra, pra një lidhje poetike e semantike, nga përvoja te trashwgimia e kujtesa. Kështu, secila pjesë jep një cikël jete e kujtese”, pohon Kujtim Shala (13)

Dranja nis me rrwfimin e natyres me kushtet e terrenit të ashpër, mjedisi malor i i virgjër ngjallur përmes kujtesës mitike e mistike të vendit me ndikim në psikologjinë, botëkuptimin e individit. Vetë rrëfimi është më së shumti simbolik e parë në këtë këndvështrim  një histori e tillë e vendosur  tek një frymor i pa përsosur ku përshkruhet nga nota të thella dhimbje.

“Dhimbja bën që kritika të mos thuhet  edhe kur shkruhet, që Camaj të mbetet i pa angazhuar. Ai do që lexuesi t’u japë jetë ideve, kur e ka këtë fuqi, ose të provojw pafuqinë e tij  në leme të lehta idologjike”. (14)

“Tek Dranja, Camaj flet për fatin e jetës  së vet, origjinën e tij fisnore, udhëtimet dhe vendosjen e tij jashtë atdheut, që janë momente shumë të rëndësishme  në jetën e tij”. (15)

Vepra e Camajt në tësi është e mbushur me orë e zana, më shtojzavalle  por dhe me dukuri dhe fenomene shkatërruese si murlani, twrmeti, orteku me ndikime serioze në psikologjinë e malësorit. Kjo e bën veprën e Camajt thellësisht shqiptare tw vendosur në një ambient etnik dhe personazhet e camajt janë të papërsëritshwm pse janë të tillë, fisnikë. 

Por nga ana tjeter kemi një gjuhë të zgjedhur.  A. Bersisha shkruan: “Nëpërmjet strukturës gjuhësorë artistike dëshmohet se e vërteta poetike ekziston dhe funksionon në të njejtën kohë në disa rrafshe, në ndërlidhje shumëplanëshe, e jo si e vërteta shkencore, e cila ekzistencën e vet e dëshmon në një rrafsh. Pikërisht për këtë arsye , në këto proza e vërteta artistike gjakohet parreshtur; ajo është dhe ideal i Camajt.” (16)  

Studiuesi Koçi Petriti nënvizon: Poetika e udhës, e shtegtimit, e sfidimit të izolimit është pothuajse zotëruese jo vetëm teDranja e në poezinë e këtij autori, por edhe në prozën e tij, tek Pishtarët e natës, tek Rrungaja në mars, tek Gjon Gazulli, tekShkundullima. (17)

Ndër vlerat më të spikatura në veprën e Camajt është gjuha e përdorur e cila është një gegnishte letrare që Camaj e ka përdorur mjeshtwrish të cilën e ka mjaft të pasur dhe shpesh dhe të ndërlikuar dhe me fjalwformime të shumta duke pasuruar mw tej gjuhen letrare kombetare .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat